Rama publikon raportin e NASA-s mbi zjarret: Ka rritje në krahasim me vitet e kaluar

entela

Në një kohë që në vendin tonë janë aktive 7 vatra aktive zjarri dhe më keq situata paraqitet në Dukat dhe Kalimash, kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një përmbledhje të NASA-s mbi pasojat e zjarreve në pyje në të gjithë botën.

Nga Amerika në Europë dhe nga Afrika në Azi, Rama shprehet se në të gjitha këto vende ka një numër në rritje të zjarreve krahasuar me vitet e kaluara.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES

me këtë përmbledhje të NASA (Departamenti për studimin e zjarreve), mbi pasojat e zjarreve në Amerikë, Europë, Afrikë e Azi.

***Zjarret në pyje kanë shpërthyer në shumë kontinente nga Amerika në Europë dhe nga Afrika në Azi, me një numër në rritje zjarresh në shumë vende krahasuar me vitet e kaluara;

Kanada, 4.891 zjarre në pyje të raportuara deri tani në 2021.

SHBA, mbi 1.8 milion akër (728 mijë hektarë) pyje janë djegur në 97 zjarre masive në shumë shtete.

Francë, një sipërfaqe prej 22.807 hektarësh është djegur deri tani në 2021.

Itali, të paktën 20.000 hektarë janë shkatërruar nga zjarret që kanë nisur më 24 korrik, ndërsa deri në 1.500 persona janë evakuar.

Rumani, kanë shpërthyer zjarre në pjesën jugore, përfshirë Bukureshtin dhe zonat pranë kufirit me Bullgarinë.

Rusi, mbi 1.3 milionë hektarë pyje janë djegur nga zjarret që nisën në korrik.

Amerika e Jugut, zjarret që nisën pranë autostradës në provincën Rio Negro, në veri të Patagonisë, në Argjentinë lëvizën më lart në veri dhe arritën deri në kryeqytetin Buenos Aires në bregun Atlantik.

Portugali, zjarret shkatërruan mbi 2.000 hektarë pyje më 17 korrik.

Greqi, zjarri që nisi në pyjet pranë Athinës më 27 korrik është përhapur deri në zonat e banuara.

Turqi, 174 zjarre shpërthyen në pyje në 38 nga 81 provincat e Turqisë, prej 28 korrikut deri më 4 gusht.

Australi, zjarret në New South Wales dëmtuan 5.5 milion hektarë tokë në 2020 dhe 31 milion hektarë tokë në 2021.

 


e.r/dita

Share This Article
11 Comments
  • Me rritje, pa rritje….ne nuk kemi mjete per ta luftuar. Edhe pse parate nga buxheti shkojne per to. Ka ndonje shpjegim NASA per kete gje?!

  • D.m.th .i gjati mbahet për flokësh si i mbyturi .
    Pse i heq këto paralele .
    Mos do të justifikohet se Nuk ka Helikopterë apo nuk trashëgoi gjë nga Saliu ?
    Po sikur ka 8-9 vite në pushtet , apo çi q.t’ëmën .
    Ka harxhuar Miliarda $ dhe po të kishte mëndje për të punuar do ti kishte blerë 5-6 helikopterë kur nuk kishte.
    Pse të kemi vënë në krye kur nuk je i Zoti ti japësh zgjidhje problemit por ngele nëpër rrugë si teknik ndërtimi duke dhënë Show dhe Shqipëria të Ka Ikur apo e ke Nisur në drejtim të paditur .

  • Sa herë do fshihet prapa gishtit ky looser? Sa herë do bëjë krahasime me vendet e tjera për të justifikuar paaftësinë për të menaxhuar në kohë situata emergjente si kjo e zjarrvënieve të qëllimshme? Mileti thotë se janë barinjtë ata që u vënë zjarrin pyjeve për kullota, kurse ky lëshon zagarët e tij për të ngritur hipoteza boshe jo e ka fajin natyra, jo ngrohja globale, e jo tërci e vërci. Çuditemi se si s’po del njeri të kërkojë urgjentisht dorëheqjen e parevokueshme se po i bën gropën atij vend.

  • nuk ke nevoje me mashtru mor burr i dheut.trushpelaret qe nuk jane pak kane hallin tu qish robt.atehere jane te kenaqur

  • Edvin pordha ose k/ministri Edvin !
    Na çave , me nder , bythën . Mos kujto se je shqipëtar i zgjuar , më i zgjuari midis nesh , je një ordiner , je pjellë e krizës shqipëtare , nuk je ai që i duhet vëndit , ai do dalë një ditë , por do jetë e kundërta jote .

    Ç’bëri Fatosi , ç’bëri Saliu , ç’bëre ti , ju të gjithë jini plehëra , na poshtruat para botës more maskarenj , e mjera Shqipëria e sotme mban vulën tuaj .

    Mbylle atë gojën tënde të qelbur dhe vuri gishtin kokës , more llafazan bosh e i pështirë !

  • Meqe ka rritje ne zjarret, Ramuti blen drone dhe ndryshon pronesite e pronave publike. Piramida kthehet digitale.Cmimi i kapeles vete 350 euro
    Dhe asnje leke nuk shpenzohet per dy helikoptere te sakte, qe nje vjen nga Hollanda, dhe tjetri nga Cekia.
    Gjobat e arbitrazhit 450 milione euro. 1 miliard borxhi kombetar, ku shkuan parate? Sa helikoptere dhe mjete zjarrfikese ka blere Ramuti per ti dale balle situates?
    Nasa zbulon zjarrin, po nuk zbulon ku shkuan parate e popullit shqiptar. Neper tendera dhe PPP, nga Ramuti, te Veliaj, Belinda, te gjithe ne aktivitet te plote per te vjedhur dhe rrime e presim me syte nga Hollanda.
    Nivica shembull per shqiptaret.
    Dilni dhe ne Kukes thyeni traun e Kastratit, mos rrini si bythece te kaloni pa bere ze. Burra e gra te pispillosur. Hapeni gojen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *