Rama: Për ata që thonë se s’kanë të hanë, me aeroportin e Vlorës po ndërtojmë një “fabrikë të madhe buke”

Ornela

Kryeministri Edi Rama duke folur në Konferencën Ndërkombëtare “Drejt së Ardhmes: Qyteti im, Shtëpia ime”, u ka bërë thirrje banorëve në qytetin jugor që të kujdesen për pastërtinë e zonave ku jetojnë.

“Dje pashë shifrat e marsit: 53.7% plus vizitorë në vendin tonë. Këto nuk janë shifra të zakonshme. Nuk është periudhë tipike e turizmit tek ne. Netë-qëndrimet janë rritur me dy herë. Që janë mundësi të shtuara për konsumin. Ne na duhen shumë aeroportet se nuk janë për thjesht të lënë hapësira të atdheut në dispozicion të UFO, janë që të sjellin në vend sa më shumë konsumatorë të shërbimeve që ofrojmë. Për ata që thonë s’kemi bukë, do të ndërtojmë një fabrikë të madhe buke. Aeroportet sjellin bukë në kuptimin simbolik.”

Në fokus së fjalës së kreut të qeverisë ishte një mjedis më i pastër dhe investimet e ardhshme për të rritur kapacitetet akomoduese të qytetit bregdetar.

“Lungo Mare, në aspektin estetik, kënaqësisë që krijon ajo hapësirë. Përtej asaj që duket në atë zonë kanë ndodhur edhe gjëra që nuk duken. Njerëzit që kanë prona në atë zona janë më të pasur sot,” tha Rama.

Sipas tij, Vlora po hyn në një fazë kur nevoja për akomodim të atyre që vijnë do të rritet në pikën e një krize shumë të madhe. Po ashtu, kreu i qeverisë tha se rritja e çmimit në strukturat e shërbimit është shenjë e rritjes ekonomike.

“Rritja e çmimeve, në aspektin e industrisë turistike, është shenja më e parë e rritjes së një ekonomie tërësore. Është sfida jonë që të shtymë sa më shumë për ndërtimin e infrastrukturës së mikpritjes në Vlorë që të kemi sa më shumë shtretër. Mungesa e 12,000 shtretërve, duke pasur parasysh edhe ndërtimin e aeroportit.”

o.j/dita

Share This Article
11 Comments
    • Ja shikoni Kuksianet kane kohe qe hajne vetem simite.
      Po ne shkoder do besh ndonje aeroport se dhe ata skane buke.

  • Ne rregull o boss, po me ato satelitet cfare u be, se na çave menderen nja 3 – 4 jave rresht. Jo se po na prishet gjiza per satelitet, po perse genjen vazhdimisht me rrena kozmike?

  • Une te uroje qe kete premtim ta mbash.Po ndodhi si ne Aeroportin e Tiranes, ku kini punsuar niper ,mbesa e sojne e sorollopin e politkanve shqiptare, do te qellohesh me domate te fushes kur te vish ne Vlore.Pa dyshim Pacollit i takon te emeroje dhe ai disa kosovare qe te shtohet dashurija midis popullit shqiptare .

  • Të mira janë të tëra , por pa buk as nuk punohet as “nuk vallzohet” dhe ne bukën e presim nga të huajt , që sot po thonë “bukën e duam per vehten ” dhe kanë ndalur eksportin e drithit!?Na mbetet të hamë stadiumet aeroportet dhe kullat dhe portet kur s’kemi anije!?

  • Mos u merzit e mos u nxe o Spata se nuk meson si aeroporti i Tiranes por do mesoje si aeroporti i Kukesit.

  • Pas Mehmet Shehut kush s’u bë k/minister . Ky që kemi sot është më palaçua , më maskarai , më i pabesi , më i degjeneruari.
    Qoftë i fundit në atë zyrë !
    Këta të uriturit s’kanë furra buke, apo s’kanë lekë të blejnë bukën ?
    Tallu , more tallu , me këtë popull, është koha juaj, e maskarenjve !

  • Ne radhe te pare duhet modernizuar
    Aeroporti i Rinasit ! Ai aeroport qe po
    behet ne Vlore duhej bere ne Rinas qe
    tash per tash eshte nje aeroport primitiv
    qe i mungojne “tubat” dhe levizja e pasagnereve behet me autobus per 20
    metra rruge …..! Turp …!

  • Që të jetë funktionale e të japi rendimentet e pritshme fabrika ka nevojë për fuqi punëtore dhe drith.

    Qyfyrexhiut të Surrelit i mungojnë të dyja.

    Forca e aftë për punë ja ka mbathur masivisht në emigracion kurse drithin e ka hongër nona dhia.

    Pastaj përse duhet medoemos të përpunohet në vend drith importi kur “lëndën e gatshme” për konsum e sjellin “ortakët” e ballkarit të hapur?

    Pyetje: A dini gjë se si shkoi “pisnesi” me Auto thasët me miell të skaduar, të predispozuar si ushqim kafshësh?

  • Ti je fatkeqesia e 4 milion shqiptareve,o njeri!
    Ti i urren deri ne palce shqiptaret,se ti kujton qe shqiptareve u mungon vetem BUKA,por nuk do t’ia dish se na mungon DEMOKRACIA dhe SHTETI LIGJOR!
    Na mungon nje kryeministertr,qe t’i DHIMBSET POPULLI SHQIPTAR,qe te mos ua VRASE FEMIJERINE FEMIJVE,qe te mos braktise ne menyren me krim inale te gjithe brezin e ri!
    Se ti nuk di te besh shtet,por ANTISHTET!
    Ti ua ke mbyllur 4 milion shqiptareve te gjitha mundesite qe te ankohen ndaj padrejtesive qe u bejne cdo sekonde rrogtaret tuaj!
    Ti kujton,o shpirt lig se duke mbyllur dyert dhe sportelet e zyrave te administrates,do zhdukesh korrupsionin?
    Jo more jo,se babai i korrupsionit je ti vete!

  • E degjuat kete fare kryemisri se si tallet me nje popull te tere?
    Po mire na e ben se jemi bere DEL:E!
    Sa te behet aeroporti i Vloires dhe kush nuk ka buke te haje do shkoje te haje ne aeroport!
    Paqguan qeveria edhe buken edhe udhetimin,bile edhe ndonje…perzevativ!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *