Kryeministri Edi Rama në fundvitin e 2018-ës, kur u votua për buxhetin e vitit 2019 premtoi rritje pagash duke nisur nga një prilli, në masën 10 % për mjekët, mësuesit, ushtarakët.
“Qëllon që është një ditë përrallash, por për ne ka qëlluar një ditë ku kemi pasur disa zhvillime pozitive për vendin. Kështu do të jetë për mjekët, infermierët, mësuesit dhe ushtarakët. Në sektorin e shëndetësisë do të kemi rritjen më të lartë, 10%. Në arsim 7%, janë 4560 mjekë dhe 13765 infermierë dhe 35 mijë arsimtarë që do të përfitojnë këtë rritje. Do të kemi një rritje për sektorin e mbrojtjes në një masë që do të variojë sipas kategorive 5-7%”, tha Rama kur u votua buxheti ne Kuvend.
Gazetari i Ekonomisë Klodian Tomorri thotë se ky premtim nuk u mbajt.
Komenti i plotë:
Si e anulloi rritjen e rrogave kryeministri i 1 prillit
Në fund të vitit të kaluar, kur u votua buxheti i 2019-ës, kryeministri njoftoi se duke filluar nga 1 prilli qeveria do të rriste rrogat me 10% për mjekët, mësuesit, ushtarakët dhe një sërë kategorish të tjera. Për të shmangur dhe intepretimet ironike, që mund të lidheshin me datën 1 prill Edi Rama dha garanci publike se ky nuk ishte një mashtrim, por premtim që do të realizohej.
Por simbolika e 1 prillit rezultoi më e fortë se premtimi i qeverisë. Në mbledhjen e fundit, që u mbajt këtë të mërkurë, ashtu siç ishte programuar, qeveria indeksoi pensionet me 2.8 përqind, por “harroi” të rrisë rrogat, siç qe zotuar kryeministri publikisht.
Por a ishte kjo thjeshtë një harresë? Këtë nuk e besojnë as më naivet. Gjasat janë qe qeveria po shkon drejt anullimit të rritjes së rrogave, e cila duhet të kishte hyrë në fuqi që sot. Kjo për disa arsye.
Së pari, përgjithësisht rritjet e rrogave në sektorin publik paraprihen nga një fushatë e gjerë propagande. Zyrtarët më të lartë të qeverisë dalin nëpër deklarata publike, anonçojnë vendimin për të përfituar politikisht duke e cilësuar atë si një akt që tregon se ekonomia është e shëndoshë dhe punët e shtetit janë mirë. Por këtë radhë, të gjithë heshtin, që nga deklarimet kur u votua buxheti në fund të vitit të kaluar, çështja e rritjes së rrogave nuk është përmendur më nga asnjë qeveritar.
Së dyti, arsyeja se pse qeveria hesht është gjendja e saj financiare. Qeveria nuk ka para. Të dhënat paraprake tregojnë se të ardhurat e mbledhura në buxhet për tre muajt e parë të vitit janë me mosrealizim të konsiderueshëm. Pritshmërit janë që ecuria e dobët e te ardhurave te vazhdoje për gjithë vitin, për shkak se marsi është muaj tipik.
Përballe kësaj situate qeveria ka filluar të shtrëngoje buxhetin. Shkurt po kërkon të kompensoje rënien e të ardhurave në buxhet në kurriz të mjekëve, mësuesve dhe gjithë punonjësve të tjerë publik, të cilët duke filluar nga sot duhet të përfitonin rritje page.
Në fakt, kjo është politike dritëshkurtrit. Qeveritë funksionojnë për interesin e përgjithshme publik. Ruajtja e parametrave buxhetor është jetike për ekonominë, por kur ke probleme ne krahun e te ardhurave merren masa për te ardhurat, nuk u bihet mjekeve dhe mësuesve. Aq me tepër në situatën që është Shqipëria tani, ku mjekët largohen çdo ditë.
Kryeministri premtoi rritje rrogash publikisht, e cila do te fillonte në datën 1 prill. Por mjekëve, mësuesve dhe gjithë nënpunësve publike u la 1 prillin, ndërsa rritja e pagave nuk duket. Muhabet 1 prilli, nga qeveri 1 prilli.
b.b/dita

Nga fitorja ne fitorje
rrofte populli shqipetar, trim dhe heroik
o Llazi, pagat e prillit paguhen ne Maj! Sot erdhe? Me traget, apo nga Kroacia?
late nam, vetem injorance e panik perhapni…
edhe pastaj ankoheni kur ju quajne Kazan.
Rrofte Klodian Karruc Tomorraku, KM i kazanit mediatik.
Pse e ofendon tjetrin mor Mark ? Te verteten po thote. Thuaj shyqyr qe nuk eshte me koha e monstrave kriminale si puna jote se qe te gjithe ne qe kritikojme Naltmadhnine e tij, ne burg per Agjitacion dhe Propagande do te na kishit cuar.
Nuk ka faj ky kryeminister super mashtrues,por opozita,qe ka degraduar deri ne ate nivel sa as vete nuk e di cfare ben!
Nje opozite qe i ka mbetur ora ne thirrjen pa asnje kuptim “Rama ik”!
Se Rama mund te ike dhe nderkombetaret te binden se kjo opozite ka te drejte ne kerkesat e saj vetem ne se keta lolot e opozites do bejne kauze skandalet dhe korrupsionin masiv te kesaj qeverie!
Vetem keshtu do te bindin popullin se kane te drejte!
Ja disa probleme qe Ramen e ve me shpatulla per muri:
1-Rama me bashkeqeverisjen e tij fantazem ka rrenuar shtetin ligjor dhe administraten publike e ka nxjerre jashte loje!
Kete krim Rama e ka pranuar vete ne takimin me koordinatoret e te flamosures bashkeqeverisje ne daten 21.11.2018!
2-Duke zhdukur shtetin ligjor Rama ka nxitur korrupsionin dhe kete e pranoi edhe vete kur u kap me presh ne dore me tenderat e Unazes se Re kur u shpall fitues nje kompani fantazem me dosje te fallcifikuar!
Rama ne vend qe te vinte para pergjegjesise ministrin perkates duke e shkarkuar ne vend dhe dhene per ndjekje penale,doli para gazetareve duke u thene paturpesisht se “Ku eshte korrupsioni ketu”?!
Pra Rama doli hapur ne mbrojtje te korrupsionit shteteror gje qe e implikon ate direkt me faj!
3-Javen e kaluar BB botoi te dhenat se ne Shqiperi 37% e te punesuarve punojne ne te ZEZE!
Ky eshte super skandal qe verteton se ne Shqiperi jo vetem nuk ka qeverisje,por se ka marre fund shteti ligjor!
Te lesh 37% te te punesuarve ne te ZEZE do te thote se ata vete nuk marrin rrogen e plote,se per ata nuk derdhen kontributet per sigurimet shoqerore e shendetesore duke i lene ata jo vetem pa sigurime per pensionin dhe sherbimet shendetesore,por me e keqja per vete shtetin se 37% e sasise se parave qe i duhen per te mbushur buxhetin e shtetit per pensionet nuk perfitohet dhe shtetit i duhet te hedhe miliona leke per pensionet kur ato mund t’i duhen per pune te tjera te rendesishme!
Cfare shteti i pa afte dhe i korruptuar eshte ky qe nuk kontrollon gjysmen e te punesuarve qe punojne ne te zeze?
Me cfare merret ministria e Shendetesise dhe e punes qe bredh neper Shqiperi per te shoqeruar kryeministrin ne takimet mashtruese te fantazmes se bashkeqeverisjes ne vend qe te merret me kontrollin dhe kapjen e ndeshkimin e te gjithe mashtruesve qe mbajne punonjes ne te ZEZE?
Po ky kryeminister si ka kohe te bredhe neper Shqiperi ne takime karagjoze per festa bostanesh,vizita neper biznese etj sikur i ka ky meritat qe ata punojne mire dhe nuk merret me kete problem kaq alarmant kur 37 % e punonjesve punojne ne te ZEZE?
4- Bashkia e Tiranes u shet qytetareve ujin e pa pijshem per te pijshem dhe kete e shet me nje cmim skandaloz gati te barabarte sa cmimi i energjise elektrike,kur dihet se prodhimi i kesaj te fundit eshte disa here me i larte se i ujit!
5-Qeveria ka lejuar te behen investime te medha me shpenzime shume te larta,pavaresisht se projektet jane te nivelit te larte!
Ne nje vend ku njerezit nuk kane siguruar buken e gojes,si mund te pretendosh te investosh per ndertime super te shtrenjta kur me miliardat e sheshit Skenderbej ishin rregulluar te gjitha rruget,cerdhet,kopshet,shkollat,kendet e lojrave,lulishteve,kendet sportive apo bibliotekat ne te gjitha ish komunat rreth Tiranes tani pjese e Bashkise,por qe janbe gati si ish kampet e internimit komunist,pa asnje element te jeteses pervec shtepive te banimit?
Kujt i duhet gjithe ai harxhim ne ate shesh kur shumica e banoreve te Bashkise ecin ne rruget me balte etj?
Kjo ndodh se qeveria Rama ka punuar vetem per imazhin e saj mashtriues e jo per t’i sherbyer te gjithe qytetareve nhe mjenyre te barabarte ne perpjestim te drejte me nevojat, sasine dhe dendesine e popullsise!
Ka edhe plot te tjera,ndaj Rama jo vetem duhet te shporret por te vihet para drejtesise se ka shper5doruar lekun e popullit!~
Ku e gjen ky kryeminister te drejten te sahpenzojew miliona leke per te blere mijra karrige qe i transporton neper Shqiperi gjoja per respekt te qytetareve?
Po ky kryeminister tallet me keta qytetare se jo vetem nuk ben pritje populli neper administrata,por edhe kur i shkruajne atij personalisht nuk e can koken fare!
Kujt i duhet ky palo respekt mediatik ,kur ai kete e ben vetem kur vijne fushatat elektorale?
Sfondin e fjalimeve e ka gati per vitin tjeter.
Nuk i dalin per Unazen dhe rruget.
Kane nevoje per miliona shoket e Zahos