Rama: Qeveria e Rilindjes dhe krimi i vrasjeve në pasqyrën e viteve

Dita

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa të dhëna të krimit të vrasjeve ndër vite, që nga viti 1990 deri më 2015, duke përdorur si argument shifrat si tregues i transformimit të Policisë së Shtetit, ku shifrat e kriminalitetit janë nën mesatares e krimit në rajon këto 18 muaj të qeverisjes së Rilindjes.

Ai shprehet se “S’ka asnjë dyshim se ka ende shumë më shumë për të bërë se ç’është bërë në këta 18 muaj që Shqipëria të ketë një polici europiane dhe që polici shqiptar të ketë figurën që duan e meritojnë qytetarët e këtij vendi. Por, në këtë pasqyrë janë shifrat pa koment që flasin vetë nëse Shqipëria po merr kthesën në drejtimin e duhur drejt transformimit në një vend plotësisht të sigurtë, ku shifrat e kriminalitetit të jenë nën mesataren rajonale dhe në mesataren europiane”.

Kryeministri Rama, rendit vrasjet e regjistruara ndër vite: Viti 1990 evidentuar 129 vrasje, 1991 (205 vrasje), 1992 (251 vrasje), 1993 (268 vrasje), 1994 (265 vrasje), 1995 (210 vrasje), 1996 (248 vrasje), 1997 (1542 vrasje), 1998 (573 vrasje), 1999 (496 vrasje), 2000 (275 vrasje), 2001 (208 vrasje), 2002 (179 vrasje), 2003 (144 vrasje), 2004 (119 vrasje), 2005 (131 vrasje), 2006 (87 vrasje), 2007 (103 vrasje), 2008 (88 vrasje), 2009 (82 vrasje), 2010 (118 vrasje), 2011 (124 vrasje), 2012 (125 vrasje), 2013 (107 vrasje), 2014 (98 vrasje).

Shefi i qeverisë Rama rendit databesin e vrasjeve në tremujorit të parë janar­ mars (në këtë statistikë janë të mbledhura bashkë edhe vrasjet me dashje edhe vrasjet nga pakujdesia po ashtu); Viti 2005 evidentuar 27 vrasje, 2006 (17 vrasje), 2007 (19 vrasje), 2008 (23 vrasje), 2009 (26 vrasje), 2010 (28 vrasje), 2011 (29 vrasje), 2012 (29 vrasje), 2013 (28 vrasje), 2014 (32 vrasje), 2015 (16 vrasje) 55.8% më pak vrasje se në vitin 2014.

“Vrasjet për muajin prill 2015 (edhe në këtë statistikë janë të mbledhura bashkë edhe vrasjet me dashje edhe vrasjet nga pakujdesia gjithashtu):

Viti 2015 evidentuar 3 vrasje. 2014 (11 vrasje), 2013 (14 vrasje), 2012 (7 vrasje), 2011 (7 vrasje), 2010 (6 vrasje), 2009 (7 vrasje), 2008 (5 vrasje), 2007 (7 vrasje), 2006 (10 vrasje). 2005 (9 vrasje), 72.7% më pak vrasje se në vitin 2014, 78.6% më pak vrasje se në vitin 2013”, shkruan Rama.

Share This Article
6 Comments
  • kur njeriu eshte debil nga padituria nuk mund ti falet, se mundesine per te lexuar e ka cdo ksuh, por kur je debil nga natyre nuk te ndihemon njeri, se e ke te lindur jo te fituar. pra zoti kryeminister ju jeni debil nga natyra, cfar do qe te thone njerzit je rast i pa shprese.

  • Pa i numeruar cik me cik numri i kalon te 7000 te vrare pra nje shifer shum her me i madh se kur fillon nje luft civile!
    pra saliu deshi ti regullonte ceshjet sociale duke humbur me teper se 7000 te vdekur e duke i armatosur duke hapur depot ushtarake e u dhen arme droge te mbytur ne skafet ne det e te tjera e te tjera e akoma te bertase e te ciret ne parlamentin shqiptar e jo ne burgjet e shqiprise!
    Gjithashtu edhe 4 te vdekur qe nuk i keni ven ketu te 21 janarit ne mes te dites e me duart ne xhep ne mes te kryeqytetit e thot qe plumbat erdhen nga zoti?

  • Ne fakt, kush e ndjek kroniken e zeze ne Shqiperi e ka kuptuar se kronikat me vrasje jane pakesuar.
    Ato me synim kriminal jane pakesuar dhe po shkojne drejt zeros.
    Vazhdojne te jene problem vrasjet per shkak te pronesise, vrasje ne zenie e siper dhe krimi ne familje
    Keto duan dhe zhvillimin teresor te shoqerise per tu pakesuar

  • Po kaq Budalla te jete Qy rilandas ??
    Premtoje 300.000 vende Pune ,
    Po i iken shqiptaret Te lebetitur nga rilindja .

    Premtoje te rregulloje Energjine —
    Futi ne burg Gjysmen e popullit Fukara
    Duke nxjerre edhe ligjin qe te sekuestroje
    shtepite Me ligje Rilindjeje.

    Premtoje Drekjtesine
    Fullaneria i Vodhen Banken
    ashtu si e vodhi Mreti Ine Zogu
    Dhe rilindja i nderoje me Arest shpie .. [[ nje muaj ]]

    Ata qe vjedhin Pulat
    Rilindja
    i denon me burgim te perjetshem .

    Hajde kerko Votat
    o Rilindas
    Hajde ti marresh ……………

  • akoma me rilindjen ky?pu pu pu ka ikur fare per lesh ky edepsez.vetem huri e ben derman kete vend.

  • Gallofi i ringjalljes Edi Rama, duhet ti vere gishtin kokes ,e te mare inisiativen per te proceduar penalisht Salahudin Berishen, perndryshe heret a vone do gjeje belane me shumicen e popullit shqiptar dhe tamam si Alush Tabutgjati i Ismail Kadarese ,nuk do gjeje karar as ne Share e as ne Shesh Tufine!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *