Rama për inceneratorët: Kemi ndërtuar impiante dhe jo inceneratorë

Amelda Amelda

Kryeministri Edi Rama sot foli për herë të parë në lidhje me deputetin e PS-së, Alqi Bllakon dhe kërkesën e SPAK për ta arrestuar. Teksa u pyet për çështjen e inceneratorëve dhe implikimet e disa zyrtarëve të PS, Rama tha se është shumë krenarë për ato vepra dhe theksoi se janë impiante për prodhimin e energjisë, jo inceneratorë.

“Së pari që nga fakti që akoma flitet për inceneratorë është një shërbim pa cilësi që i bëhet publikut. Ne nuk kemi ndërtuar inceneratorë, por impiante të prodhimit të energjisë nga mbetjet.

Ne kemi ndërtuar impiante të prodhimit të energjisë. Jam hsumë krenar për ato vepra, veprat janë aty. Është një punë kaq e rëndësishme sa sot territore të Shqipërisë marrin frymë lirisht. Nëse në këtë proces apo çdo proces tjetër, individë të caktuar përveçse bëjnë punën e shtetit dhe të xhepit të tyre, kjo nuk ka lidhje me qeverinë, kjo ka lidhje me një cenim të ligjit dhe një përgjegjësi, që në rast se drejtësia e nxjerr në pah, do të thotë që të jemi të gjithë shumë të kënaqur që kush përdor detyrën shtetërore për përfitim personal, do përfundojë atje, ku deri dje nuk ua priste mendja njerëzve se do përfundonin njerëzit me pushtet.

Qëndrimet e mia janë qëndrime që nuk do i shihni të lidhura me personat. Në sensin që këta njerëz kanë të drejtën e prezumimit të pafajësisë deri në fund. Ne kemi për detyrë të shtyjmë përpara reformën në drejtësi.
Ajo që po ndodh sot në Shqipëri është një vlerë e re që po krijohet nga PS, nga kjo shumicë qeverisëse. Nuk është shumica që ka kapur drejtësinë, nuk është shumica që ka bërë reformën në drejtësi për të goditur ata që ka kundër. Është shumica që thotë ne duam një Shqipëri ku drejtësia të mos shohë as majtas, as djathtas, por drejtë. Kush, duke u rreshtuar majtas ose djathtas po nuk ecën drejt, por hedh një hap dretë e një hap shtrembër, po ra në rrjetën e drejtësisë do përgjigjet”, tha Rama.

a.m/dita

Share This Article
3 Comments
  • Filloi drogaxhiu me lojra fjalesh per te larguar vemendjen nga thelbi.Te paret qe duheshin arrestuar menjehere per kete grabitje te Lekeve te takspaguesve shqiptare jan Edvin Rama,Engjell Agaçi dhe Lefter Koka.Ish Ministri Koka u arrestua(u sakrifikua)per te shpetuar dy kryebanditet e mafies,Edvin Ramen dhe Engjell Agaçin.Laku pe shterngohet per drogaxhiun dhe mafiozin Engjell Agaçi.

  • Ky vjedhjes i thote impiant.
    Dhe pastaj ve Bordin E Revolucionit Ramist qe te legjitimoje vjedhjet ne taksa per shqipot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *