Ftesat publike të Lulzim Bashës për një debat me Edi Ramën, ky i fundit gjithnjë i ka kaluar në heshtje.
Rama i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit Lutfi Dervishi lidhur me këtë ftesë, për të cilën arsyetoi edhe pse ka heshtur dhe nuk ka pranuar.
Pse nuk pranoni një debat me Lulzim Bashën?
Rama: S’di të ketë pasur ndonjëherë në zgjedhjet shqiptare debat me kryeministrit dhe rivalëve përkatës. Nëse është një traditë dhe unë e kam thyer më thoni.
Po pse të mos e nisni ju?
Rama: Do duhej që të ishte vërtet përballë një lider që është përgjegjës për atë që thotë dhe atë që bën dhe jo dikush që edhe pse falë konsulentëve i ka fshehur nga ekranet ata që e kontrollojnë dhe ata që mund ta fshijnë për 30 sekonda nga ai pozicion. Është fare e thjeshtë.
LSI është Ilir Meta, PD është Sali Berisha?
Rama: Po patjetër!
Po PS?
Rama: PS është një skuadër që unë kam nderin e madh ta drejtoj. Kur Saliu thotë se Rama ka akuzuar gruan, kurse mua me flisni për stigmat e mia. Basha nuk është i aftë që të bëjë lojra retorike. Ëshët i aftë të thotë gjithçka dhe të mos mbajë përgjegjesi. Sali Berisha kishte karakter.
Duket se iu ka marrë malli për një përballje me të?
Rama: Jo! Nuk përballem me botën tjetër.
m.m/ dita

Debat PO…por me origjinalin – Salikriminelin e jo me kopjen – Lylshalngjiturin.