Rama: Referendum për mandatin tim në krye të PS-së

Dita

Partia Socialiste ka mbledhur sot Asamblenë Kombëtare, ku do të diskutohet për zgjedhjet e reja në parti dhe rinovimin e strukturave dhe anëtarësimet e reja.

Ne fjalen e tij para Asamblese, Kryeministri Edi Rama kërkoi sot referendum popullor për mandatin e tij në krye të Partisë Socialiste. Ai tha se duhet të jenë socialistët e gjithë Shqipërisë dhe jo vetëm asambleja ajo që vendos nëse do vijojë të jetë apo jo në krye të PS.

Kjo kërkesë e Ramës është edhe një përgjigje për Ben Blushin e një grup deputetësh që kërkojnë zgjedhje për kryetarin e PS.
Duhet të jemi një parti e vetme me një vizion që ndan të njëjtin qëllim, që lufton mbi të njëjtin program dhe natyrisht që mundohet të adresojë të gjitha faktet jo si hapësirë debati ku bashkë me ne debaton edhe Saliu në mjedisin tonë. Kjo nuk shkon, kjo nuk lejohet, nuk e lejon demokracia. Që statuti nuk është respektuar kur u zgjodha kryetar i PS, këtë nuk mund ta diskutojmë më…Rregullimi i statutit sipas modelit laburist, mandati im nuk mund të diskutohet në kongres se është marrë me 1 anëtar një votë…S’mund të shkojmë në zgjedhje pse do një grup i vogël…S’mund të hyjmë në zgjedhje të kota dhe joserioze kur ata që kemi ne përballë duan të qeverisen. Do ta them të vërtetën deri në fund. Statuti është alibi, për rrëzimin e qeverisë ndryshimin e kursit të saj. Çështjen e mandatit tim le ta vendosin socialistët në të gjithë Shqipërinë. Me votë të lirë dhe të fshehtë të shkojmë në referendum”.

Kryetar i PS-së, tha se në këto 30 muaj qeverisje kemi bërë shumë për PS-në, për Shqipërinë e sotme dhe atë të gjeneratës tjetër, por theksoi ai, në rrugën drejt zgjedhjeve të 2017-s na duhet një PS e reformuar, e ripërtërirë fizikisht, e riorganizuar territorialisht dhe mbi të gjitha e transformuar rrënjësisht në përbërjen e saj sociale.

Kjo, theksoi Rama, është rruga që PS të mund të përmbushë misionin e saj udhëheqës për të bërë shtet në këtë vend, se reformat tona kanë hapur një rrugë të re, në një të përpjetë shumë të vështirë, ku asnjë forcë tjetër udhëheqëse përveç PS-së nuk do të mund ta mbajë barrën e lidershipit.

Megjithëse, grupe të caktura do duan të na zmbrapsin dhe shkurajojnë nga rruga e reformave, vijoi kryeministri, ne do të vazhdojmë të qeverisim me kurajo dhe vendosmëri, duke zbatuar programin tonë të reformave për të rilindur Shqipërinë dhe duke fuqizuar forcën udhëheqëse të gjithë këtij transformimi, Partinë Socialiste, së cilës duhet t’i rrisim dinamikën e veprimit.
Falë kësaj pune, tha Rama, ne kemi sot një parti me shumë më pak fiktivitet se gjysëm viti më parë dhe me më shumë energji e vullnet në rrugën e reformave shtetbërëse.

 

Share This Article
7 Comments
  • ky eshte budalla apo i semure qe e identifikon forcen e PS me vehten.Asnje parti nuk ndalet kur ndryshon udheheqesin.Duhet te jesh Sali ose Edvin te mos pranosh te vihesh ne vote.
    Referendumi eshte per te fituar kohe dhe per te forcuar rrethimin me qen besnik te stanit socialist

