Rama: Reforma në drejtësi na shkëput nga tranzicioni

Elton Tafaruci

Gjatë aktivitit rajonal për luftën kundër terrorizmit, Rama deklaroi sot se “reforma në drejtësi do të shkëpusë vendin tonë nga tranzicioni”.

“Në disa mënyra rruga e integrimit është e mërzitshme nga 35 kapituj që çdo vend kandiat duhet të negociojë me BE. Puna nuk fillon me kapitullin e parë, por me kapitullin e 23-24 që lidhen me drejtësinë dhe sigurinë. Edhe pse Shqipëria nuk i ka filluar negociatat ajo ka nisur një proces jetik për të ardhmen e saj europiane në formën e nje reforme në drejtësi shumë radikale që është në prag në miratimit. Reforma në drejtësi do ti japë vendit tonë ritmin e nevojshëm për tu shkëputur nga faza e tranzicionit” thotë Rama.

Në lidhje me luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, ai tha se është një virus që mund të vritet sipas tij.

“Lufta ndaj ekstremizmit është një luftë ndaj simptomës. Rreziqet kanë në bazë ekstremizmin që sot gjen hapësira të reja”, vijoi më tej kryeministri.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *