Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se opozita po bën gjithçka për të bllokuar hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, në emisionin “Open” të Eni Vasilit.
“Opozita është e vendosur për të bërë çmos për të bllokuar hapjen e negociatave”, tha Rama.
Nga ana tjetër, Rama theksoi se qeveria i kishte plotësuar të gjitha kushtet teknike për hapjen e negociatave, por ishte Këshilli Europian që duhej të merrte vendimin përfundimtar. Dhe për Ramën, ndryshe nga Komisioni që vlerëson në bazë të kritereve teknike, Këshilli Europian vlerëson me subjektivitetin politik legjitim.
e.ll./dita
