Gjatë intervistës së dhënë për mediat pas takimeve të zhvilluara në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për kërkesën e Kosovës për në Këshillin e Europës, duke shprehur hapur mbështetjen e tij.
– Përpara darkës së mbrëmshme presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç deklaroi për mediat e tij që e shoqëronin se Serbia do të rishikojë qëndrimin e saj nëse Kosova do të kërkojë anëtarësimin e Europës. Shqipëria ka një qëndrim në lidhje me këtë? Cila do të jetë vota e saj?
Kryeministri Edi Rama: Kjo nuk do diskutim fare. Ne jemi shumë të qartë. Ne nuk kemi asnjë ekuivok. Ne jemi në mbështetje absolute të Kosovës në çdo hap dhe për çdo gjë që lidh Shqipërinë, Kosovën dhe komunitetin ndërkombëtar. Ndërkohë që ne kemi qasje komplet tjetër kur vjen puna tek normalizimi i marrëdhënieve hap pas hapi në aspektin ekonomik, në aspektin e lirisë së lëvizjes e të tjera e të tjera, me Serbinë paralelisht me betejën në tryezë, betejën diplomatike për dialog e kështu me radhë sepse besojmë që kjo është rruga, kjo është rruga dhe nga ana tjetër respektojmë plotësisht zgjedhjen e bërë nga autoritetet legjitime, të votuara, të mandatuara, përgjegjëse të Kosovës për të pasur një qasje komplet tjetër në këtë aspekt. Por kur vjen puna tek demarshet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ne jemi 100% me Kosovën. Serbia sigurisht është në të drejtën e vetë të mendojë krejt ndryshe, na vjen keq për Serbinë në këtë rast, por ne do të mbështesim Kosovën!
Kryeministra ka folur edhe për Malin e Zi që t’i bashkohet “Open Balkan”.
Pyetje: Pas Serbisë z. Kryeministër dhe nga Maqedonia po importojmë mallra. A tregon kjo që “Open Balkan” po funksionon dhe çfarë pritet të ndodhë me Malin e Zi? Pak më herët në një konferencë për shtyp më konfirmuat ftesën që ju i keni bërë kryeministrit shqiptar të zgjedhur të Malit të Zi, cili do jetë qëndrimi i këtij vendi?
Kryeministri Edi Rama: Ballkani i Hapur funksionon dhe do funksionojë gjithmonë e më mirë. Tani ne presim që edhe Mali i Zi t’i bashkohet, domethënë është çështje kohe, unë e kam thënë gjithmonë, është çështje kohe që t’i bashkohen të gjithë në fakt se nuk ka ku shkon tjetër kjo punë përveçse tek kooperimi, tek bashkëpunimi, kështu që sigurisht që është humbje kohe patjetër për ata që ngurojnë apo refuzojnë të bashkohen, por ne nuk kemi kohë për të humbur
a.m/dita
Zoti Rama perse te vije keq per Serbine qe nuk afrohet me Evropen?. Vuçiç eshte akoma nen pushtetin mesjetar te Kishes serbe. Ai e ka deklaruar disa here kete
Po, ti mbeshtet teorikisht anetaresimin e Kosoves ne Europe;
Por ti e di qe Europa nuk pranon as Kosoven dhe as Shqiperine.
Çfare je duke bere praktikisht: Zbaton planin ruso-serb Openballkanoviç.
Shoku Edi, mbas punës së lodhëshme të numrimit të miljardave vjedhur duke shqyer xhepat e shqipëtarëve, me mekanizmin e ngritjes kriminale të çmimeve duke spekulluar me djallëzi me luftën në Ukrainë,pati nevoj që të rilaksohet dhe argëtohet me një turne turistiko diplomatik mundësuar nga Boreli i BE që as ftoh as ngroh por bën një takim të radhës burokratik për të thën që është akoma gjall në krye të diplomacisë së BE. dhe që liderat autokratë të Ballkanit të vijnë të darkojnë dhe të tregojnë barcoletat e fundit ku spikasin ato të shokut Edi.
Si horr diplomatik që është diplomati global Edi i këput ca të shara qeverisë së Kosovës për rrugën e gabuar që ndjek me Sërbinë e vllaut paqësor Vuçiç që periodikisht rreshton tanket ruse nën komandën e ambasadorit dhe atasheut ushtarak rus në kufi me Kosovën gati për luftë kur të jipet sinjali nga vllau i madh Putin,
shoku Edi gjithmon me horrllëk diplomatik deklaron që i vjen keq për Sërbin por e zuri, nuk do por, s’ka ç’të bëj, do të mbroj Kosovën, që nuk meriton asgjë, në axhendat ndërkombëtare dhe
përfiton nga rasti për të deklaruar që Open Ballkan nuk ka ngordhur, madje do të mbyllet në të Mali i Zi simbas tij.
Oh sa përfitime kemi nga Open Ballkan. Tani qumshti që mjel Edi Rama nga lopët e rracës së Akademisë së barinjëve (se qumësht nga lopët e blegtorit në fshat nuk ka më në Shqipëri) kalon pa u prishur më duke pritur …..ohuuuu “26 miljon orë në dogana” dhe i freskët ushqen serbët që e pëlqejnë shumë këtë qumësht Made of Edi Rama nga lopët e Akademisë. Ja pse duhet Open Ballkan që shpëtoj më në fund qumshtin që eksportohet nga Shqipëria në Serbi, madje
dhe Eskobar dhe Varhelli që u shqetsuan për këtë qumësht dhe vrapuan të shpëtonin dobiçen ruse Open Ballkan (adoptuar nga Edi Rama) nga ngordhja kur e shkelën zinxhirat e tankeve në kufi me Kosovën, janë të qetsuar se
nuk po dëgjojnë britmat diplomatike të Edi Ramës
“Na u prish qumshti në dogana moreeeee se ……po më ngordh Open Ballkan moreeee……..ndiiiiihmë Eskobar, ndihmëëëëë Varhell, ndihmëëëëë o Borel……. oleleee qumështi. i lopëve të Akademisë….. mu prish pa vajtur në Serbi moreeeeee……”
eh …….është një dobiç i vërtet në diplomaci shoku Edi dhe i shkon dobiçllëku diplomatik me Eskobarë, Varhellë dhe Borrelë…..
Ky i ka mbyllur shtegun Kosoves me Ballkanin Jugosllav dhe i thote Kosoves:Nuk ke ku shkon,se o do kalosh nga Serbia,o nga Shkupi,o nga Tirana Jugosllave,o nga Cernagorja qe ndryshoi sapo u be nje shqiptar tradhetar si pun e ketij..kryeminister.
Qellimi i ketij eshte te burgose Kosoven,,
Vucici kercenon Kosoven me Sulm ushtarak po u antarsua ne Evrope,,Rama kercenon Kosoven me mbyllje kufiri po nuk u nenshtrua Serbise.
Ka nje rruge,o Rame.
Kjo rruge quhet DY DUAR PER NJE KOKE.
O edvin,,po car e di veten ti qe kercenon Kosoven te futet perseri ne Grazhdin Jugosllav?
Ja i bllokove rrugen3 dite katundareve te Rinasit,,ne krye tre diteve ta shqyen bllokimin.30 katundare,pa pushke e pa rovole.
Do detyrosh ti Kosoven!
Thirri mendjes,or poturexhi!