Rama: Presim rekomandim për nisjen e negociatave

Ornela

Pas takimit të kryeministrave të rajonit me Presidentin e KE-së, Jean-Claude Juncker, shefen e diplomacisë europiane, Federica Mogherini, Komisionerin e Zgjerimit, Johannes Hahn dhe kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borisov, vend i cili ka Presidencën e radhës së BE, kryeministri Rama ka dhënë një deklaratë për mediat përmes rrjeteve sociale.

Ky është një takim përmbyllës i presidentit të Komisionit Europian, Juncker, përfaqësueses Mogherini dhe Komisionerit të Zgjerimit, Hahn, pas stacioneve në Ballkan, me një bilanc që unë e konsideroj pozitiv të shtruar nga presidenti Juncker dhe për vënien e theksit te Procesi i Berlinit për financimet e mundshme në rajonin e Ballkanit, ku autostrada adriatiko-joniane është prioriteti kryesor”, deklaroi Rama.

“Ajo që vlen të theksohet për publikun shqiptar është këndvështrimi shumë pozitiv i kësaj tresheje që është ajo e referencës për vendet anëtare lidhur me ecurinë dhe gatishmërinë e Shqipërisë, ku ne presim një rekomandim pozitiv dhe më pas miratimin e vendeve anëtare. Kështu funksionon ky proces, por ka një mirëkuptim të gjerë për hapat para që ka bërë Shqipëria”, shtoi më tej kryeministri.

Në fund, kreu i ekzekutivit shqiptar ritheksoi faktin se operacioni i fundit policor antidrogë mori vlerësime pozitive mes europianëve.

Vlen të theksohet në fund se edhe operacioni i fundit policor pati një jehonë shumë pozitive dhe u vlerësua maksimalisht duke pasur parasysh se ngarkesa e kapur përbën sasinë më të madhe të kapur prej nesh, por që përpara se të vinte në vendin tonë kishte kaluar në portet e vendeve të BE-së dhe u shpëtoi kontrolleve. Ky ishte një operacion mirëfilli i agjencive tona ligjzbatuese, pa sinjalizim nga partnerët tanë. Në këtë rast është treguar gatishmëri dhe integritet i lartë i forcave tona të angazhuara kundër trafiqeve. Faza e parë e mbyllur me sukses për çrrënjosjen e kanabisit i ka lënë vend fazës së dytë të gatishmërisë sonë për të luftuar çdo trafik tjetër të mundshëm”, deklaroi kryeministri Rama.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • kjo eshte rruga e vertete e shtetit Shqiptare .
    Duhet te tregohet i qet
    dhe dialogoje me qetesi .
    Cdo nxitim e regim impulsive ,perball nji padrejtesie
    e provokimi ,con ne perfundime te padeshirushme e naive ,te pasuxseseshme .
    Pra duhet ruajtur gjthmon ajo sjellje e denje ,
    qetesia eshte pjekuri .
    Bashkpunimi per Europianet qe sot menaxhojne Kontnentin tone Europen , te cilet e mbajne prej shekujsh si ni Trofe te nji grupimi shtetesh ,
    mbetet nji nder qellimet kryesore te shtetit Shqiptare .
    Heroi jane Kombetare Gjergj Kastrioti ,
    sakrifikoje te ardhmen e Shqiperise per kte Europe
    e ne jemi pasardhesit e tij nuk do tradhetojme kurr te paret tane . Ne jemi europian edhe pse na kerkojne sot harac ,me na quajt te tille XHAMBAZET E BRUXELIT !!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *