Rama në Bruksel: Kemi një mandat për ndryshimin. Do bëjmë ndryshimin

redaktor

Kryeministri Rama: Integrimi europian i Shqipërisë nuk është një udhëtim në Bruksel, po është një udhëtim në veten tonë për të zbuluar gjithë energjitë tona pozitive dhe për të transformuar Shqipërinë

 

Kryeministri Edi Rama mori pjesë dje në një seancë dëgjimore në Komisionin për Politikën e Jashtme në Parlamentin Europian. Gjatë kësaj seance, Kryeministri Rama siguroi europarlamentarët për gatishmërinë e qeverisë shqiptare në përmbushjen e të gjitha prioriteteve kyçe për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave.

 

Rol aktiv opozitës

Pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit, Kryeministri theksoi se përgjegjësia për të ardhmen europiane të Shqipërisë është edhe më e madhe. Duke falënderuar qeverinë e mëparshme për punën dhe përpjekjet në fushën e integrimit europian, Kryeministri deklaroi se qasja e re e qeverisë së re synon t’i japë opozitës një rol më aktiv në axhendën europiane. “Do të sigurohemi se opozita do të përfitojë çdo të drejtë që ne na u mohua gjatë tetë viteve në opozitë”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Kryeministri e njohu Komisionin për Politikën e Jashtme në Parlamentin Europian me prioritetet e qeverisë në luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit, marrëdhënies së fqinjësisë së mirë bazuar në filozofinë e “zero problemeve me fqinjët”, si dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve.

 

Interesi për Kosovën

Duke iu përgjigjur interesit të disa eurodeputetëve, Rama theksoi se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë shënon një moment të ri e të rëndësishëm jo vetëm për këto dy vende, por për të gjithë rajonin. Kufijtë, theksoi Kryeministri, nuk duhen parë si barriera që pengojnë bashkëpunimin rajonal, e pikërisht prandaj qeveria shqiptare ka vendosur të mbajë mbledhje të përbashkëta qeverie me qeverinë e Kosovës për të bashkëpunuar si dy shtete në fusha të rëndësishme dhe strategjike si energjia, turizmi, ekonomia, arsimi apo sporti.

 

Përgëzimet e Kukan, Pack dhe Fajon

Kryetari i delegacionit për Europën Juglindore Eduard Kukan përgëzoi Kryeministrin Rama për fitoren e zgjedhjeve duke shprehur besimin se qeveria e re do të sjellë energji të reja në funksion të rrugëtimit europian. Kukan tha se zgjedhjet e 23 qershorit ishin një provë shumë e rëndësishme për Shqipërinë, provë që u kalua me sukses.

Si zoti Kukan, ashtu edhe zonja Doris Pack, përgëzuan Kryeministrin për gjuhën tolerante të përdorur në deklaratat dhe qëndrimet e deritanishme në media dhe Parlament nga ana e qeverisë shqiptare dhe kërkuan që kjo frymë të vazhdojë edhe në të ardhmen. Zonja Pack kritikoi frymën nacionaliste të vënë re muajt e fundit të qeverisë së mëparshme dhe kërkoi nga Kryeministri Rama që të vazhdonte të jepte edhe në të ardhmen shembullin pozitiv të dhënë në mbledhjen e sotme.

Europarlamentarja Tanja Fajon vlerësoi angazhimin e Kryeministrit në axhendën europiane. Fakti që vetëm pak orë pas betimit dhe marrjes së detyrës Kryeministri Rama vizitoi Brukselin, është një shenjë e qartë që tregon prioritetin europian të qeverisë së re.

 

Konferenca për media me Martin Shulz

Pas seancës dëgjimore në komision, Kryeministri Rama zhvilloi një takim me Presidentin e Parlamentit Europian Martin Shulz, në përfundim të së cilit u zhvillua edhe një konferencë e përbashkët për shtyp.

