Pas bllokimit të foltores sërish në Kuvend dhe sherrit nga opozita që solli përjashtimin e Flamur Nokës ka reaguar kryeministri Rama.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama shprehet se PD nuk thahet dot nga rrebeshi i zgjedhjeve.
“Perseri pushtohet foltorja e nderpritet puna e Kuvendit, sepse PD nuk thahet dot nga rrebeshi i zgjedhjeve dhe di vetem e lagu s’e lagu”, shkruan Rama.
