Kryeministri Edi Rama komentoi në Twitter situatën për Muzeun Arkeologjik në Durrës duke deklaruar se pas 20 vitesh rrënim, thesari arkeologjik i këtij qyteti po del në dritë.
“Pas 20 vjetësh rrënim deri në mbyllje e braktisje po ridel në dritë thesari fantastik arkeologjik i Durrësit”, ka shkruar kryeministri. Ai ka postuar edhe fotot e dy objekteve arkeologjike që janë pjesë e këtij muzeu.