Rama: Populli foli troç, PS fuqi e vetme qeverisëse e vendit

Gazeta Dita

Partia Socialiste nisur festimet pasditen e sotme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë fitoren e zgjedhjeve të 25 qershorit. Nga podiumi kryeministri Rama u shpreh:

“Shqipëria ka folur troç, shqiptarët vendosën me një votë qartësisht kuqezi. “Ata kanë zgjedhur të ardhmen dhe na kanë thënë se Shqipëria që duam është mbi të majtën dhe të djathtën. Shteti që duam është i qytetarëve dhe jo i pushtetarëve. Misioni i të zgjedhurve është puna për Shqipërinë, jo politika e kacafytjeve për partinë. Populli ka zgjedhur PS, për ta udhëhequr vendin në këtë mision si fuqi e vetme qeverisëse”, tha Rama.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *