Policja Ina Nuka është rikthyer në Tiranë pasi u dërgua me urgjencë në Ankara për të bërë një ndërhyrje pasi humbi gishtin gjatë protestës, pasi një kapsollë u hodh drejt saj. Ina Nuka ka treguar se ka kryer një ndërhyrje të vështirë, por theksoi se do të rikthehet në punën e saj në polici. Ina u kthye dje nga Ankaraja teksa ka treguar se gjendja e saj ishte vërtetë e rëndë.
Pasi u ul për të biseduar në zyrën e Kryeministrit Rama, ku ishte i pranishëm edhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj,ky i fundit i uroi shërim të shpejtë, ndërsa e pyetën edhe për gjendjen shëndetësore.
Gjatë takimit Rama bëri të ditur dhe një vendim që do të marrë qeveria për të mbështetur financiarisht efektiven e plagosur që ajo të rehabilitohet sa më parë.
Rama: Do marrim një vendim qeverie që të japim një mbështetje financiare që të kesh ndjesinë e solidaritetit tonë dhe mundësinë që të operohesh qetësisht e të integrohesh. Besoj se do fillosh pak nga pak edhe punën, pasionin tënd në polici. Pastaj të shohim. Është e rëndësishme që ti je mirë. Unë në fakt doja të vija të takoja atje se fola dhe me ministrin kur isha në Turqi, faktikisht kur folëm në fillim në telefon ideja ishte që të iknim bashkë, mirëpo unë kujtoja se operimi do kryhej në Stamboll nuk e dija se ishte në Ankara, edhe takimi u bë në Ankara, kshu që ishte e pamundur. Ishte një kohë shumë e shkurtër. Më tej Rama shtoi se ishte vet presidenti Erdogan që është kujdesur për rastin e Ina Nukut.
Ina: Faleminderit për mbështetjen e madhe. Dua të tregoj se sapo kam shkuar jam futur direkt në sallë për të bërë ndërhyrjen e parë dhe më thanë se nëse do vonohesha deri në orë, do humbja të gjithë dorën, pasi plaga kishte filluar të infektohej. Dua tju shpreh juve mirënjohjen për ndërhyrjen e shpejtë. Shumë shpejt do bëhem mirë dhe do filloj punën. Do kthehem në polici. Shihni videon e plotë më poshtë.
l.h/ dita

Lind pyetja logjike dhe praktike:
Perse kryeministri shqiptar,nuk e dergoi policen e plagosur,ne Italine fqinje,qe eshte me afer dhe ka nje mjekesi me cilesore se Turqia aziatike.
Duket qe nuk eshte cilesia e kurimit dhe interesi per individin, ajo qe ka vendosur per kete,por vec ajo per ti treguar Babes Erdogan,qe ky vend vazhdon te jete nje shtojce anadolli,ne toke europiane.
Policja Ina Nuka tha: Hyra menjehere ne operacion se po te isha vonuar nje ore do te humbisja doren!!!!????? Po pse valle mjekesia jone te jete aq primitive ????
Dokrra… Mjeksia primitive thua ti, po ke harruar te pyesesh Edroganin. Per ate, mjeksia arnautase eshte nga me te avancuarat ne rajon… nenkupto brenda territorit te banuar nga shqipfoles.
Premtimi i para gjashte viteve se mjeksia do behej “falas”, ishte si puna e dardhes qe e ka bishtin nga prapa, apo jo i kastruar Fidel?
Prapa fjales “falas” qendronte e fshehur fjala “djegas”. Po te kishim se paku akoma mjeksine e xhaxhit, kjo policja e gjore, e cila nuk e ka kapacitetin per te kuptuar se eshte sakrifikuar per interesa te ngushta meskine s’kishte se pse te perfundonte ne spitalet e edroganit, por fare mire mund te operohej sukseshem ne vend.
Policia e shkrete nuk di asgje pse u sakrifikua…
O njerez te varfer nga shpirti. Po thoni nje fjale te mire per hater te zotit se ju ben mire juve . Jeta ka te papritura.nuk I dihet ….
Doni sali karaxhici bericici qe parate na I vodhi, na armatosi te vrisnim njeri tjetrin e tani theret per lufte.
O njerez te varfer nga shpirti. Po thoni nje fjale te mire per hater te zotit se ju ben mire juve . Jeta ka te papritura.nuk I dihet ….
Doni sali karaxhici bericici qe parate na I vodhi, na armatosi te vrisnim njeri tjetrin e tani theret per lufte.
Te lutemi per kete vajze fisnike qe ka nje detyre fisnike.
Behuni njerez.. FLM
Të shkuara. Shërim sa më shpejtë.
Po mire more shqipe te tredhur, po per ate qe e plagosi nuk keni asgje per te thene? Sa per mjekesine falas, per ata qe ju kane mbetur dy para mend ne rradake eshte shpjeguar qindra here qe eshte pa pagese per qytetarin por parate sigurohen nga buxheti dmth nga taksat e gjithe shqiptareve per te ndihmuar ata qe jane te semure. Me qe ju djeg pse iku ne Turqi e jo diku tjeter, fare e thjeshte, ata ju pergjigjen menjehere kerkeses se qeverise shqiptare, dhe per t’ju heq sikletin, Turqia ka shume spitale te nivelit perendimor me mjeke shume te mire te specializuar ne Europe dhe Amerike.
Kam per te thene o prizem dhe me beso (Kam qene oficer policie) Nuk duhen vendosur vajza police perballe protestuesve te egersuar e aq me keq pa paisje mbrojtese!!!!!!! Keshtu , ne fillim ti vihen hekurat drejtuesve te policise e me pas agresorit qe hodhi shashken e plagosi punonjesen e policise. Ja pra me beso, kjo eshte e verteta e PESHUAR DREJT!!!
Rama je nje udheheqes i vertete dhe njeri i vertete edhe ne takim dukesh qe je i tille.te uroj gezuar festat e fund vitit.Ina me beri pershtypje goxha vajze.I uroj rehabilitim te plote.Vajze per koken e vajzes.Gjithe te mirat goce.
Plasi Propaganda dhe ktej!