Gjatë fjalës së tij para kandidatëve të Shkollës së Policisë, të cilët do t’i nënshtrohen sot testimit, kryeministri Edi Rama deklaroi se dy vite e gjysëm më parë qeveria që ai drejton trashëgoi një polici më të paarsimuar në kontinentin tonë. “Me moshën më të lartë dhe në Rajon, policinë më të keqtrajtuar nga pikëpamja financiare dhe policore”- tha Rama.
Teksa përmendi disa nga ndryshimet në Policinë e Shtetit, që sipas Ramës kanë qenë rrënjësore, ai theksoi se ka ende punë për të bërë. Kreu i Ekzekutivit bëri të ditur se në një kohë kur Policia e Shtetit ishte një nga 3 institucionet më të korruptuar, sot është rritur besimi i qytetarit tek uniformat blu.
Nga ana tjetër kreu i Qeverisë tha se për këtë vit procedura e pranimit të kandidatëve të rinj në polici do të jetë zbatuar ligjit të ri të Policisë së Shtetit. Ai pohoi se rritja e besimit për policinë, tregon dhe numri i lartë i kandidatëve femra në konkurs. /H. M/ Dita

Shume mire qe po e ndertoni policine dhe ta beni moderne por perdoreni mire dhe ruani vlerat e kombit dhe kulturen tone e mos lejoni ta beni vendin kazan plerash se do jete vone merrni shembull nga shtete me te fuqishme se ne si po ngulin kembe po mbrojne kufijte vendin popullin dhe vlerat kombetare te vendeve te tyre. Mos merrni vendime te jeni koformista me kedo per te mbajtur karriget tuaja se do shkoni poshte ne histri per cdo veper ky=undra deshires se popullit tuaj.Ju merrni vendime sot dhe neser nuk jeni me ne politike por pasojat jane te perjetshme.Prandaj beni kujdes ne cdo hap qe do te hidhni.Mos shtoni me shume probleme se ckini derime tani.