Rama pranon “skandalin” me databazën me të dhënat personale. “Nuk janë nga e – Albania”

Rovena Cerka

Kryeministri Edi Rama komentoi akuzën e PD-së për vjedhjen e të dhënave nga e-Albania. Ai mohoi se këto të dhëna janë marrë nga databaza e AKSHIT ndërsa pranon se PS i disponon ato prej 12 vitesh.

“Të dhënat e AKSHI-t nuk merretn. AKSHI nuk është në databazë që e çon kudo. Ka shërbime të integruara. Të gjitha partitë politike i kanë këto.

Të gjithë njerëzit e zyrës sime ishin marrë në telefon nga Partia Demokratike. I çmendën njerëzit me telefon. Të gjitha partitë e bëjnë këtë në botë”, u shpreh Rama për gazetarin Lutfi Dervishin, të martën, në RTSH.

Ai tha se lista e paraqitur në media është “një exel shumë i vjetër që t’i përkasë PS-së”. Ndërsa, pranoi se sistemi i patronazhimit ka funksionuar në PS që në zgjedhjet e vitit 2009:

“Ne kemi që në zgjedhjet e 2009 që mbledhim të dhëna dhe funksionojmë me patronazh”.

 

m.m/ dita

Share This Article
13 Comments
  • Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” says:

    Të dhënat personale janë marrë nga e – Albania dhe ti je pergjegjes o jashqitje,qe perdor institucionet shtetrore per interesa partiake.Ti meriton karriken elektrike dhe e ke pak.Vetem nje antishqiptare te voton ty.

    Edvin D’Rama miku i Aleksander Vuçiçit,është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”

  • Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” says:

    https://www.youtube.com/watch?v=Tb64wDR2RK8
    “Njeriu i PS “spiunoi” partinë”, Shkullaku: PS vodhi të dhënat konfidenciale të 910 mijë shqiptarëve

    Edvin D’Rama miku i Aleksander Vuçiçit,është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”

  • Njerëz, nuk është “skandal” të grumbullosh fshehurazi informacione për njerzit , për bindjet politike, numrat e telefonit, dhe këtë ta bëj në mënyrë të planifikuar, të organizuar , gjithmonë në mënyrë sekrete , në trajtën e një institucioni që të kujton Gestapon e piktorit të dështuar , të çmëndurit që i vuri zjarrin vëndit të tij dhe gjithë njerzimit në një luftë të përbotshme, Adolf Hitleri.

    Nuk është skandal por është krim i krijimit të një institucioni të mir organizuar me personel, me infrastrukturë dhe me arshiv sekrete kartelash me të dhëna personale me karakter edhe të qëndrimit politik që janë marë po nëpërmjet një veprimtarie sekrete thellësisht antiligjore dhe kriminale të njerëzve të instruktuar,punësuar, paguar, mirë motivuar e aktivizuar në terren, jo vetëm në Tiranë por edhe në të gjithë Shqipërinë.

    Njerëz, jemi para faktit të kryer të krijimit të një policie sekrete politike të llojit Gestapo të një Adolf Hitleri të marrosur bastard të llojit shqipëtar , Edi Ramës. Prapa kurrizit tonë, në fshehtësi, sikurse po përpilojnë kartela sekrete si në kohën e Gestapos për çdo shtetas, po luhen lojra të rrezikshme për vëndin e kombin nga njerzit e papërgjegjshëm deri në atë nivel sa çdo ditë, po, po, çdo ditë, deklarojnë, pa pikë turpi, për njeri tjetrin, që janë të shkalluar dhe impotentë mendorë për tu mbushur mëndjen njerëzve që ata e vetëm ata duhet të kusarqeverisin vëndin.

    Në qoftë se SPAK nuk reagon edhe për këtë aktivitet qartësisht të llojit kriminal të policisë politike të fshehtë Gestapo, atëhere mender në hale shkoft SPAK e BKH bashkë me ata që i mbështesin. Nuk pranohet që në mënyrë të fshehtë të më përgjojnë, të zbulojnë prirjet e mija politike dhe të hapin po fshehtaz kartel të tipit Gestapo për mua e çdo njeri tjetër në interes të zgjedhjes së Edi Ramës përsëri jo kryeministër por kusarkryeministër sikurse ka qënë për të keqen e popullit dhe vëndit dy mandate rresht.

    Jo, jo , nuk është skandal por është një krim i një organizate të mirë strukturuar dhe motivuar me synim që me metoda thellësisht kriminale të fitoj zgjedhjet e 25 prillit po për qëllime thellësisht kriminale që sintetizohen kaq qart në deklaratën më antishqiptare gjer më sot që shqipëtarët dembelë të zëvëndësohen me skllevër punëtorë nga Bangladeshi.

  • Edi Rama ka 100%.Unë personalisht jam armiku më i betuar i Edi Ramës.
    Eshte një person finok qe për interesat e tij ben të pamundurën ,korrupsionin dhe
    vjedhjen e votave me mynyrat më te stërholluara.Është babai i korrupsionit.E them që ka të drejtë sepse në base të dhenäve që më erdhën të gjithä partitë funksionojne me të njejtën mynýre.
    Duhet ta oranoj me keqardhje që edhe këtë rradhë PS e ka bëre për për vehtë elektoratin,jo për meritë dë Edi Ramës, por
    Për keq manaxhim të opositës

  • Edi Rama ka 100%te drejtë.Unë personalisht jam armiku më i betuar i Edi Ramës.
    Eshte një person finok qe për interesat e tij ben të pamundurën ,korrupsionin dhe
    vjedhjen e votave me mynyrat më te stërholluara.Është babai i korrupsionit.E them që ka të drejtë sepse në base të dhenäve që më erdhën të gjithä partitë funksionojne me të njejtën mynýre.
    Duhet ta oranoj me keqardhje që edhe këtë rradhë PS e ka bëre për për vehtë elektoratin,jo për meritë dë Edi Ramës, por
    Për keq manaxhim të opositës

  • Rama perdor metodat e kohes se Komunizmit, ku spiune t e Lagjeve mbanin nen mbikqyrje njerezit

    SPAK duhet urgjentisht te hetoje ata riilindasit hajdute qe bejne punen e mbikqyresit ,
    te keontrollohen ceularet dhe kompiuterat e tyre

    Te viedhen te dhenat e 900 mije vetave vetem ne Tirane eshte nje krim skandaloz
    dhe kudo qe te ndodhte fajtoret do shkonin ne burg per jete

    Hjaduti i SUrrelit, po e ndjen qe po i vjen ngordhja , ndaj perdor keto metoda kriminale

  • Te dhenat shteterore nuk mund te perdoren nga partite politike. Eshte shitje e informacionit privat. Eshte krim. Vjedhje. Abuzim

  • Të mbledhësh të dhëna në mënyrë të fshehtë pa dijeninë e qytetarëve, ti skedosh ato me dosje personale në një arshivë sekrete, nga një institucion ilegjitim të mirë organizuar dhe me synimin tejkriminal që të manipulosh zgjedhjet për të grabitur mandatin e tretë të kusarqeverisjes kombshpërbërse të vëndit nuk është skandal sikurse po quhet por krim me përmasa të frikshme.

    Në qoftë se në dosjet e hapura për çdo qytetar në zyrat sekrete të Edi Ramës ka shënime me Pro dhe Kundër PS dmth kundër tij, se PS nuk ekziston,është ai vetë, atëhere duhet të jetë krijuar një rrjet agjenturor i jashtë ligjshëm në lagjet, qytetet dhe fshatrat jo vetëm të qarkut të Tiranës por edhe të gjithë Shqipërisë.

    Njerëz, ekzistenca e një organizmi sekret , me personel sekret, me një arshiv dosjesh të përpiluara duke përgjuar fshehtas prirjet politike të qytetarëve, me numrat e telefonave të tyre duke i vjedhur ato pa dijeninë fare të poseduesve të telefonave dhe përdorimi i këtyre për veprimtari kriminale në fushatën zgjedhore është krim i rrezikshëm. të natyrës së Gestapos hitleriane për drejtuesit e së cilës pati dënime edhe me varje në litar dhe pushkatim pas luftës së dytë botërore.

    Si mund të shënohet në dosjen time që mbahet pa dijenin time në arshivën sekrete të Edi Ramës që jam kundër tij në qoftë se nuk jam përgjuar në fshehtësi nga një person i caktuar me një detyrë të caktuar në rolin e spiunit që është fqinji im , është në lagjen time , në fshatin tim në qytetin tim. dhe që është bashkëpunëtor i një rrjeti të mirë organizuar agjenturor sekret jo vetëm në qarkun e Tiranës por kudo në Shqipëri. Verifikoni 20 000 veta të punsuar nga PS si punonjës shumica të pastrim gjelbërimit kudo në njësitë administrative që rrinë vërdall dhe as pastrojnë as gjelbërojnë ama rrogën e marin. Mos janë këta vallë bashkë me zyrtarët e administratës batallse shtetërore bashkëpuntorët e fshehtë e rrjetit agjenturor të policisë politike sekrete, kopje besnike e Gestapos së piktorit të dështuar Adolf Hitler shpirti kriminal i të cilit është ringjallur për tu futur e strehuar tek kryeministri ynë Edi Rama?

    Në qoftë se SPAK nuk do të hetoj urgjentisht dhe të ndaloj subjektet e këtij krimi makabër jemi në prag të instalimit në 25 prill të diktaturës së egër të Adolf Hitlerit bastard shqipëtar, kusarit Edi Rama dhe në mandatin e tretë të kusarqeverisjes së tij edhe ish të burgosurit politik të Spaçit do të thonë “Ngjallu edhe një herë o Enver Hoxha”!!!! Dosjet e shqipëtarëve Edi Rama me emër e mbiemër nga 16 deri në 99 vjeç i ka gati, Gestapoua e tij është në funksionim të plotë me veshët përgjues ngrehur dhe është gati për tu hedhur në sulm, duhet vetëm mandati i tretë.

  • T’ më falni bashkë komentuesit për komentin e dytë që e bëra me idenë që komenti i parë për arsye teknike nuk kishte mbrritur në faqen e gazetës Dita!

  • T’ më falni bashkë komentues për komentin e dytë që e bëra me idenë që komenti i parë për arsye teknike nuk kishte mbrritur në faqen e gazetës Dita!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *