Teksa ka prezantuar programin e Partisë Socialiste për bujqësinë, kreu i selisë rozë Edi Rama është zotuar se partia e tij brenda mandatit të parë do ti japë zgjidhje përfundimtare ceshtjes se çertifikatave te pronesise për bujqit dhe fermerët. Teksa prezantoi vizionin për bujqësinë në Lushnjë, Rama garantoi gjithashtu se PS planifikon 160 mln dollarë për garantimin e vaditjes së tokave, po ashtu edhe për kullimin e tyre.
“Problemi më i madh mbetet ai i tokës. Ka mungesë të një rendi ligjor që të përcaktojë jo vetëm të drejtat, por edhe detyrimet ndaj pronës. Këtu kemi parë realitete ekstreme. Në një mënyrë apo tjetër brenda mandatit të parë do ta mbyllim këtë kapitull, s`mund të vazhdojë më shumë se çerek shekulli dhënia e certifikatës së pronësisë mbi tokën. Furnizimi i tokës me ujë, natyrisht edhe kullimi janë prioritet yni, do ti dedikojmë këtij programi 160 mln dollarë” tha Rama.
Ndërsa ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për mungesë vizioni për zhvillimin rural dhe degradim të fshatit, Rama garantoi fermerët dhe banorët atje se pas 23 qershorit do të mund të gjejnë partnerin e munguar ndër vite, shtetin.
“Programi i qeverisë aktuale është shterpë. Nuk kanë kuptuar ç`nevoja ka fshati dhe sa shumë plotësimi ose jo i tyre ndikon në ekonominë kombëtare, por edhe në ekonominë e qytetit. Me një pompozitet të jashtëzakonshëm thonë se kanë shpenzuar 5 miliardë e 700 milionë lekë për fshatin, që janë 57 milionë usd. Të cilat për 323 mijë familjet që janë në fshat janë 22 usd në vit për cdo familje, për fermerët janë vetëm një litër naftë në muaj. Unë i garantoj fermerët se pas 23 qershorit do të gjejnë partnerin e munguar ndër vite, do kenë në krah shtetin dhe do mund të shkojnë përpara” tha më tej ai.
Po kështu Kryesocialisti ka premtuar një treg për prodhimet e fermerëve si dhe heqje të TVSH-së për prodhimet e tyre.

po si nuk ndodhi nje here qe te fillosh dhe te mbarosh fjalimin vetem me premtimet e tua dhe me planet se si ke ndermend te ndryshosh TI vendin, pa e permendur qeverine aktuale???? Perfaqesuesit e qeverise sikur nuk e permendin kaq shpesh opoziten,jo per gje po behen dhe te bezdisshme fjalimet pastaj,i kemi mesuar permendesh madje edhe rradhen e fjaleve…….
Qeveria ne cdo konvente te sajen e permend opoziten me shume sesa cthote fjale per programin e saj. Nqs e kujton ne konventen e PD per fermeret te gjithe deputetet qe folen ne panel, te gjithe paperjashtim permendnin Ramen dhe deshtimin e tij nqs ai do te vije ne pushtet. Pra ata e dine qe do te ikin nga pushteti dhe prandaj e permendin kaq shume ramen, per te heshur balte mbi te.
Sigurisht qe do ta permendin Berishen sepse ata sistem po perpiqen qe te rrezojne. Nqs me lejon te te them Rama deri me 23 qershor do te jete ne opozite dhe roli i tij eshte qe te denoncoje te gjitha matrapazlliqet e Berishes. Pastaj per cdo preoblem qe ka sjelle berisha ai jep edhe zgjidhjen e duhur per kete gje. Rames i lejohet qe te thumboje berishen sepse Berisha eshte nje qeveri dhe ai eshte fajtori per te gjitha keto mashtrime dhe gjenjeshtra qe thote. Ndersa Berisha nuk ka se perse e permend Ramen neper konventa sepse ai akoma nuk ka ardhur ne qeveri dhe ai nuk ka qeverisur qe ta shash apo ta gjykosh. Me 23 qershor vjen Rama ne pushtet dhe pas kesaj date opozita e ardhshme PD do filloje nga puna me kritikat e saj.
po si nuk ndodhi nje here qe te fillosh dhe te mbarosh fjalimin vetem me premtimet e tua dhe me planet se si ke ndermend te ndryshosh TI vendin, pa e permendur qeverine aktuale???? Perfaqesuesit e qeverise sikur nuk e permendin kaq shpesh opoziten,jo per gje po behen dhe te bezdisshme fjalimet pastaj,i kemi mesuar permendesh madje edhe rradhen e fjaleve…….
dy persona me emra te ndryshem qe thone identik te njejten gje? :O
Tokat bujqesore ose do thahen nga thatesira e madhe (Lushnje) ose do permbyten nga reshjet si pasoje e mungeses se infrastruktures (Shkoder), ose do mbulohen me nafte (Patos-Marinze) qe ka bere qe tokat bujqesore te mbetet djerre dhe te jete jopjellore. Kjo qeverisje nuk arriti te bente dot asgje per te ndihmuar ne shfrytezimin e tokes bujqesore ne 8 vjet, dhe nuk do ta beje dot me kurre sado vite te kete ne dispozicion.
Certifikatat e pronesise se tokes nese do t’i lihen ne dore kesaj qeverie, nuk do te jepen edhe per cerek shekulli tjeter, sepse kesaj i intereson qe toka te mbetet djerre, qe te mos jete i detyruar te investoje se nuk ka asnje leke ne arken e shtetit. Por, dhenia e certifikatave te pronesise do te zgjidhte problemet e shfrytezimit te tokes bujqesore dhe do te rriste produktivitetin ne vend.