Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një tryezë diskutimi për programin e opozitës mbi reformën e arsimit, ka deklaruar se qeveria nuk ka asnjë strategji por vetëm ka liberalizuar arsimin si “nevojë për të sunduar qetësisht”. Rama u shpreh se qeveria është e paaftë për t’u ofruar punë të rinjve dhe u jep diploma.
“Duhet bërë një ndarje e qartë mes investimeve që prodhojnë cilësisë dhe atyre investimeve që prodhojnë skarcitet”, u shpreh Rama. “Le të mos e fshehim se liberalizimi i arsimit i tillë siç është zhvilluar deri më sot, pa asnjë kriter dhe karar dhe pas asnjë kriter dhe karar në dhënien e licencës në sektorit privat, është paaftësi për t’u përballur me papunësinë e të rinjve”, shtoi ai.
Lideri i opozitës më tej u shpreh se duhet futur në proces akreditimit i gjithë sistemi i arsimit dhe të vendoset konkurrencën mbi cilësisë dhe meritën në të gjithë sistemin arsimor publik dhe privat.
“Ne nuk mundet dot t’i trajtojmë universitetet private si ndërmarrje fasone, që o burra të hapim sa më shumë dhe të ketë sa më shumë njerëz që me punën e tyre të marrin një rrogë”, u shpreh Rama.