Përkrah shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp përsëriti se Shqipëria pret hapjen e negociatave sepse ka përmbushur detyrat e saj.
“Folëm për terësinë e reformave të ndërmarra, pritshmëritë tona në vigjilje të daljes së raportit të progresit të KE-së dhe për ecurinë e mëtejshme të të gjitha përpjekjeve në funksion të thellimit të reformave dhe transformimit të gjithë aspekteve të vendit falë reformave.
Nuk është sekret, ne presim vetëm një përgjigje nga KE, përgjigjen se i kemi kryer plotësisht detyrat e shtëpisë dhe meritojmë çeljen e negociatave për anëtarësim“, tha kryeministri.
“Gjykimi dhe vendimi final do të varet nga rrethanat specifike nga vendet anëtare. Ato varen nga ne po aq saç varen edhe nga faktorë jashtë nesh. Besojmë shumë që është koha për t’i dhënë fund fund një përpjekjeje për një fazë, siç është faza e përgatitjes së negociatave dhe për t’i filluar zyrtarisht negociatat“, u shpreh Rama.
v.l/ Dita

Shume mire, hapini atehere.
Mogerinin donte t’ia fuste Kosoves kesaj rradhe, por nuk ja arriti dot, çudi e madhe, me Vuçiç dhe kete mikun tone i hahet shume muhabeti …
Detyrat i keni bere me Lekon e Sorosit e jo me popullin shqiptar o derdimene
Cfare detyrash o mashtrues?qe populli shqiptar po braktis vendin?