Rama: Reforma territoriale e ktheu Himarën në kufijtë e saj, për të nis një tjetër histori

redaktor

Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim elektoral në Himarë nga ku ka deklaruar se me reformën e re administrative territoriale Himara kthehet në kufijtë e saj, duke u shndërruar në një njësi të rëndësishme ekonomike.

Rama u shpreh se kandidati i ASHE në Himarë, Gjergji Goro ka të gjithë mbështetjen e qeverisë për të zgjidhur një herë  e përgjithmonë çështje që kanë shqetësuar banorët e kësaj zone për 20 vjet me radhë, ndërsa u zotua se në këtë bashki do të bëhet drejtësi me titujt e pronësisë.

“Jemi krenarë për reformën administrative-territoriale. Kjo reformë e ktheu Himarën në kufijtë e saj. Do të bëjmë drejtësi për titujt e pronësisë. Do t’i kapërcejmë malet e krimit me pronat. Për bashkinë e re të Himarës nis një tjetër histori, ne na takon të kthejmë përmbys historinë 20 vjeçare”, tha Rama.

Share This Article
3 Comments
  • Drejtesi me titujt e pronesise?! Te shohim! Po perse vetem ne Himare dhe jo ne gjithe Shqiperine?!

  • pas ndarjes se re administrative teritoriale bashkia e re e himares jo vetem rivitalizohet duke u bere funksionale por ndikon positivisht dhe ne gjitheperfhsirjen e te gjitha komuniteteve. himara tashme ka nje kryeminister i cili ka vertetuar se mban premtimet e vete per ate zone ashtu si dhe per gjithe bregdetin shqiptar.

  • Le te thone c’te duan xhani vellait, shtet ketu vetem ti ke per te bere, vazhdo se do te perkrahim nga te gjitha anet sa ta kemi takatin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *