Rama: Shumë biznesmenë i gjeta në gropë, ose të lidhur pas pemës

Elton Tafaruci

Në mbledhjen e kësaj të mërkure të Këshillit Ekonomik Kombëtar, Rama deklaroi se klima e biznesit në Shqipëri “do të përmirësohet edhe më shumë pasi të miratohet reforma në drejtësi”.

Modeli i ri ekonomik, siç ka theksuar Rama kërkon zbatimin e disa reformave themelore si ato të energjisë, administrativo-territorialja, e pensioneve, por “mbi të gjitha ka nevojë për miratimin e reformës në drejtësi, siç e ka përcaktuar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar”.

Kreu i ekzekutivit njoftoi gjithashtu se qeveria po punon edhe për ngritjen e një institucioni, që do të funksionojë si avokat i biznesit.

Është e lehtë të kritikohet qeveria si penguese e biznesit, por kjo është qeveria më probiznes, theksoi ai, teksa ka kujtuar se kur erdhi në pushtet, shumë prej të pranishmëve i gjeti “në gropë, ose të lidhur pas pemës”.

Share This Article
4 Comments
  • MESO SHQIP E PERKTHE FJALET FANTAZEM;’BIZNES’,’AFFERE’,’MONOPOL’ qe nuk kane lidhje shume me ‘ekonomine e lire te tregut’ por 25 vjet jane te dashuruara me ‘Lirine e tregut te Lirise seTaçit’ po do te dalesh nga GROPA ku te kane futur biznesMonet!

  • Ngaqe i gjeti grope e te lidhura pas peme psikopati vendosi me mire ti varrose te gjithe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *