Partia Socialiste ka prezantuar sot në Shkodër programin “Për një Rilindje Shqiptare”. Kryesocialisti Edi Rama tha gjatë fjalës së tij para të pranishmëve se një kapitull i veçantë i këtij programi i është kushtuar gruas.
Rama tha se ka ardhur koha për të marrë një angazhim konkret për 50% gra këshilltare në bashki dhe komuna. Rama u shpreh se kjo është plotësisht e mundur. “PS është sot me numrin më të madh të deputeteve në Parlamentin shqiptar, në legjislaturën që vjen PS do ta shtojë numrin e tyre”, tha ai. Më tej, kreu i PS-së ironizoi nivelin e ulët të përfaqësimit të femrave në qeveri, duke u shprehur se “duke lënë vetëm një grua në një qeveri me burra, bëhet edhe ajo burrë”.
“Ne socialistët e kemi pasur prej kohësh barazinë në përfaqësim. Por nuk mjafton kaq. Duhet që edhe në punë, mes meshkujve dhe femrave të ketë barazi. Zotimi ynë është që të shtojmë numrin e grave dhe vajzave në përfaqësim, administratë dhe sipërmarrje. Një tjetër problem mbetet papunësia. Ajo është një ndër objektivat tona të mirëqeverisjes pas 23 qershorit”, tha Rama.
Mimi Kodheli
Paga mesatare e një gruaje 17.63 për qind më e ulët se një burri. Ne angazhohemi për të rritur punësimin femëror, duke u krijuar lehtësi të gjitha bizneseve që punësojnë gra dhe vajza. Sot më së shumti situatën e vuajnë gratë dhe vajzat e reja. Çdo vajzë mbi 20 vjeç me ardhjen në pushtet të PS do të marrë trajnim falas për gjashtë muaj. Shumë gra të pasiguruara nuk marrin shërbime shëndetësore pasi nuk janë të mbuluara nga sigurimet. Ne do të
Keti Bazhdari
Frymë të re biznesit në Shqipëri është biznesi fason. Në pjesën më të madhe të rasteve, kushtet janë plotësuar, por ka nevojë për plotësimin e legjislacionit.
Lindita Nikolli
Ne kemi studiuar degën që do të ndiqnim, por nuk patëm asnjë lloj edukimi për zgjedhjen e karrierës. Për herë të parë, PS në programin e saj për arsimin shikon sesi kurrikulat jo vetëm që do të adresojnë perspektivë gjinore, por do të skalisë perspektivën gjinore.
Eglantina Gjermeni
Dhuna në nivele alarmante. Gratë dhe vajzat janë subjekt diskriminimi në familje dhe është pafuqia e shtetit për të parandaluar. Për PS, parandalimi i këtyre rasteve është përqasja kryesore. Rritja e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje, pagë e barabartë për punë të barabartë, luftimi i kulturës së pandëshkueshmërisë etj janë në fakt pjesë e strategjisë së parandalimit.
Kane evoluar gjerat, dmth ngjyrat!
Dikur e kishim te Kuqe Flake, sfondin, background-in dhe te Ardhmen!
Na u duk ca kohe se po behej BLU, por tashme po serviret PINK!
Lume ne per Njeriun e Ri!