Kryeministri Edi Rama komentoi dërgimin në gjykatë të çështjes së gardistit i cili kërkonte para për të kryer punësime në pozicione të ndryshme të administratës dhe madje merrte respektivisht nga 3 mijë euro.
Në një shënim të gjatë në Facebook kryeministri thotë se çdo rast denoncimi merret seriozisht nga organet dhe kjo do të jetë më e theksuar këtë vit kur do të jetë funksional edhe një portal online ku do të bëhet denoncimi ndaj zyrtarëve shtetërorë.
Më poshtë mesazhi i kryeministrit…
Ja se si çdo qytetar mund të bëjë diferencën:
Fillim tetorin e shkuar, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u njoftua për shqetësimin e një qytetari në Korçë, lidhur me ofertën e bërë prej truprojës së saj për t’i gjetur një punë në arsim përkundër rryshfetit. Ministrja i kërkoi menjëherë Gardës së Republikës largimin e truprojes dhe Garda jo vetëm e tërhoqi atë brenda orës nga shërbimi pranë ministres, po e largoi edhe nga radhët e veta. Sot ky individ i padëshirueshëm është nën akuzë konkrete nga Prokuroria pas një hetimi të thelluar. Ai do të përgjigjet për abuzimin e tij me detyrën shtetërore si dhe cënimin e imazhit të institucionit.
Mora shkas nga ky episod per t’ju thënë se, sikur të gjithë qytetarët të veprojnë si qytetari korçar në fjalë, kudo dhe kurdoherë që u del përpara fara e keqe e abuzuesve me funksionin publik, Shqipëria do të marrë frymë shumë më e lehtësuar nga barra e korrupsionit. Prandaj paralelisht me përshkallëzimin e reformave reale që mbyllin kanalet e korrupsionit në çdo sektor, ne duam që ky vit të shënojë edhe një kohë të re partneriteti kombëtar mes qeverisë dhe qytetarëve në luftën kundër korrupsionit! Për këtë qëllim prioritar, do të lançojmë në ditët në vijim platformën më të madhe online që është krijuar deri sot në vendin tonë, për ta mundësuar në kohë reale dhe me transparencë maksimale, funksionimin e këtij partneriteti të ri kombëtar.
Mirënjohje qytetarit korçar për ngritjen e zërit përballë një abuzuesi me funksionin publik!
Mirënjohje dhe atyre pak të tjerëve, të cilët kanë bërë të njëjtën gjë vitin e shkuar dhe na kanë ndihmuar të bëjmë edhe në tatime, polici, shëndetësi, të njëjtën gjë që bëri Lindita Nikolla në rastin konkret!
Le të shumëfishojmë forcat dhe së bashku, krah per krah të bëjmë të shumëfishohen rastet e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë mes qeverisë e qytetarëve, për shkuljen e farës së keqe të abuzuesve me pozitën apo detyrën shtetërore.
Kurajo!
Edi

ky rast është çik si sëprapthi, se edhe ky qytetari nuk ka pse kërkon punë tek truproja…
Bravo.
E kane pushu pa zhurme kur ka nis hetimi.
Tani t shoresojm qe edhe gjykata te bej punen e vet
Ne gjithe Shqiperine nje mesues paguan 3000 euro,e do paguje perseri,e perseri,kjo dihet ne gjithe shkollat,ne gjithe rrethet.A jane rojet,apo deputetet tuaj,a jane sekseret e Saliut dhe qe i moret Ju,a jane kavie te reja te rilindjes kete nuk doni ta mesoni as dje,as sot dhe asnjehere.
KY ESHTE REALITETI. Dhe kjo gjendje do vazhdoje se ne 2500 vende pune kane fituar 6000 konkurente???? Besoj se u kuptuam.
Akoma ne shume rrethe te qarkut Lezhe nuk keni hequr drejtoret e PD,ata qe sollen ne miting njerezit dhe qe qeshnin te nesermen me te pa puner,socialiste te lene 8 vjet nga Saliu dhe 2 vjet nga JU,ata qe ju sollen dhe ju ulen ne ate karike sot injorohen dhe tallen nga ata qe jane rezuar nga”pushteti”,por qe drejtojne gjithe drejtorite me siglen e PD apo te LSI.
brravo Edi per kurajon qe i jep popullit ,por sa emerove apo pret te emerosh nje minister si ahmetaj cfar pret nga ai ne dikasterin e tij te mbjell lule mgjs e njef mire at sektor nga koha e nanos kur ishte ne dogana ,uroj per ty me te miren e mundshme qe ke menduar TUNG
Ishalla është e vërtetë kjo që thotë z. Rama por di mirë se “nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë”? Portali online është shumë i domosdoshëm për të denoncuar ata gjyqtarë që për të njëjten çështje kanë marë e marin vendime krejt të kundërta!? Raste të tilla ka në cdo gjykatë por më shumë përshtypje na bêjnë rastet e tilla në Gjykatën e Lartë, në të cilën ka vendime krejt skandaloze??? Ushtarakë të shumtë ankohen se për të njëjtat ceshtje, për të njëjtën karierë ,të njëjtên baze ligjore etj. ,kjo gjykatë ka marë vendime krejt të kundërta për dy e më shumë ushtarakë që i mbulon i njëjti ligj trajtimi??? Ministria e drejtësisë nuk ka ushtruar asnjë kontroll për evidentimin e këtyre rasteve vêrtet korruptive,të turpshme dhe antijuridike??? Në portalin online duhet t’i jepet përgjigje cdo denoncuesi e ankuesi përndryshe nuk ka vlerë? Përgjigjet duhet të shpërndahen edhe në portalet online të gazetave më të lexuara në vend? Le të urojmë që fjalët e kryeministrit të bëhen vepra !!! Tung !
PO ELEMINOHEN TE GJITHA ATA QE NUK E COJNE PJESEN LART, E PO VENDOSEN “PARTIAKE TE DEVOTSHEM E INJORANTE”, PERKTHYER NE GJUHEN E FOLUR QUHEN NDRYSHE USHTARE KAMIKAZE.
te denohen edhe ata qe dhane ryshfetin
Tere palacovinat ne kete qeveri bejne pjese, te ndershmit nuk kane sigururar dot vend pune.
Si nuk hoqen dore nga kto historira. Mire gardisti po kta qe japin nga 3 mij euro sikur po hane fara.
Dhe thon jan t varfer shqiptaret.
Jo or jo, as qe e jemi idene ne cfare esht varferia e vertete
mos u shqetesoni o bashkeqytetaret e mi se po i shikoni si po kalben ne burg ne greqi shumica e politikaneve do ti zere haka e pensionisteve qe mezi nxjerrin muajin dhe keta tallen.
Qytetaret nuk kane denoncur korrupsionin te cilin ata e kane pranuar perderisa kane paguar shumen prej 3000 eurosh. Ata kane denoncuar personin sepse i ka mashtruar duke pervetesuar eurot e duke mos i gjetur vendin e punes. Ne rast se do te ishin marre ne pune, nuk do te kishim asnje denoncim dhe korrupsioni do te vazhdonte normalisht.
info analitike,
Me pelqeu shume dhe jam dakord me llogjiken tende. Eshte vete populli hallexhi qe “ushqen” korupsionin. Fakti qe shkalla e papunesise eshte shume e larte i prodhon keto fenomene. M.gj.ate bravo Edi.
Pershendetje
plaku,
Ja si veprojne ministrat e Rames ndaj kujt denoncon skandalet e tyre:
http://www.lapsi.al/lajme/2015/01/06/denoncoi-skandalin-n%C3%AB-ministrin%C3%AB-e-veliajt-shkarkohet-luiza-gjonaj#.VKwsQnuLU-A
Si thua t’ia themi edhe nje tjeter “bravo” Kryeministrit hipokrit?
Republika e shoferave dhe truprojave. Turpi Zotit
PO 5 MILION EURO ne ujsjellsin e elbasanit per matsa se bashku me AHMETAJN dhe drejtorin ALTIN CENOLLI kush ju fut ne BURG JUVE
Ky eshte’”koke turku” se pazarin e bente drejtori i DRA-se Korce.Kot merreni me peshqit e vegjel(seksere te vegjel),meruni me ata qe i perdorin keta.Nuk i ha me njeri keto (kur dihet qe tek ne drejtori apo ministri i zgjedh nga pastruesi deri tek posti poshte tij) qe oborrtari te vjedhe para mbretit.
qytetari i pare qe do publikoje denoncimin on line eshte
DRITAN PRIFTI
nen shebullin e tij ….do denohen te gjithe
apo ndoshta do funksionoje keshtu
nuk paguan dritat dhe shkon ne burg …vidh nje shtet dhe behesh deputet ???!!!!!!
😛 😛 😛
Ki besim tek kallami,do ti beje kallame te gjithe mashtrusat.
Ai njeri qe kerkon te regulloi kete,mor te kuq te pa mbaruar,ai eshte me kallami
ne kete popull.
Shtet rumpall ka qen dhe esht . Nuk ka bura e as do ket per shum vite qe te mendojn per kete vend .kot grini dhembet.
Kjo eshte demagogji e paster.Si e shpjegon kryeministri faktin qe drejtori i DRA-se se Korces pohoi se i morri leket pasi ish truproja e ministres ja kishte borxh?.Ku e njihte truproja drejtorin e Korces?.Po hyrja e re e pallatit sa i kushtoi drejtorit te DRA-se Korce?.Pse nuk i verteton qeveria gjithe kallzimet ne blogjet e mediave per te punesuarit e ketij drejtori ne fillim te vitit shkollor dhe per rryshfetet qe ai ka marre?.Me falni se harrova ,ky ishte produkt i konkursit te ministres dhe i duhej mbyllur afera (plus qe eshte dhe i PS-se),ndryshe nga ajo e LSI-se qe ishte pa konkurs.Keto si ha me njeri ,vetem demaskojne propaganden e qeverise gjoja per luften kunder korrupsionit.
OK “miri” ketij realiteti nuk i shmanget dot as Edvini,as ministrja jone e arsimit qe po ben provim edhe mesuseve me 30-35 vjet pune????????
Si e kishte emerin ky personi…..po vjen ere e keqe nga rilindja burgosin1 dhe hapin rrugen per 1000 te tjere…..po ministrat Edo kur do na e besh te pakten nje ta shikojme pas hekurave apo vetem eshte fillimi,po mos harro kaluan 2 vjet asnje nuke eshte pas hekurave qe tu kthesh besimin atyre qe te votuan.
une nuk jam as prokuror as gjykates qe ti gjykoj te korruptuarit.Une kerkoj qe te denohet korrupsioni si cfaqje e huaj deri me fleterrufe.Po te doni po ju ve me pagese ne dispozicion dhe nje faqe muri te kryeministrise.Te ardhurat do te shkojne ne ndihme te opozites
Pergjithmone Xhulia (edvini)
ZOTËRINJ TË SHISH-it DHE TË «RILINDJES» !
Ju kam kërkuar publikisht edhe një herë tjetër që të hiqni dorë nga provokimet sistematike që keni bërë e vazhdoni të bëni në këtë faqe letraro-informative. E di që ndryshimet e fjalë-kalimeve nga ana ime janë pengesa të papërfillshme për teknologjinë e hakerave tuaj, të ndihmuar edhe prej «Aleatëve». Keni 70 vjet që bëni investime vetëm në dëm të popullit shqiptar. Nuk e bëj gabimin që t’ju them se në këtë mënyrë keni shkatërruar Atdheun dhe Kombin tuaj, sepse ju krijesa të ideologjisë së kuqe nuk keni as Atdhe, as Komb, dhe flijoni me kënaqësinë më të madhe gjithçka të mirëfilltë shqiptare nën tingujt makabër të Internacionales perverse.
Kaq shumë i paskeni punët në terezi, o ju të «Rilindjes» e të SHISH-it, sa që nuk keni ç’të bëni tjetër dhe merreni me faqen time në fejsbuk? Mendoni se nga unë mund t’i vijë ndonjë e keqe Shqipërisë? Jo, ju e dini shumë mirë (ashtu si edhe paraardhësit tuaj) që prej meje mund të shqetësohen ndopak vetëm armiqtë e Shqipërisë, por kurrsesi dashamirësit e saj, sepse unë jam i tyre. A nuk e kuptoni që agresiviteti juaj ndaj shkrimeve të mi është një deklaratë e tërthortë se armiqtë e vërtetë të Shqipërisë jeni pikërisht ju? Nëse mendoni se keni ndonjë gjë për të më thënë në të mirë të Shqipërisë, unë ju mirëpres të shpreheni lirisht në faqen time këtu: të jeni të sigurt se jo vetëm që nuk do t’iu fshihet asnjë presje nga shkrimi juaj, por përgjigjet e mia do të jenë të shpejta e korrekte. Qysh para afro katër vjetësh, unë ju kam bërë thirrje me një «Letër të Hapur» për një dialog të tillë, nëse vazhdoni ta ndieni akoma veten sadopak shqiptarë.
Për hir të interesave të larta të popullit e të vendit tim, unë jam gjithashtu i gatshëm që të marr pjesë drejtpërdrejt nga Brukseli në një ballafaqim publik me Edi Ramën ose Ilir Hoxhën, të organizuar nga ndonjë prej televizioneve të Tiranës. Le t’i hapim kartrat në sy të popullit shqiptar, se ai e ka paguar dhe po e paguan çdo prapësi tuajën me gjakun e tij dhe është Sovran (i përbuzur e i nëpërkëmbur nga ju) i historisë së tij të hidhur eksperimentale. Po e organizoi një ballafaqim të tillë, ndofta Edi Rama mund të hyjë vërtet në histori…
Përndryshe, kënaquni me nxitjen e shkatërrimit të shtëpisë sime prej një spiunit tuaj të vjetër (përgjuesi im i përhershëm në «jetën e lirë»), që mjerisht mban mbiemrin tim. Ju jeni primitivë në mendime, në veprime e në shije dhe vetëm akte të tillë të neveritshëm i shijoni si ushqim shpirtëror të cilësisë së parë. Por hiqni dorë, të paktën, nga pelivanllëqe të padenja për një (gjoja)shtet kandidat për në BE, duke më bllokuar mua t’i shikoj publikimet e mëparshëm të faqes sime (vetëm 10 publikimet e fundit mund të shikoj në kompjuterin tim, ndëkohë që të tjerët shikojnë shumë më tepër). Ju këtë e keni bërë me një qëllim të dukshëm, që nuk e pata të vështirë ta zbuloja: keni fshirë nga faqja ime 32 % të shkrimeve të mi, që jua kanë djegur më tepër sytë. Harroni që unë e njoh mirë pabesinë tuaj të trashëguar dhe i ruaj të gjithë shkrimet jashtë kompjuterit, për t’i publikuar përsëri sa herë që t’i fshini ju. Përfundimisht nuk fitoni asgjë nga fshirjet që bëni, veçse më detyroni që unë t’i ripublikoj ata shkrime, gjë që i ngjan një autogoli për ju. Gjithashtu më keni pamundësuar t’i publikoj shkrimet të shoqëruar me fotografinë përkatëse. Hiqeni edhe atë «masë ndëshkimore», për të mos më detryruar të paraqes ankesë zyrtare për të. E lini Brukselin të merret vetëm me «pajtimin» tuaj në kuadër të teatrit politik që bëni me mender «opozitën».
Po atyre te LSI-se si do j’a besh o Edi?E e ke pare ministrine e Integrimit me se eshte mbushur?Me te pa-afte profesionalisht por te afte t’i lyejne qerren Monikes!
Kjo esht rilindje
Po me denoncimin e asaj vajzes te ministria e Erion Velise cfare u be o Edvin??? Pse e pushuat nga puna vajzen qe denoncoi???????
Po sikur te kete lidhje drejtori i drejtorise arsimore korce ,ministre e Arsimit dhe mos e ha kot ky gardisti se dihet gjithnje e ha i vogli te shikohet dhe kjo se po na dalin drejtoret taniiiii me te ndershmit
Ky perfundimisht eshte i pacipe dhe i paturp.Sot qe e mesuan te gjithe shqiptaret se qeveria hoqi dore perfundimisht nga drejtesia per miliona euro te shperdoruara nga Imami per llogari te Frangajve,ky tallet me nje popull te tere dhe e fton te bejne denoncime per ndonje pese mije leksh infermjeresh apo dhjete mije leksh doktorri.Nuk pati nje here fat ky popull qe ti dale per zot nje burre i ndershem dhe i drejte por ngeli rrugeve qe ta terheqin per hunde here maloket e here ca vagabonde sharlatane si puna e ketij.
Korrupsioni esht nje semundje e pa sherueshme,por te pakten te luftohet,per ta bere kete semundje si shum semundje te tjera te shoqerise se sotme te luftueshme sepse vetem keshtu do te evitohet zgjerimi e metastaset e perhapura ne nje shoqeri teresisht te semure!