Edi Rama është shprehur sot në Kuvend se, kur diskutohet një çështje kaq me rëndësi dhe me impakt të madh te qytetarët, siç është reforma administrativo-territoriale dhe Kodi Zgjedhor, Partia Demokratike nuk ka asgjë për të thënë.
Sipas tij, PD-së i ka mbetur vetëm propaganda e shfrenuar e kriminalizimit të Policisë së Shtetit.
Siç e theksoi Rama “dje është finalizuar një proces komunikimi e bashkëpunimi me FBI-në, ekspertë të së cilës janë të gatshëm për të asistuar në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit”.
Sipas Ramës, drejtuesi i delegacionit të FBI-së, ndër të tjera, i kishte treguar se FBI, përmes një hetimit të saj, kishte futur në burg të vëllanë e një prej zyrtarëve më të lartë të FBI-së, falë hetimit të kësaj agjencie.
“Nëse ky zotëria do të ishte në Shqipëri, edhe ky personi duhej të ishte futur në burg sipas jush, sepse do të ishte fajtori që fshihej pas të vëllait”.
Rama ka theksuar se sa të ndryshëm janë sipas tij qeveritarët e tanishëm në pushtet, krahasuar me atë që bënin dikur pushtetarët e drejtuar nga PD-ja e Sali Berishës.
“Faktikisht kemi dhënë një provë që ju s’e keni dhënë kurrë. Kurrë nuk u ndatë e jo më të ndërmerrnit një proces penal, ndaj inkriminimit të pushtetit tuaj. Përkundrazi, ishit streha e atyre që në emër tuaj grabisnin, vrisnin dhe manipulonin drejtësinë për të shkelur lirinë dhe të drejtat në këtë vend”, tha Rama

O Rame..
ti i ndryshem nga Berisha?
e pse?
gjysmen e kabinetit te Berishes e ke edhe ti ne kabinet.
drejtoret e Berishes jane dhe drejtoret e tu
fuck you
mashtrues ordiner
Rame psikopati ,
Je njelloj si Saliu.
…Te ndryshem ,vetem ne pamjen e jashtme….
Të gjithe ju njesoj jeni, njesoj!