Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e ditës së sotme ka përcjellë një urim për të gjithë mësuesit, me rastin e festës së 7 marsit (dita e mësuesit)
Me anë të një postimi në “Facebook”, krahas një videoje ku shihen disa shkolla të rindërtuara, Rama thotë se mësuesit po kalojnë një vit tejet të vështirë, teksa shprehet i sigurt se më e mirë është përpara tyre.
“MIRËMËNGJES dhe me një urim nga zemra për të gjithë mësuesit e Shqipërisë, ata në pension e ata që në krye të detyrës po kalojnë një vit tejet të vështirë, duke i siguruar krejt ata se më e mira është ende përpara nesh, ju uroj të gjithëve një ditë të bukur” shkruan Rama.
n.s. / dita

Kjofte i paharruar 7 marsi i vitit 1887, festës së Mësonjtores së parë shqipe te hapur nga Pandeli Sotiri NE KORCE, POR JO E PARA NE TROJET SHQIPTARE.
Ne Trojet shiptare jane hape nga kleri katolik shqiptar shkolla ku mesohej shqipja qyshe para vitit 1638. Bile ka te dhane qe shkolla e pare ku mesohej Gjuha shqipe ne vitin 1258 ne zonat Veriore ku vepronte Kleri Katolik Shqiptar.
Ndersa saktësisht dhjet vite ma heret dtes 7 mars 1887, pra me daten 17 Tetor 1877 u themelue në Shkoder nga Etrit Jezuit, Kolegji apo Instituti i parë shkollor laik me kulturë të pergjithëshme dhe europiane i quejtun “Kolegji Saverian”, i cili në vijim u ba gjimnazi i parë në mbar trojet shqiptare i njohtun dhe i vlersuem nga të gjitha universitetet europiane.
Në këtë gjimnaz gjatë 50 viteve te para nga 1877 deri ne vitin 1928 kan studju 150 nxanës shqiptar musliman dhe 74 nxanës shqiptar ortodoks. Pra kjo gja verteton se gjimnazi i jezuitve ishte nji gjimnaz laik dhe patriotik. Ky gjimnaz asht njofte nga te gjitha universitetet europiane, dmth kush mbaronte kete gjimnaz, mund te rregjistrohej menjihre ne çdo universitet europian.
Ketu jepet lista e 150 nxansve musliman dhe 74 nxansve ortodoks nga trojet shqiptare qe kan ndjeke kete shkolle gjate 50 vjetorit te pare 1877-1928 (simbas librit te shtypun me rastin e 50 vjetroit te pare te kesaj shkolle, sepse ne vitin 1945 komunistat e prishen kete shkolle me gjithe laboratoret dhe biblioteken e saje)
https://albemigrant2011.wordpress.com/2020/06/09/pse-festa-e-mesuesit-nuk-asht-dita-e-7-marsit-por-asht-dita-e-17-tetorit-e-shkolles-se-jezuitve/