Rama pritet nga kryeministri grek Mitsotakis në Athinë, ja për çfarë diskutuan

Ornela

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama u takua sot në Athinë me homologun grek Kyriakos Mitsotakis.

Pas takimit me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias, Rama në axhendën e tij si takim të dytë zyrtar kishte kryeministrin Mitsotakis.

Me Dendian Rama bisedoi për marrëdhëniet dypalëshe, perspektivën e Shqipërisë në BE si edhe zhvillimet në rajon.

Ndërkohë në takimin me Mitsotakis mes të tjerash bëhet e ditur se në fokus të bisedimeve ka qenë dekreti presidencial i Greqisë për zgjerimin e zonës detare.

Po ashtu bëhet e ditur se edhe pala greke tha se “kemi një qasje të re me largpamësi dhe pozitive”.  Të dy palët janë të vendosura të çojnë edhe më para procesin e bashkëpunimit.

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *