Rama: Plan i përbashkët europian për krizën e emigrantëve

Elton Tafaruci

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nga vizita e një dite më parë në Vienë, ku është takuar me Kancelaren Merkel, Kancelarin austriak Kern, Presidentin e KE, Tusk, si dhe lidere të rajonit, tashmë ka një plan te përbashkët europian për krizën e emigrantëve.

Kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook meditën e së dielës shprehet: “Dje në Vienë me Kancelaren Merkel, Kancelarin austriak Kern, Presidentin e KE, Tusk, si dhe me liderët e rajonit në samitin “Migrimi përgjatë rrugës ballkanike” për adresimin e përbashkët të krizës së emigrantëve nga Lindja e Mesme, të mirëorganizuar, të koordinuar dhe të ndershme për të gjitha vendet e prekura”.

Po ashtu, kryeministri Rama ka postuar një set fotosh, pjesë e aktivitetit të Samitit të Vienës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *