Mazhoranca dhe Presidenti nuk bien dakord për kandidaturën e parë që u propozua për të zëvendësuar Guvernatorin e larguar të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.
Sipas gazetës “Panorama”, Kryeminsitri i ka propozuar Nishanit emrin e ish-guvernatorit të Bankës së Argjentinës dhe një prej ekonomistëve të njohur botërorë, Mario J. Blejer.
Por kreu i shtetit, siç është shprehur edhe publikisht, e ka refuzuar këtë kandidaturë duke parashtruar dy argumente.
Sipas tij, ligji i Bankës së Shqipërisë i viti 1997 flet qartë se anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të jenë me shtetësi shqiptare.
Ndërsa argumenti i dytë, sipas Presidentit, është se edhe nëse legjislacioni nuk do të ishte pengesë, ai është për një kandidaturë shqiptare dhe jo të huaj. /E.K

Jam me Edin gjithe jeten…….por mund te besoj qe nje shqiptar te zotin ne kete fushe nuk e gjen , por ,te lutem shume …….mos me thuaj qe nuk ka ndonje amerikan, anglez, gjerman apo edhe italian te afte edhe te besueshem ……..????