Sot kryeministri Edi Rama do të prezantojë programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme, ndërsa do të votohet edhe kabineti i ri pas dekretit nga Presidenti Meta.
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë mbledhur grupet e tyre parlamentare.
Kjo mbledhje e grupeve të PD dhe LSI ndodh rreth 1 orë përpara fillimit të seancës parlamentare. Megjithatë nuk janë bërë të ditura detaje në lidhje me mbledhjet.
Në seancën e sotme plenare pritet debat i fortë nga opozita pas prezantimit të programit të ri nga kryeministri.
Seanca e parë u mbyll pa debat në sallë sikur e parashikonte rregullorja duke lënë gjithçka për sot.
PS fitoi në zgjedhjet e 25 qershorit, 74 mandate duke formuar e vetme qeverinë për mandatin e dytë.
KABINETI QEVERITAR “RAMA 2”
Kryeministër Edi Rama
Zv/ kryeministre Senida Mesi
Ministër i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko
Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrëseve Sonila Qato
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati
Ministria e Brendshme Fatmir Xhafaj
Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka
Ministria e Drejtësisë Etilda Gjoni
Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro
Ministria e Financave, Ekonomisë e Punës Arben Ahemtaj
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla
Ministria e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social Ogerta Manastirliu
Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi

ky do te beje shtet .
ja programi .
do te marre leka borxh te rregulloje zyren .
do te hape 300’000 vende pune ,
ku nga gezimi i ketij lajmi gjysma e popullit kerkon azil ne gjermani .
shendetesi falas ,
shisni veshken e majte , te sheroni veshken e djathte .
vetingu i drejtesis
hajdutet e pulave dhe te korrentit ne burg .
kurse Fullanet i dekoron .
dhe nuk pushon se eshte duke bere shtet , me fukarenjte .
trim me te dobtet e dhjaks me te fortet .
i vetmi sukses i 27 politik , jane inagurimi i rrugeve nga 6 here e njejta rruge .
do te vazhdojme privatizimet ,
keshtu popullit do ti lene vetem Kokrat ti mbjne me dore.
i ka dale boja e kallaje kesaj politike .