Rama prezanton në Prishtinë idenë e “të ardhmes pa kufi”

redaktor

Kryeministri i sapo ardhur në këtë detyrë, Edi Rama, ka zgjedhur ditën e parë të punës se tij për të vizituar Kosovën. Ai nuk e ka quajtur këtë si vizitën e parë jashtë shtetit, duke e lenë të nënkuptuar që Kosovën e konsideron si pjesë të hapësirës së brendshme.

Ai është pritur në Prishtinë me një ceremoni të veçantë shtetërore, ka takuar homologun e tij Hashim Thaçi, Presidenten Jahjaga, kryetarin e Kuvendit Krasniqin dhe ju është drejtuar me një fjalë rasti deputeteve të Kuvendit të Kosovës. Gjatë të premtes ai pritet të bëjë homazhe edhe në varrin e Komandantit legjendar, Adem Jashari dhe pritet të takohet me anëtarët e kësaj familje.

Në adresimin e tij para deputeteve të Kuvendit të Kosovës, shprehu zotimin e tij të plotë për bashkëpunim të ngushtë me Kosovën.

Ai tha se vjen në Kosovë duke admiruar secilën protagonist të ngjarjeve të mëdha në Kosovë. Kryeministri i Shqipërisë u shpreh se pret me padurim mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës që do të mbahet në nëntor dhe miratimin e agjendës konkrete të hapësirës shqiptare pa kufi.

“Kufirin mes shteteve tona nuk e shoh si një vijë mes dy shteteve. Kufiri ishte i djeshëm, e ardhmja s’ka kufi”, ka thanë Rama.

Ky i fundit ka pohuar se vizita e tij në Kosovë si kryeministër i Shqipërisë është një kapitull i ri bashkëpunimi për të quar përpara procesin e harmonizimit të interesave të përbashkëta, në funksion të mirëqenies së shqiptarëve. Rama paralajmëroi edhe mbledhje të përbashkëta të dy qeverive.

Ai duke iu përgjigjur gazetarëve në pyetjet për gjendjen e shqiptarëve në rajon dhe për marrëdhëniet e fundit Kosovë-Maqedoni dhe Shqipëri-Greqi, tha se politika e jashtme shqiptare do te ndjek kursin ‘zero probleme me të gjithë fqinjët’.

“Ne do të bëjmë çmos që të garantojmë dinjitet dhe respekt të të gjithë shqiptarëve në rajon. Unë nuk besoj as tek politika e kundërvënieve as tek peri i lëshuar shumë. Me sa jam në gjendje të shoh në rajon e vërteta është ndryshe. Për shqiptarët është momenti më i mirë i historisë dhe jetës së tyre në rajon”, ka theksuar  Rama.

Ai është shprehur shqiptarët nuk kanë lëshuar aq shumë pe, por janë duke mbledhur përditë frytet e një mençurie, vizioni dhe modeli të marrëdhënieve me të tjerët, që është për të admiruar. Ai tha se historia do ta shënojë si orë të mirë të shqiptarëve. “Ne kemi rënë dakord që të fillojmë procesin e qeverisjes strategjike që do të thotë që qëllimet dhe objektivat do të përcaktohen në mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive, ku çdo ministër do të jap llogari për projektet e përbashkëta”, ka thënë ai.

Kryeministri i Shqipërisë tha se Kosovën e sheh si një shtet pesëvjeçar që ka çka ta mësojë Shqipërinë që 100 vjet shtet. Ai tha se Kosovën e sheh si një hapësirë ku demokracia funksionon më mirë se në Shqipëri. Rama ka folur edhe për marrëveshjet Kosovë-Serbi, duke thënë se kanë mbyllur historinë e përgjakshme.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se ka informuar kryeministrin Rama për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Ai tha se pret vazhdimin e ndihmës së Shqipërisë në të gjitha çështjet, duke përfshirë edhe procesin e njohjeve të reja.  Thaçi tha se do të punojnë maksimalisht në frymën evropiane, për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në rajon. Ai foli edhe për pozitën e shqiptarëve në rajon, duke thënë se nuk janë të diskriminuar, por mirë të afirmuar. Sipas tij, duhet të shihen proceset para 15 viteve, për të parë procesin dhe afirmimin e shqiptarëve në rajon. Kreu i ekzekutivit të Kosovës potencoi edhe rëndësinë që Kosova të kyçet në rrjetin e gazsjellësit TAP.

Në pyetjet e gazetarëve për Thaçin se kryeministrin e Shqipërisë po e quan mik ndërsa kryeministrin e Turqisë vëlla, kreu i ekzekutivit të Kosovës i iki përgjigjes duke folur për miqësitë e hershme me Ramën.

Ndërsa për këtë u përgjigj edhe vetë Rama, duke thënë se e ka mik e vëlla, prandaj edhe vëllai i Thaçit (Erdogani) është edhe vëlla i im, tha duke u qeshur Edi Rama. “Vëllai i vëllait tim është vëllai im”, tha Rama

Ndërsa Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka pohuar se Kosova dhe Shqipëria kanë bërë progres të konsiderueshëm dhe kanë të gjitha mundësitë për të vënë në pah vlerat më të mira, duke pasur mbështetjen e pakursyer të SHBA-ve dhe BE-së. Ajo këto komente i bëri pas takimit me kryeministrin Rama.

Jahjaga theksoi se është detyrë e liderëve të vendit të ofrojnë platforma politike dhe programe të zhvillimit, që synojnë përparimin e vendit, të cilat gjejnë përkrahjen e popullit ndaj vizionit dhe zbatimit të tyre.

Presidentja Jahjaga shprehu rëndësinë e projekteve të përbashkëta në shfrytëzimin e resurseve natyrore të të dyja vendeve dhe në plan rajonal, duke theksuar se “zotërojmë një potencial të rëndësishëm, rininë, nevojën e jetësimit të ëndrrave të tyre dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre konkrete në zhvillimin e dy vendeve tona”./IliriaEdi Rama_Atifete JahjagaEdi Rama_Jakup KrasniqiEdi Rama ne Kuvendin e KosovesEdi Rama_Hashim Thaçi 1Edi Rama_Hashim ThaçiEdi Rama_Hashim Thaçi 3Edi Rama_Hashim Thaçi 3

Share This Article
5 Comments
  • Duke konsideruar vetem pamjen, nuk di te them sa kemi fituar si shtet me Ramen. Kemi dike te prezantueshem te pakten. Te pakten mban era njeri!!
    Ku ishim katandisur; na prezantonte ne bote nje njeri qe s’denjoi burre shteti apo kancelari e huaj t’i jape doren apo t’i beje nje ftese. Normal, ku do perendimi njerez primitiv. Ata duan te pasurohen jo te varferohen.

  • |Ai duke iu përgjigjur gazetarëve në pyetjet për gjendjen e shqiptarëve në rajon dhe për marrëdhëniet e fundit Kosovë-Maqedoni dhe Shqipëri-Greqi, tha se politika e jashtme shqiptare do te ndjek kursin ‘zero probleme me të gjithë fqinjët’.

    lkiarte,,, ska pse na habit asge,,,,por ne pyete kan:,,,,,,si do te behet bashkini e kosoven thiesht se iane shqiptare,,,,,po pse po edhe epiriotet te bashkohen??????? nyk cditen yshtrinet greke ne kyfi ne tanke dhe helikoptere,,,,,

  • Z. “Palush Dukagjini”. Keni thëne njé te verteté te madhe- “..mbante era njeri”. Shume e bukur. Çka nenkupton qartë se ata që na kanë prezantuar deri tani nëpër botë nuk e kanë pasur këtë “erë”! Sigurisht qe kanë pasur atë te kafshës apo jo? N.q.s e kini dhe këtë nenkuptim jam plotësisht dakord me ju. Nderime?

  • VR! Z. “Palush Dukagjini”. Keni thëne njé te verteté te madhe- “..mbante era njeri”. Shume e bukur. Çka nenkupton qartë se ata që na kanë prezantuar deri tani nëpër botë nuk e kanë pasur këtë “erë”! Sigurisht qe kanë pasur atë te kafshës apo jo? N.q.s e kini dhe këtë nenkuptim jam plotësisht dakord me ju. Nderime?

  • Me këto farë fqinjësh që kemi zor se mund të bëhet politikë me zero probleme.Sa kohë që do të kemi Janllatosin, kalin e trojës brënda Shqipëria do të ketë telashe me votio-epiriotët.Sa kohë qi serbët nuk e pranojnë Kosovën si mund të kesh marëdhënje me zero-probleme?Kjo duket si deklaratat që bënte Berisha në fillimet e qeverisjes ‘zero tolerancë korrupsionit në Shqipëri’.
    Shpesh dëshirat idealiste janë larg realiteteve fizike.Po mjaftohemi me nji kahje pozitive të kësaj qasje.Ishalla realizohet në përqindje të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *