Kreu i PS-së, Edi Rama, prezantoi sot një prurje të re në garën për zgjedhjet e qershorit. Ilirian Celibashi, ish-kreu i KQZ-së disa vite më parë, do të jetë kandidat për deputet në Fier, nën siglën e PS-së. Gjatë prezantimit të tij, Rama tha se Celibashi është një vlerë e shtuar që i bashkohet skuadrës fituese të socialistëve. “Është një vlerë e shtuar dhe e granatuar morale profesionale dhe qytetare për parlamentin e ri që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Një skuadër me njerëz që janë këtu jo për të fituar duke përfituar, por për të dhënë në rrugën e një fitoreje nga e cila do të fitojnë çdo socialist, demokrat apo pa parti, çdo njeri që kërkon që në shoqërinë tonë konkurenca për të të jetë e garantuar dhe vlerësimi të bëhet sipas meritës”, tha Rama.
Ndërsa Celibashi u shpreh se shqiptarët duhet të votojnë alternativën socialiste si alternative më e mirë qeverisëse që do të rilindë Shqipërinë.
“Ftesa nga PS dhe miq të mitë më ka ardhur shumë pëpara zgjedhjeve. Më parë e kam refuzuar, po tani është rasti që gjithsecili që mendon se ka kapacitet për të dhënë kontribut për të përmirësuar Shqipërinë, të anagazhohet poltitkish. Përcjell në mënyrë modeste mesazhin që shqiptarët të votojnë pa asnjë lloj hezitimi alternativën socialiste, si më e mira për të qeverisur vendin në katër vitet e ardhshme. Pas këtij tranzicioni të gjatë , programi qeverisë i PS-së do të sjellë stabilitetin politik, paqen dhe mirëqenien sociale”, tha Celibashi.
Nje zgjedhje e mire
Perfekt! Celibashi nje profesionist dhe njeri i shkelqyer, lum kush e ka mik ne kete konsumizmi
Perfekt! Celibashi nje profesionist dhe njeri i shkelqyer, lum kush e ka mik ne kete bote konsumizmi
qelibashi tregoi vetem nje pjese te mos sinqeritetit te ti,pjesen tjeter do e vertetoje koha,si per te gjith te tjeret,ti sherbesh edi rames i cili as vetes nuk ja mban fjalen eshte ……………..