 

Kryeministri Edi Rama: “E sigurova, Presidentin dhe Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Europian se ne do të bëjmë të mundur ndryshimin. Ne kemi një mandat për ndryshim. Ne do të nderojmë këtë mandat duke nisur nga detyra jonë për t’i dhënë opozitës çfarë na është mohuar ne kur ishim në opozitë dhe për të ecur përpara me reformat, luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe për një të ardhme më të mirë për shqiptarët. Kështu që, unë, jam shumë i lumtur që Presidenti së fundi do të vijë të vizitojë Shqipërinë përpara fundit të mandatit të tij dhe ne do ta mirëpresim. E, deri atëherë do jemi në gjendje t’i tregojmë atij rezultatet e para të “Aleancës për Shqipërinë Europiane”.

 

Pyetje: Cilat janë shanset e Shqipërisë, për të marrë jo vetëm statusin e kandidatit, por edhe për të hapur negociatat përpara zgjedhjeve të reja parlamentare europiane?

 

Presidenti i PE-së, Martin Shulz: “Stefan Fule është duke bërë maksimumin për të përshpejtuar hapat e nevojshëm. Është e vështirë për të përcaktuar kohën. Unë jam për të shpejtuar që kjo të ndodhë përpara zgjedhjeve të reja europiane parlamentare. Është e paparashikueshme, por mendoj që qeveria e re e ka zgjedhur në titull qeveria e Aleancës Europiane, çka tregon se vendi ka një perspektivë europiane dhe vullnetin për të shkuar në drejtim të bashkëpunimit me Bashkimin Europian. Ndjesia ime është që kjo është shumë e mirëpritur. Jo vetëm në institucionet europiane, por gjithashtu edhe nga shtetet anëtare.”

 

Kryeministri Edi Rama: “Jam shumë besimplotë se filozofia jonë e qeverisjes është e duhura. Nuk bazohet në vetëm çfarë ne bëjmë për të njohur progresin e vendit, po çfarë progresi real bëjmë për ta bërë Shqipërinë një shtet europian me të gjithë standardet dhe parametrat e kërkuar. Unë kam pasur opinionin tim kur kam qenë lider i opozitës, nuk mund ta ndryshoj këtë mendim tani që jam kryeministër, që integrimi europian i Shqipërisë nuk është një udhëtim në Bruksel, po është një udhëtim në veten tonë për të zbuluar gjithë energjitë tona pozitive dhe për të transformuar Shqipërinë në një vend me standarde europiane. Sigurisht, ne do ta bëjmë dhe do të njihemi si të tillë dhe do të jemi anëtarë me të drejta të plota të kësaj familjeje”.

Share This Article
10 Comments
  • Filloi socializmi i Enverit, spitale falas, pune pa taksa dhe do perfundojme si ne vitin 90`pa buke, dardha nen dardhe bie thone……

    • Tani me ligjin e kodit te etike kini kujdes se si mund te shpreheni, hahahha
      se mund te perfundoni edhe ne gjygje.. kesaj i thone qe mund te
      denojne per agitacion-propogande, me e modernizuar, kodi etikes.

    • Beni, po pse keshtu me xhaxhin ti, kaq i keq. Nuk i dihet, mbase del per mire.

      Te pakten nuk kemi nje njeri qe na vret ne mes te bulevardit, nje njeri qe fal detin tek greket e pasurite tek Fasllicet, nje njeri qe na vjedh, nje njeri qe e quan UCK terrroriste, nje njeri qe akuzohet nga familja e Remzi Hoxhes si vrases i familjarit te tyre.

      Nuk kemi me ne krye nje njeri familja e te cilit ka lyer duart me gjakun e pafajshem te grave dhe foshnjeve te vrare ne Gerdec.

      Nuk kemi me ne krye nje njeri qe eshte damkosur me vulen e zeze te tradhetise se shitjes se naftes Milloshevicit per te vrare njerez te pafajshem ku midis tyre kishte me mijra kosovare.

      Nuk kemi me nje njeri qe beri 1996, 1997, 1998 e keshtu me radhe. A i di ti se cfare jane keto vite. Nuk besoj se i di, por jane te gjitha pune Sudesh ose thjesht pune Saliu se te dy si Sudja si Saliu te nje kopeje ishin or dashamir.

    • o beni shko e ruaji qenin rexin eprorit tend serbo-malazezit sali po leri 3 ligjet se ti zdin se ku je pjelle e jo me po na tregon 3 ligjet,ti vete as per kooperative nuk je me ate ideollogji qe ke e jo me per ne be,e si mund te integroje nje serbo-malazez shqiperine ne BE hajde tallash hajde.

    • nuk esht kushti i evropes khte pronat tek pronaret e vertet por zgidh ceshtjen e pronesis qe do me then ti kompesoi ish pronaret ne vende te tjera shumica e tokave jan te ipotekuara haroje te rezohet ligji 7501…

  • Ja nje shembull i nje shkrimi te gazetes dita me titull
    (Gojë-Qenefët e Sali Berishës) nga BLEDAR H.PRIFTI
    23 Mars, 2013

    Përse po sulmohet kaq haptazi dhe ndyrazi gazeta Dita? Cilat janë arsyet reale pas këtyre sulmeve? Çfarë duhet të kuptojnë lexuesit nga këto sulme?

    Së pari duhet theksuar fakti se gazeta Dita, në një kohë shumë të shkurtër (prej afro katër muajsh) është bërë gazeta e dytë më e madhe në vend dhe gazeta print më goditëse në opozitën reale, të përditshme, me pushtetin Berisha-Meta. Kjo gazetë është kthyer sot në një ushqim shpirtëror për shumicën e shqiptarëve që ndihen me shumë të drejtë të persekutuar nga një pushtet pedofil e barbar si pushteti (Berisha-Meta.)

    Por kjo eshte hicmosgjë para gadishmërisë për ta shpërdorur veten si një dordolec në prehrin e pushtetit pedofil (Berisha-Meta.)

    Nuk eshte i gjith artikulli por kam kopjuar disa rreshta ku shkruhet per pushtetin
    (Berisha-Meta.)

    Po tani cfar mendimi ka gazeta dita per pushtetin (Rama-Meta)????????

  • Me Vendimet e djeshme thashe:- ERDHI LIRIA…po paska qene Liria e Sales me duket,meqe e kam dhe komshi…Vetem me emerimin e Agacit ja ke q… “mamin” muhabetit…Po une e kam denoncuar ne Ordine Avvocati di Roma vetem se donte te perfaqesonte ceshtjen e 50 mln eurove,duke mbrojtur Berishen ,por pa prokure..pasi te drejten e mbrojtjes e ka dhe “WC-ja”…Po ashtu nga Berisha iu kalua ne 2008-2009 ceshtja e affito-s se ambasades sone,skandali me i madh,ku mori dhe nja 300 000 euro me VKM…me nderhyrjen e “llesh-lesh-koles”,nderkohe qe mua ne te njejten kohe me propozuan “t’i mbroja” ne Itali po te kishin ceshtje dhe s’pranova…Perfundimi:-Engjell “AGAI” nga Sala te Rama…nga Italia ne “mes te thelave” ne Shqiperi,ndersa une “palla” qe e mbusha me kallezime dhe e demtova me shume se gjithe opozita e marre se bashku,s’pranova pune,lashe punen tjeter te ALUIZNI se perseri doja te fusja “edukaten e ligjit” ne institucion…menjefjale: ha mut ha…. Te dhjefsha m’u ne ideal e moral..!!!!!!!!!!!!

  • RAMA eshte duke na dhene SHPRESA te FORTA qe ase vete nuk i kane pritur kta POTEZA POZITIVE POLITIKE.BRAVO RAMA dhe te mos kthehen shpresat tona ne KOMEDI POLITIKE.avanti rama avanti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *