Reforma në pensione, e cila pritet të hyjë në fuqi në datën 1 janar 2014 merr në konsideratë dy opsione për ndryshimin e skemës aktuale. Gjithçka është prezantuar nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, i cili shpjegoi në detaje dy formulat e përllogaritjes. Dokumenti u prezantua edhe në prani të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se qeveria po ndërhyn tani për të mos lënë pa pension asnjë të moshuar nesër. E përbashkëta e të dy opsioneve është pensioni social, i cili do të përfitohet nga personat që kanë mbushur moshën 70 vjeç e që nuk kanë asnjë të ardhur tjetër, ndonëse nuk kanë derdhur kontribute. Gjithashtu, për ta përfituar këtë pagesë, e cila për vitin 2015 do të jetë në masën e 6646 lekë, personat duhet që 5 vitet e fundit të kenë qenë rezidentë në Shqipëri. Në vitet në vijim kjo masë do të indeksohet çdo vit me inflacionin. Një tjetër pikë e përbashkët e të dy formulave të propozuara janë skemat suplementare, skemat profesionale dhe fondet private.
Formula 1
Sipas formulës së opsionit të parë, masa e pensionit mujor do të jetë e barabartë me pensionin social plus shtesën, e cila do të jetë e barabartë me 1% të bazës së vlerësueshme për çdo vit të siguruar. Kjo bazë përfaqëson raportin e kontributeve mesatare në vitin aktual me kontributet mesatare të viteve të mëparshme. “Këtu kemi një ndryshim thelbësor. Me skemën aktuale, për të përfituar një pension të pjesshëm duhet të kesh 15 vite të siguruara, ndërsa për të përfituar një pension të plotë duhet të kesh 35 vite të siguruara. Sipas opsionit të parë të propozuar, nuk do të ketë më pensione të pjesshme apo pensione të plota. Periudha minimale e sigurimit për të përfituar pension do vazhdojë të mbetet 15 vjet, por ndryshimi është se nuk do të ketë më periudhë maksimale sigurimi. Kështu, pensioni do jetë pension social plus 1% të çdo viti, nëse janë 20 vite të siguruara do të jetë 1% të 20 viteve e nëse janë 40 vite të siguruara do të jetë 1% e 40 viteve. Sa më shumë të kontribuojë një qytetar, aq më i lartë do të jetë pensioni”, shpjegoi Veliaj. Gjithashtu, ministri shpjegoi edhe rritjen e moshës së daljes në pension, ndërsa theksoi se do të ketë një barazim mes pensioneve të fshatit dhe atyre të qytetit. “Mosha e pensionit do të rritet me dy muaj në vit për gratë duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032. Më pas do të rritet mosha e burrave dhe grave bashkë për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056. Nuk ka më kuptim që të kemi dy skema paralele, një për fshatin e një për qytetin. Deri më sot, të vetëpunësuarit në bujqësi kanë derdhur shumë më pak kontribute se të vetëpunësuarit në qytet, ndërkohë që marrin një pension thuajse të barabartë me ta. Në dy vitet e ardhshme kontributet e fshatit do të barazohen me kontributet e të vetëpunësuarve në qytet”, tha Veliaj.
Formula 2
Opsioni i dytë konsiston në një reformim rrënjësor duke shkuar drejt llogarive nocionale. Sipas këtij opsioni, kontributi i çdo individi regjistrohet si kapital që akumulohet dhe atij i caktohet një normë interesi që lidhet me rritjen e pagave në shkallë vendi. Kur individi del në pension, shuma agregate e kapitalit të akumuluar plus fitimit të mbledhur si rezultat i aplikimit të normës nocionale të interesit pjesëtohen me jetëgjatësinë mesatare të individit në moshën e daljes në pension dhe japin pensionin vjetor. “Sipas opsionit 2, të gjithë individët që kanë filluar punë pas 1 janarit 1994 do të kalojnë në skemën e llogarive nocionale. Të gjithë ata që kanë filluar punë para vitit 1994 do të vazhdojnë në skemën aktuale të reformuar sipas opsionit 1”, shpjegoi ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
7 Comments

Po per ate qe e zuri tavani 41 vjet sot me 14.000 leke ne muaj penson syt nga tavani do i mbaje !!!!!!!!!!
Nuk shpjegoj qarte,duhet me shume sqarime.Edhe futet ne fuqi edhe nuk futet,edhe perfitoj edhe nuk ka ndryshime
K/Ministri e Ministri te na thone:Ne keto 4 vjet,vit-per vit a do ket rrtje pensioesh?A do zbatohet statusi i ushtarakut sipas Gj.Kushtetuse qe anulloi Sulltan Saliu?.Eshte premtuar rritje rrogash e pensionesh,kujdes me premtimet se Sali-Basha po ju pergjon dhe populli po ju vezhgon.
O Edi !
Fol troc e hapur, se na cmende me keto karagjozlleqe. Sa do paguajne ata qe jane te siguruar, sa do na mbahet nga rroga? Se taksen per sigurimet ty dhe cdo bos privat do ta ndalni nga rroga e punetorit, nuk i heq nga xhepi yt as ty e as bosi.
Se mos na e ben dhe ty si Sala qe ne letra, per te mbajtur sa me shume taksa e tatime e quante rrogen minimale 300 mije leke dhe ne na mbaheshin tatimet e taksat per 300 mije. Ne fund, ne xhep merrnim 140-150 mije.
Kur do hapesh vendet e reja te punes, se qe te mendojme per pensionin duhet te punojme?
Vajtem 1 vit qe te degjojme ty. Deri tani borxhin qe te dha FMN-ja e moren firmat per borxhet e Sales. Gjasme firmat do hapnin pune, por ato i moren dhe paguan kredite qe kishin mare ne banka, aktivitetin e mbyllen dhe me familjet e tyre iken jashte shtetit te jetojne ne Itali, Zvicer, Austri, Gjermani, Amerike, etj, deri sa te rregullohet gjendja ketu. Jo po do rrijne te q..jne koken me karragjozlleqet e Sales, te Ilir Metes, dhe me ty e me mua ketu ne Shqiperi.
Ketu kemi mbetur ne PABUKSAT dhe deputetet e PS-se qe duan te bejne ndonje lek.
Shyqyr qe nga lufta per rend e siguri qe eshte disi me mire, por nga ana ekonomike po shkojme poshte e me poshte.
Dhe nje keshille, boll bere budallalleqe me mbledhje te “Salla e Kuqe”, apo duke imituar lideret perendimore pa tavolina e presidiume, me karrige teke rrutulluese, etj. se te gjithe e dime qe ty s’te lidh gje me lideret demokrate, ty je pionier i monokratizmit, me keq nga Sala (heq ke do, merr ke te do by…), ben ministre, deputete e drejtoresha femra se atyre u bertet e qajne ndersa me Blushin nuk te shkon se te thote “MOS I FOL SHOFERIT, SE NUK KA KOHE”, etj
Tung Edo dhe “VENI MEND FIZKULTUUURES”, tho i famshmi Behar Mera.
Pensione kafshesh.
Edi, pyete nenen tende nese mund te jetoje ajo, njeri normal-demokrat, me nje te tille pseudo-pension.
Berisha nuk i’u pergjigj, sa mesiper, me skuzimin se nena i kishte vdekur – fatkeqesisht.
Pra, Berisha ja hodhi bythes me kete pergjigje. Po ti z. Rama – pa llogaritur adoleshtet “E. Veliaj and Co” – ku po vete? Turma – eshte eshte koncept i kurves ne numurin shumes. A’ me kuptove?
Pirdh pirdh o Edi se edhe pak dhe nuk do pjerdhi me askush per ty.
Rama u angazhua se do anulloje gjithe vendimet e paligjeshme te qeverise Berisha.Per anullimin e vendimit qe pergjysmoi pensionet e ushtarakeve dhe I ktheu ata ne debitore ku e ka premtimin.Mos pret qe ti marre voten edhe ne zgjedhjet locale duke I mashtruar?