Banorët e lagjes “Gjok Doçi”, ndër më të mëdhatë në qytetin e Peshkopisë janë njohur nga afër me platformën elektorale të kandidatit të së majtës Muharem Rama.
Ai u prit me entuziazëm nga banorët ndërsa u ndal tek disa prej planeve të tij për zhvillimin urban të territorit të Bashkisë së Peshkopisë.
“Do të bëjmë rikonstruksionin e të gjitha fasadave të kësaj lagjeje. Do të bëjmë asfaltimin nga e para të të gjitha rrugëve të brendshme të qytetit të Peshkopisë në brendësi të lagjeve. Do të mund të vendosim ndriçimin e duhur dhe të krijojmë edhe mjediset e përshtatshme për fëmijët të cilët nuk kanë ku të luajnë.
Do të krijojmë mjedise pushimi edhe për moshën e tretë që gjithashtu nuk e gjen sot një hapësirë”, u shpreh kandidati Rama.
Vëmendje të veçantë, Rama tha se do ti kushtohet edhe pastrimit të qytetit dhe përpunimit të mbetjeve. Programi elektoral i kandidatit Rama përfshin edhe zhvillimin e infrastrukturës së qytetit ku përveç përfundimit të Bulevardit qëndror të qytetit dhe unazës së vogël do të mund të bëhet më pas edhe lidhja me unazën e madhe dhe rikonstruksioni i rrugicave të brendshme në lagje.

Dr. Muharem Rama qenka me kembe ne toke dhe nuk fluturon me presh nga pas si pensionisti Sherefedin.
Ky kandidat po premton ato qe ka ne dore te beje Bashkia e jo qiqra ne hell sic thote Sherefedini vellaji i madh i gomarit, qe Dibren do t’a beje lule me Kryeministrin e ardhshem Lulush Salehi (prit gomar te mbije bar qe te hash nje dore).
Sherefedini ben plane me njerez te vdekur qe nuk dine ku jane vete si Lulushi & CO.
Banoret e mencur dibrane duhet te kuptojne mire qe Muharem Rama ne rast zgjedhje si Kryetar i Bashkise ka nga pas mbeshtetjen e Qeverise Rama, i cili iu zotua banoreve per ndertimin e Rruges se Arbrit e per te tjera projekte, te nevojshme per qytetaret dibrane.
Sherefedini ka qene 8 vjet Z/Minister i Financave ku nuk hodhi asnje kokerr leku per investim ne Diber, tani cfare premton ky budall e kaqol…. apo do te punoje me Part Time si kryetari i tij Lulushi qe java 7 e ai tete ne Amsterdam.
Ky shtepine e ka ne Tirane, apo do te zere vend ne ndonje motel per te bere punet e bashkise.