Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kosovë për 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ku ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të mbajtur dje në Kuvend dhe në darkën e shtruar për trupin diplomatik.
E me sa duket festa me vëllezërit kosovarë vazhdon ende për shefin e qeverisë shqiptare.
Në një nga këto momente, kryeministri ka takuar edhe kampionen kosovare të xhudos në botë, Majlinda Kelmendi, me të cilën ka bërë edhe një foto.
Xhudistja ka pozuar me dy gishta, simboli i demokratëve në Shqipëri dhe i Lidhjes Demokratike në Kosovë.
Ndoshta kryeministri ka dashur të japë një mesazh një ditë para protestës së opozitës…


Majlinda mos na zhgenje , sqarohu qe e ke vetem per partine kosovare…
Rama i do demokratet, por keta te fundit kane alergji ndaj Rames…dhe alergjiket duan sa me pare rrezimin e kryeministrit, se u be kohe, qe ”u hane duarte” per pune, duke bere çmos, per te zena karriken e humbur kater vjet me pare.
Neser eshte dita e demonstrates se madhe te dygishtasve, eshte dita e riciklimit te fyerjeve, sharjeve, dhunes, e ngjirjeve per largimin e Rames, per zgjedhje ”te lira” pa Ramen, per rrezimin e qeverise, dhe mungeses se qytetarise…
Neser eshte ”dita e madhe” e tortes se famshme qe beri luli,me leket e popullit dhe ua dha qenve… -O njerez, e harruat?
Keto gjera dine te bejne dygishtasit. Klikoni dhe rishikoni torten e shtruar nga luli tek ish Pallati i Kultures dhe pastaj….yxhym pas lulit!
Rishikojeni ate skene dhe skenat e te enjteve, kur ka seance parlamentare…pas ketyre skenave fshihen organizatoret me ne krye lulin dhe salen.