    • Ti kris 1, qenke me te vertete i krisur fare, jo 1 here.Do te fitoje Mejdani, Lakrori, Agua apo Dadua para Rames.
      Rama udhehoqi vendin duke e nxjerre nga pusi i thelle ku ishte zhytur, e nxori ne siperfaqe dhe tani po shkon para, Legisi i fermes se derrave apo pulave, pret Meten per te marre udhezimet e fundit per LMNQDerrPula etj.
      O shqiptar, ku u shpije mushka.
      Te njejten gje beri Gordon Braun me partine laburiste ne Angli,por mbas mandatit te trete te laburisteve, dhe shikoni se nuk po e merr dot vehten ne Angli, eshte bere corape. Ti do daden mbas 12 vjetesh qe i vjen radha, sipas saj, qe per mua as per 120 vjete nuk i vjen, te behet kryetare. Budallalleqe me thes. Me gjithe reformat e thella, shqiptaret ne teresi kerkojne te forcohet shteti dhe jo rrumpalla, nuk na duhen me prova, provat jane ne kurriz te popullit.
      Kris 1 mos u kris fare, baj copat e tjera qe kane ngelur nga krisja.

      • o shtraqoooo!
        po kush ta ka mbushur meëndjen se enver rama duhet të rrijë patjetër??se po u vu në votë ai do të shkatërrohet gjithçka.kush ta ka mbushur me¨ndje që diktator rama do të humbë??
        nuk humb mor gooooooooomar!!ka për të fituar e ka për të ta çpuar ty përpara,por është e rëndësishme që në një vënd demokratik në një parti demokratike të ketë zgjedhje demokratike!!pa një demokraci në familje,parti nuk mund të ketë demokraci në shtet!!
        o këllufët e arit!rama i ka pregatitur kushtet për të fitua!!ju ka pjerdhur në tru të gjith ju idiotëve,por po qe se bëhet kështu si do ai tashti,nuk do të ketë më kohë për tu riparuar!!e vetmia mundësi është kur të vdesë ai!!
        ti do të zhdukesh në anonimitet me këtë “shaqo”n tënd!bile ke për tu bërë anti ramist si u bë saliu anti enverist,por ne si popull kemi për të mbetur në të njëjtin llum që kemi qënë dhe jemi!!
        jeni ju debilat,ndyrësirat të shiturit që na lini në këtë gjëndje!për fat të keq jeni shumë!!jashtzakonisht shumë!

    • Po nqs largohesh nga kreu i PS kjo nuk do te thote se duhet te largohesh edhe nga kreu i qeverise

      Nga ana tjeter perse ky i ndryshon regullat e Lojes tani qe esht ne krye vete

      Regulli per zgjedhjen e Kryetarit te zbatohet sic ka qene me pare

  • BRAVO RAMA… MESAZHI QE JU PERCILL I ESHTE SHUME DO ETHENES, JO VETEM PER SOCIALISTET POR EDHE PER TE GJITHE SHQIPTARET QE DUAN SHTET DHE SHQIPERI.
    MESAZHI JUAJ ESHTE SHUME DOMETHENES PER GRUPIN FRAKSIONIST BRENDA PS QE ESHTE NJELLOJ SI PRAPASKENAT E BERATIT….
    MESAZHI JUAJ ESHTE SHUME I QARTE EDHE PER DEMOKRATET E KACET E ZINJE TE CILET KANE I FILTRUAR FITILET E DINALITIT TE TIPIT BLUSHI PER TE SHKATERUAR PS.
    MESAZHI JUAJ ESHTE SHUME I QARTE EDHE PER PARTNERET NDERKOMBATARE BE E AMERIKE, VLAHUTINE, E LU, GREQI E ITALI, RUSI E SERBI,QE PO MUNDOHEN TA SHPERBEJNE PERFUNDIMISHTE SHQIPERINE DUKE SJELLE ME FORCE NE PUSHTETE PD, DHE BASHEN, BERISHOVICET E KOMPANI, E DUKE SHKRIRE PERFUNDIMISHTE NGA HARTA DHE NGA EKZIZTENCA SHQIPERINE ME GJITHE SHQIPTARE…

    PERSONALISHT NUK JAM SOCIALIST POR PUNA E ZOTIT RAMA ESHTE VERTETE PER TU PASUR SHEMBULL, ESHTE VERTETE NJE APEL PER GJITHE SHQIPERIDASHESIT.

    • “parti edver, jemi gati kurdoher” deshe të thoshe or shqip i diktaturizuar??
      a më ju pljerdhça në tru juve trudhjerëve!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *