Rama për policinë e Shtetit: Dinjitet në krye të detyrës

Bora Basholli

Kryeministri Edi Rama pas ironisë së djeshme ndaj protestës së opozitës së bashkuar, ka reaguar edhe sot, teksa lartësoi veprimet e Policisë së Shtetit.

Shefi i qeverisë publikoi komunikimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili tha se strukturat e Policisë treguan nivel të lartë dhe aftësi profesionale duke mos toleruar aktet e dhunshme në protestë.

Policia e Shtetit dha dje një tjetër shembull kuptimplotë dinjiteti në krye të detyrës, ndërsa dhunuesit e saj një tjetër arsye për t’u braktisur nga çdo qytetar i denjë i kësaj republike – Komunikim publik i Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi”, shkruan Rama në rrjetin social.

Pas protestës së opozitës, Policia e Shtetit njoftoi se janë arrestuar 37 persona, të cilët ushtruan dhunë gjatë tubimit të së shtunës, ndërsa ka proceduar edhe 23 të tjerë.

Në mesin e të proceduarve rezulton edhe sekretari i përgjithshëm e PD-së, Gazmend Bardhi.

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • Gazmend Bardhi ka kryer nje veper te rende penale, e cila ne gjykatatt e SHBA-ve, qe une njoh, denohet deri ne nje vit burg.

  • Z. Buda, organizatoert dhe NXITESIT e nje tubimi te paligjshem, me dhunime institucionesh, Kryeministri e Kuvend dhe me zjarrevenie nuk denohet me nje vit burg ne USA, por mbi 10 vjet e kusur.
    Keto lloj protestash jane pararendja e Grushtit te Shtetit dhe i destabilizimit te vendit, pa te cilat Krimineli Sali Kar-axhic nuk jeton dot.
    Demokracia ne asnje rrjesht nuk te lejon me ligjet e saj qe nje pakice e paguar dhe me kriminele te komandojne dhe te dhunoje shumicen legjitime te dale nga vota e qytetareve te lire.
    Zgjedhjet e 25 Qershorit u certifikuan me firmat e 7 anetareve te KQZ, 3 prej te cileve ishin te PD dhe asnje Parti ne ate periudhe nuk i kontestoj ato.
    Sot na dalin dhe na tregojne perralla nga tranvestitja Lulushe, krimineli i kudondodhur Sali Serb dhe baxhella e licensuar si kurve me PATENTE, Monika Cizmja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *