Një bujtinë është gati të hapë dyert së shpejt në Berat për të mikpritur vizitorët. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin e tij social ‘Facebook’ pamje nga bujtina e cila ndodhet vetëm 10 km nga qyteti, në fshatin Fushë-Peshtan.
Rama tregon se kjo bujtinë fillimisht ka qenë një biznes i vogël familjar, por me ndihmën e AZHBR-së është zgjeruar.
“ Një tjetër bujtinë e bukur gati të hapë dyert së shpejti në Beratin 2 mijë vjeçar. Vetëm 10 km nga qyteti, në fshatin Fushë Peshtan, ndodhet “Kantina Pupa”, deri dje një biznes i vogël familjar, i cili me ndihmën e qeverisë përmes AZHBR, sot është zgjeruar me 20 hektar vreshta rrush autokton, 1000 rrënjë ullinj, 2 salla degustimi vere dhe 15 dhoma në funksion të agroturizmit të zonës
#TëBashkuarJoTëNdarë
#ShqipëriaeArdhmjaJonë
#SkaKohëPërPushim “, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”.
Atij Pronarit te “Bujtines” ne FushPeshtan te Beratit i uroj pune te mbare ne kete investim qe me siguri do te gjalleroje edhe jeten ne fshat!Ndersa KM Rama;qe ta ktheje me mire vemendjen nga fshati, qe po braktiset! Dua tu kujtoi se edhe Berati nuk eshte me 2000 vjecar jo se jo, por edhe ata qe perserisin vazhdimisht “Berati 2400vjecar ”,nuk kane me te drejte, se po bejne gati 100 vjet qe e perserisin kete refren ,pra edhe Berati “eshte rritur, nuk eshteme 2400,por mund te jete bere ,pse jo ;2500vjec! !