Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar mbrëmjen e së enjtes në “Opinion” arsyen përse Shqipëria ka naftën me çmimin më të shtrenjtë në rajon.
“Më lejoni tani t’ju them diçka për këtë të karburantit, se e dëgjoj edhe e dëgjoj. Kur ne vendosëm taksën e karburantit, ishin në ato momente kur paraardhësi im përsëriste pa pushim, se ju pret fati i Greqisë, sepse ai e dinte çfarë grope kishte lënë.
Shqipëria e vitit 2013 rrezikonte të mos jepte rrogat dhe pensionet. Thirrëm FMN dhe u ulëm për të rimarrë në dorë frenat e ekonomisë, çfarë gjykuam? FMN na tha duhet të ulni rrogat dhe pensionet, ne u thamë kjo nuk bëhet. FMN na tha duhet të rrisni taksat, sepse ku do i gjejmë lekët.
Duke i parë me kujdes të gjitha ato mundësi që kishim dhe duke përfituar nga fillimi i rënies së çmimit të naftës, ne e pamë më të arsyeshme që të taksojmë ata që duke qenë përdorues makinash dhe ndotës më të mëdhenj, mund të merrnin më shumë barrë”, tha Rama duke shpjeguar se taksa e qarkullimit nuk kishte lidhje direkte dhe vetëm me mirëmbajtjen e rrugëve, por edhe me mbylljen e gropës në buxhet, që sipas tij kishte lënë qeveria e mëparshme.
“Jam shumë dakord, sot nafta në Shqipëri ka një çmim që është më i lartë se në vendet e rajonit, ka dy arsye: e para sepse ose do të taksojmë atje, ose diku tjetër. Ne nuk kemi dashur të taksojmë diku tjetër dhe kemi ulur taksat për 97 për qind të shqiptarëve, i kemi ulur taksat dhe nga ana tjetër nafta në fillim të vitit 2013 ka qenë 1920 lekë, sot varion 1700-1750”.
o.j/dita

Bej loje fjalesh sa te duash e lerja fajet paradhesit tend sa te rrish ne pushtet …hic mos puno vec rri e qaju si grate e keqia pa ndryshuar gje prej gjeje….sshpronso pasaniket dmth duke filluar nga vetja e rregullo hallet e popullit se te ka pelqyer te jesh kryeminister …aty nuk je vetem per tu pasuruar per vete idiot, mashtrues
Shqiperia ka nje borxh te madh fal 2 qeverive PD-PS
Dhe rruget duhet te mir-mbahen .
Por nuk eshte justifikim qe Rama te pajtoj Oligarket ti ven taksa fitim-prurese rrugeve te popullit ,..kur shteti eshte i mbytur ne borxh.
Kur fare mir shteti mund te bente nje taks emergjence per mirmbajtjen e rrugeve sidomos per kamionet qe prishin rruget,…pa-nevojen e Oligarkeve qe cdo veprim i tyre varet tek fitimi.
Shteti nuk mbahet me justifikime dhe ndjesi apo duke ngren fjalet….kjo qe ben Rama eshte deshtim.
Neqoftese vullneti i mir qendron ne nje qeveri,..un besoj qe populli Shqiptar kontribon.
Por Rama ka abuzuar me te ardhurat nga Taks-paguesit….dhe besimi ka ren.
Rama dhe populli qahen per koncesionaret qe kan zaptuar shtetin ,.si Rinasi me biletat,.porti i Durrsit,apo kompanit si Baker te naftes.
Me sa mend ne kok i jep rrugen e popullit me koncesion 30 vjecar,..taksim permbi taksim.
Dhe cdo kontribut nga populli i kthehet koncesionarit ne fitim….pra vetem koncesionari fito,..sherbimet e koncesionareve dihet si gjithmon.
Ram je i pa-afte te qeverises,dhe keshilltaret e tu jan ose te korruptuar ose analfabet
O Dibrani pse duhet te paguaj dhe une qe jam nga Berati dhe nuk kaloj asnjehere ne ate rruge ?
Paguan per mirmbajtjen e asaj rruge ai qe kalon dhe e demton ate rruge. Sa ? Ky eshte problem i diskutushem. Gjithesesi duhen bere dhe rruget paralele per ata qe nuk duan te paguajne.
Niick @ me beso te kuptoj qart ,.per ate qe the ,..qe ti nga Berati nuk te lidh ajo rrug ,..dhe nuk e sheh te arsyshme qe te ndershkohesh nga taksa emrgjence mirmbajtje.
Problemi qendron se cfar po ndodh ne Kukes eshte eksperiment,..qe perben precedent…dhe me keq akoma eshte fitim-prures per oligarket..dhe nuk ka lidhje fare per mir-mbajtjen,. por thjesht zaptim rrugesh per perfitime vetjake,..ngaqe nuk ka mbetur gje ne kete vend….tani duan te rrjepin popullin.
Cila do te pelqente ty nje taks emergjence per 1 deri ne 2 vite ,.. me nje shum vjetore prej 50€ dhe ne ulje ne vitet pas per gjith mirmbajtjen e rrugeve.
Apo 10-8 € nisje-ardhje Berat – Tiran mos harro se po ike ne Durres tarifa dublikohet dhe rendon xhepin tend brenda dites,…Po ike ne Fier-Vlor perseritet tarifa,…po frekuentove Himaren -Saranden -Korcen – Gjirokstren e tjer
Ti mund te kesh raste qe mund ti shpenzosh 50€ plus prenda dites me traun .
50€ ne vit qe un propozova si emergjente per 1 vit ose 2 vite ,..nuk eshte asgje per mirmbajtjen e rruges.
Me traun (pay as you go ) ndoshta po kurseve mund te harxhosh rreth 700€ ne vit minimumi po pranove traun …ky eshte fakt ,..kjo bazuar vetem po dole nga Berati 5-6 here ne muaj
Pra kesaj i thon izolim dhe perfitim per oligarket
Ketij njeriu vetem nje qenie tjeter ia kalon si i pacipe ne genjeshtrat:
Vetem Erion Veliaj!
Ai perdite ben per-urime!
Do vije nje dite qe do peruroje te peruruarat e…uruara!
Rama, edhe pranon se cmimi eshte me i larti, por ne fund e nxjerre se e ka me te ulur se Sahliu!
Zoti Rama , te gjitheve ju mazhorance dhe opozite prej me shume se dy degatash , furnizoheni per mjetet (makinat tuaja ) me karburant ,nga rafineria e naftes ne Austri Kurse per popullin ??.Nuk po ju kuptojme ,ju ” ziheni e kacafyteni ” ne parlament me njeri tjetrin ,por kete problem ,pse nuk e ngrini, te pakten ai Bracja se eshte ” i paster dhe trim”?Sa per cilesine e karburantit , qe i servirni popullit eshte mizerabel jashte standartit ,dua tju them : Cmimi i larte dhe cilesia jashte standartit ,sjell dy here fitime ne arken e shtetit ,besoj ,kjo eshte me se e vertete dhe llogjike ,se per prishjen e ambjentit as qe behet fjale. ,Tregoju me transparent me popullin .
Beni shume gabim qe permendi gjithmone ,per 5 vite rjesht ,fain e ka Sali largqofti,ai nuk vjen me ne pushtet ,dhe ju keni 5 vite ne pushtet ,nuk ju nderon , ,po i njejti justifikim ,se ulni vehten tuaj .. Cdo kryeminister duhet te flasi me shifra ,ne mos gaboj. Saliu e la borxhin 62 %,kurse ju e keni kapur 74% .Me qe po ngulni kembe per pagesen e autostrades ,qe vetem autostrade nuk eshte , beni prap transparence ta dije populli ,se ju ne vit nga taksat e automjeteve dhe karburanti fitoni 560 milion euro ,kurse ,vetem per vitin e kaluar per mirembajtje te rrugeve ju harxhuat 12 milion euro ,ku matematikisht i bie me pak se 6% i fitimit tuaj .Keto shifra jane te dala nga ju dhe opozita ,ku ju sot duhet ti komentonit me transparencen me te madhe ,tamam si nje burre shteti e jo si ??ku ikin keto para ??.Po ja u perseris komentoni me shifra , se eshte turp per nje kryeminister ,qe flet pa shifra.Po ja u permend , pensionet jane qesharake dhe ne vend numuro ,as edhe nje shtese nga 5 vitet e juaja ne pushtet ???Do ju thonja edhe nje gje tjeter ,pse e thelloni problemin e pronave ,jeni komplet te pa pergjegjshem ,per zhvillimin ekonomik ,tamam komplet sic veproi Larqofti e anti prone , Sali .Eshte komplet fai i te gjitheve politikaneve ,kur denohet shteti shqiptar nga strasbourgu ,dhe fukarenjte poppull paguajne me taksat e tyre milionat ne euro ,dhe i kujt eshte fai ? Kush e mban pergjegjesine , Kur do beheni dreqi ta mari , nje here te pergjegjshem Per kete problem akut ,mbi pronen qe shkelet kushteta ne kete tranzicion post komunist,dhe sinqerisht nuk e kuptoj ,ku ju personalisht trumbetoni per reformen ne drejtesi e Vettingun,habitem ,dhe per kete teme po te rronte Balzaku do bente romanin me te bukur ne bote ?? Dhe me keqeardhje , po thellohet gropa e sketeres ekonomike per popullin shqiptar .,Nuk po ju vjen as edhe nje firme serjoze te investoje ,dhe te futen njerezit ne pune ,dhe fatkeqesisht ,po te iken rinia neper europe .Per kete teme ,jo me shume se dy jave z e nderuar Vlahutin citoi …”MOS SHKUARJA E PRONES PRONAREVE PENGON ZHVILLIMIN EKONOMIK SHQIPTAR DHE ESHTE NJE PADREJTESI BRUTALE ”
Apo keni Manet ,ku i keni vene titullin , se eshte pasaniku me i madh shqiptar ,A e beson njeri kete gje,jo ,e thjeshte pa ironi , per tu verefikuar ??
Ju lexova me kujdes ,dhe kuptoj qe arka shteterore eshte bosh ,por i kujt eshte fai ,gjeheni fajtorin ,dhe ne qofte se nuk e gjeni ,ka te tjere persona qe e gjejne dhe zhvillojne ekonomine ,nuk eshte turp te hapni krahun,per te miren e ketij populli fukara ..
Padrejtesite BRUTALE jane akte kriminale
Rama duhet te pergjigjet nje me nje para Ligjit.
Njelloj si duhet te pergjigjen paraardhesit.
Qeveri e te pa afteve. Do i shtoj komentusit Adih. nje shembull te fresket. Qeveria beri studimin per aplikimin e takses prones. Nje studim nga me te paditurit dhe idjotet. Dakort te vihet taksa e Prones. Taksa te vihet me diferenca. Banesat te mos taksohen vetem nga siperfaqja. Ajo duhet te taksohet nga Vlera qe ka, ajo duhet te taksohet nga vendi ku eshte ndertuar ,ne qytet ,fshat ,mal , bregdet, kushtet rurale etj si jane rreth saj. ,Ka uji e kanalizime atje opo jo. Banesat qe sherbejne per strehimin e familjareve te taksohen me pak se ato qe jepen me qera. Personat qe kane ne pronesi shume ndertesa banimi te taksohen me larte. Zoti Kryeminister rregullo qeverine se i gjen zgjidhjet dhe per te ulur cmimin e karburantit. Takso me shume te pasurit dhe mos i fut ne nje thes. Jep pergjigje pa llogjik. Nq se turisti do vije te harxhoje 1000 Euro ai mund te harxhoje dhe 5 Euro me shume!! thoni ju. JO!! Ti e ke humbur nocjonin e te paguarit se te paguan shteti. Turistet pse do vijne ne Shqiperi kur cmimet jane ne cdo drejtim me te larta :hotelet, ushqimet,,karburanti . Papastertia vetem eshte e ulet. Une kam mendimin e komentusit pare: Nqse te dhimbset populli Shqiptar hape krahun dhe brenda manxhorances gjeni ndonjeri te ditur, te zgjuar dhe te paster qe sakrifikon me pune jo me llafe.Nje njeri qe te ul borxhin e vendit dhe jo ta rris,nje njer qe te mendoj per te rritur nivelin e jeteses popullit, jo nje njeri qe te mendoje ku ti harxhoje leket e popullit. Ju zoti Edi e dhate proven per 5 vjet Nuk dini te punoni nuk keni zemer te gjere per popullin. Nqse do e beni kete mos e lini shtetin ne duart e Bashes Monikes dhe te tjereve.. Ndeime
Popull dembel qe ska kuptuar asgje se cfar eshte kapitalizmi por e duan ate pa taksa si ne socializem.
Kapitalizmi nuk ta merr shpirtin por ja jep vete ate.
KJO ESHTE KONCENTRATE BEFANA,JA THU POR KUJT JA THU!AI SHALEGHJATI VAZHDON E I TREGON POPULLIT PERALLA ?KRYEMINITER QE BENE DEKLARATA SE:ATA MA LANE QEVERINE NE PIKEN E FUNDIT E ME BORXHE TE MEDHA E UNE PO PERPIQEM QE TE GJEJE PARATE E VJEDHURA NGA ATA ,MIRPO ATA OSE TE RREZOJNE NGA KARIKJA ME LEVAT E TYRE PERTEJ ATLANTIKUT OSE TE VRASIN E UNE PO UA MARR POPULLIT QE S’TE THOTE ASGJE E PO KUNDERSHTOI E FUS NE BURG!PSE S’NA THUA ZOTI SHALEGJAT SA ESHTE BORXHI I SHQYPNISE QE PO SHKON JO DREJT DEMOKRACISE POR DREJT SHQYNISE DUKE U NDARE NE VILAJETE KU TOTO LIKET BEJNE ROKADEN DUKE MARRE POSTET ME TE LARTA TE SHTETIT E GRATE E TYRE DUAN TE DJEGIN SHQYPNIN PER TE HUMBUR GJURMET E VJEDHJEVE GJIGANDE !
Shqiperia e Shqiptareve,..jo e oligareve.
Borxhi i madh qe ka Shqiperia te jet kamban alarmi ,…dhe jo dorzim tek oligarket.
Neqoftese nuk din te qeverisesh hap rrug
Populli ta dha voten te qeverisesh me popullin dhe jo me oligarket.
Vetem njerzit e dobet marrin vendime te pa matura ,justifikohen ,kerkojne ndjes,dhe mashtrojne si gjithmon.
Rama 5 vjet qeverisje ke deshtuar
Nuk jam i PD ,..Po ti ke deshtuar
Po shqiperia e shqiptareve,jo e oligarkeve!
Po sa larg jemi prej kesaj!
Te gjith te perpiqemi te luftojm keto lloj politk-berjesh nga establishmenti .
Kam ven re qe populli dal-ngadal po zgjohet dhe po kupton qe partit egzistuse ne Shqiperi jan ne dem te vendit dhe popullit .
Neqoftese nuk luftojme keto parti ky popull do vuaj dekada te tjera
Ta theme Une,Shqiperia e ka naften me te shtrejte se politikat e rendjes pas lekeve te piset dhe pushtetet pa kufi brenda te pa brekeve qe i la dita dhe miljonere qe i beri nata,montuan istitucionin e pandeshkueshmerise,me fuqine e riciklimit te botes se krim-korrupsionit-majozo-ekstremisto-imoralo-politik ne te tre pushtetet, nen moton nga eterit me te ndyre te diktatures komuniste, tek bijte e mostrat nder me te ndyrat ne mes tyre.Ja pra perse nafta jone eshte me e shtrejte.Dhe se fundi Shqiperia do te behet kure Reforma ne Drejtesi,Vettingu dhe ligji i Derimonalizimit te kene prane disidencen se vertet shqiptare qe ta beje ate te punoje jo me hapin e breshkes, por me hapin qe na servira koha dhe na kerkon populli.Teorise ushqe ulkonja dhe shpreso tek klyshte do te thote, bej si theme une,por mos bej si bej une, Nje marri e shkuar marrise,nje krim qe vazhdon, qe nuke duhet toleruar,finacuar apo injoruar ne mbrojte te nje Shqiperie dhe bote te lire e demokratike dhe ne progres njerezor.O sot o kurre shqiptaret e ndershem duket te marrin frenat e te tre pushteteve qe ti thone NDAL riciklmit brenda djallit ne Tiranen zyrtare. Dhe kjo per t’ja zbrazur sa me shpejt xhepat politikaneve te lidhur pazgjithsherisht me boten e krimit e korrupsionit’ gje e cila mundeson t’ja bejme te mundur jeten me te lire e e te sigurte shqiptareve kudo qe jane ne emer te moralit e dinjitetit njerezor.Populli,USA dhe BE nuke duhet ta tolerojne avashllekun ne avancimet e Vettingut e zbatimin e ligjit te Dekriminalizimit.Vettingu te filloje tashme me kryetaret e ish kryetaret e partive politike te Tiranes zyrtare qe montuan pandeshkueshmerine deri me sot,se aty jane cirongat,ata nuke kane ku te shkojne pasi ti pritet frymezimi,kjo mbrojtje nga pushtetet, pra burimi i te gjithe te keqijave jane dhe do mbeten krietaret e ish krietaret shtetdrejtues me mostrat e tyre.Besoni dhe binduni qe populli dhe Zoti t’u meshirojne.
Z.Rama jeni nje pirg me balte qe ka bllokuar rrugen.As denon fajtoret e vjedhjeve miljardere te qeverive te meparshme,as dergon ne prokurori akuzen per grabitjet e Concessioneve miljardere te qeverisjes tende,as e le popullin fukara te punoje i qete,por e mbyt ne taxa rrugesh dhe taxa biznesi.Sado te nxjerre taxa e rruges,nuk i nxjerr dot 140 miljon euro qe i dhe Vilma Nushit per chek-upin,as 300 miljon euro qe i dhe katundarit anonim nga Libofsha per incebneratoret.
Gur gur behet kalaja,por kalate e tua shkermoqen me nje Concession.
Pse nuk e cove ne Prokurori Saliun per gropen qe la ne buxhet?Ku i gjen ti Edi Rama miljardat e concessioneve
TE LUXIT,qe i jep Vilma Nushit dhe ca anonymeve rreckamane?Keto mjaftonin dhe tepronin per te mirembajtur rrugen e kombit.Tani hap rrugen dhe bej zgjedhje brenda Partise Socialiste,qe e ke mare peng.
Ja fut kot se po ta kish lene pa pare Saliu nuk kish modernizuar zyrat e nuk ndertonte salla hartash e salla per party ne kryeministri.
Taksat e Rames favorizojne te pasurin.Psh kush ka shtepi te dyte(ne shqiperi ka dhe me shtepi te 24) duhet te paguaje dyfish takse.Kush ka vile apo apartament pushimesh ne plazh paguan takse te posacme.
Kush nuk banon ne shtepi paguan takse me te larte
Mora vetem nje shembull per te treguar se Rama mendon per shtresen e vet
Zoti Rama, ne e njohim Saliun shume me mire se ty, sepse kusuret e tij i vuajtem gjithe kohes, po ti, cfare ke bere per 5 vjet? Asnje rritje pensioni, apo ke harruar? A e di zoteri, se pensioni i shqiptareve nuk del as per 5 – 6 dite? Cfare jeni duke bere ne kete aspekt, apo si gjithnje, i bie kavallit ne nje vrime? Nje tjeter aspekt i shemtuiar eshte mos zgjidhja e problemit te paisjes se pronareve me dokumentat e prones! Mos dil te ndash vete ato, pasi ka njerez qe paguhen per ate pune. Pse nuk e keni zgjidhur? Zoti Rama, une mendoj qe tu caktosh afat kohor administratoreve te komunave dhe kryetareve te Bashkive qe tu shperndajne letrat te gjithe pronareve, ndryshe, kjo pune nuk ka per tu zgjidhur asnjehere! Ai qe nuk e kryen punen, te largohet, pasi ka te tjere qe e permbushin ate detyrim! Vetem keshtu i ve njerezit ne mengene. Boll eshte abuzuar, megjithese asnje ish kryetar nuk e ka pare deren e qelise. Koha nuk pret! Keshtu nuk mund te vazhdohet me!.
Ik ore mashtrues ordiner, me gjithe ate nafte qe ka nentoka e marinzes, patosit dhe kucoves cmimi I saj duhet te ishte sa ai i ujit. Po ju e taksoni ate per te mbushur xhepat tuaj me aferat tuaja mafioze
Tani eshte bere shume e qarte se vetem kot themi ndonje mendim ne si popull per ecurine e ekonomise shqiptare sepse nuk behen analiza ekonomiko financiare nga specialistet,fonde te pallogaritura shpenzohen per administraten qe eshte super e madhe per shqiperine etj etj populli i thjeshte pret cfar fondesh te teprojne nga shpenzimet qeveritare e dikasteret ne pergjithesi .Drejtimi i qeverise nuk eshte si duhet ne favor te popullit
Ka edhe dy arsye të tjera pse çmimi i naftës në Shqipëri është i lartë. E para është se më parë yaksa e qarkullimit vilej si taksë e veçantë nga drejtoria e përgjithshme e sherbimeve të transportit rrugor (atë që njerëzit e njohin si drejtoria e patentave), por ishte fakt se si shumë të tjera në Shqipëri nuk vilej, ndaj u pa e arsyeshme që të futej në çmimin e karburantit, si mundësi për ta vjelë 100% atë, gjë që u përkthye në rritje çmimi të naftës nga shumë kush dhe për fat të keq nga opozitat e rradhës. E dyta është ‘taksa e karbonit’, ose ndryshe taksa e ndotjes. Shumë shtete këtë e vjelin si taksë të veçantë, ne po për të njëjtën arsye si ajo e qarkullimit, e kemi përfshirë në karburant, pra duke rritur indirekt dhe çmimin e naftës. Kur përdoruesit r rrugës dhe ndotësit e mjedisit i shmangen taksave, çfarë duhet të bëjë qeveria? Jemi vendi me informalitetin më të lartë në Europë dhe kërkojmë shërbimet e shtetit si nga qeveritë e vendeve jo si ne. Të varfërit dhe shërbimet e tjera që qeveria ka për detyrë të ofrojë si arsim e shëndetësi nuk bëhen me fjalë. Buxheti është kontribut i të gjithë qytetarëve sipas ligjit, në rradhë të parë i atyre që fitojnë më shumë nga oasurija kombëtare. Shtet pa taksa nuk ka, por ka shtetas që u shmangen atyre por edhe nëpunës shteti të doganave dhe tatimeve që mbyllin një sy para shkeljeve sigurisht duke përfituar nga ky evazion. Ndaj çdo qeveri, kushdo qoftë ajo, quhet e suksesshme kur modernizon, rregullon dhe realizon më së miri politikën fiskale, duke shëndoshur buxhetin e shtetit, dhr sigurisht duke e administruar atë sa më me përgjfgjësi atë. Se cila qeveri e bën më mirë këtë, le ta gjykojë populli dhe nëse ai gjykon se qeveria ka dështuar apo segmentë të saj janë të korruptuar, ajo rrëzohet dhe duhet të rrëzohet, me mënyra demokratike siç janë dhe zgjedhjet. Tjetër rrugë nuk ka. Çdo gjë tjetër i hap rrugën anarshisë dhe e varfëron popullin më shumë për interesa të çdokujt që fshihet mbas populizmit, por jo për interesa të popullit. Mendoj se sot elektorati në shumicë është kaq i aftë se ku i pikon çatia. Qeverisë kur gabon, ose punon keq, padyshim do t’ i tregohet vendi , nëse alternativat e tjera qeverisëse, që i shpalos opozita, do të jenë bindëse. Ndryshe kësaj qeveria i shtohen e nuk i pakësohen ditët.
Shume drejt po me ke flet? Pothuajse te gjith komentusit bejne pjese ke tifozeria politike jo ke elektorati