Kreu i PS-së në një konferencë shtypi të mbajtur në mesditë tha se qeveria është zhytur në borxhe, ndërsa thotë se bën punë të mëdha e sulmon opozitën. Numri një i PS-së tha se viti i ardhshëm do të jetë ndryshe, pas qershorit, i cili do të sjellë edhe fitoren e opozitës së bashkuar.
“Buxheti i shtetit nuk ka lekë për personat me aftësi të kufizuara, për pensionistët, transportin e mësuesve të fshatit. S’ka lekë për qytetin. Bashkitë janë thjesht paguese rrogash. S’ka lekë as për ujësjellës dhe kanalizime. Ja pse u trefishua taksa e biznesit të vogël. Qeveria është futur në borxhe. Shërbimet nëpër restorante për dreka e darka nuk janë paguar. Çfarë fatkeqësie kur ky popull dëgjon përditë një qeveri se thotë se po bën punë të mëdha e që nuk lë fjalë pa thënë për opozitën. 408 milionë dollarë janë zhdukur në 2008.
Është viti që i parapriu fushatës së një qeverie me vota të vjedhura. Ja pse 2013 do të jetë një vit ndryshe. 1.3 miliardë rezultojnë të arratisura nga vendi. Në Shqipëri, të gjitha forcat opozitare mund të ndahen në çështje që kanë të bëjnë me mënyrën se si mund të zhvillohet vendi, por ajo që i bashkon është fakti se të gjitha e duan vendin”, tha Rama.