Rama: Reformat po japin rezultatet e para

Dita

Nga Elbasani, ku u ndal turi i radhës i Partisë Socialiste, “Ta pastrojmë më tej Shqipërinë”, kryeministri Edi Rama ritheksoi qëndrimin e shprehur më herët se kjo forcë politike nuk duhet të shihet si një trampolinë për të fituar një post të pamerituar pune në shtet.

Ai tha se reformat e ndërmarra nga qeveria kanë nisur të japin efektet e para pozitive dhe se nga suksesi i tyre varet mënyra e qeverisjes së brezave të ardhshëm. Për të ilustruar këtë, kryeministri solli i shembull reformën në energjitikë. ‘Nëse nuk do kishim ndërmarrë këtë reformë, tha ai, sot do të kishim një gropë 200 mln euroshe në buxhet’.

“Çfarë bëjmë ne sot do të përcaktojë shumë fatin e mënyrës së qeverisjes në të ardhmen në këtë vend. Kjo është arsyeja se përse kjo fazë e Partisë Socialiste është një fazë që ka rëndësi të madhe jo vetëm për ne, jo se ne duam të bëjmë një riorganizim, por ka të bëjë me profilin e kësaj partie dhe fatin e qeverisjes në dy vitet e ardhshme dhe çfarë do të vijë në 10-20 vitet e ardhshme”, tha Rama.

Si kryetar, Rama u kërkoi strukturave të partisë që të hapin dyert për anëtarësime të reja dhe t’u shpjegojnë qytetarëve rëndësinë e reformave.

Share This Article
4 Comments
  • Patjeter goxha rezultate. Sa eshte numri i shqiptareve qe po braktisin vendin???Po bizneset e mbyllura ose te falimentuara? Pyet tregtaret se c’mendojne per te mirat e “reformave” te “ekonomistit” Rama.

  • Po z Kryeminister,prape per 20 vitete e ardhshme do presim e?Ne 90 po keto degjuam kur hanim shkopa gome ne sheshin SKENDERBEJ,si studente,pas 25 vjetesh prape me keto?Te votuam qe te ndryshoje gjerat zotrote po te gjithe ata qe bene “gropat” qe na thua askush nuk pagoi,e prape ne thirremi ti mbushim?TURP

  • Hajde o Rama, bej qef edhe sa te ka ngel. I vetmi moment i dites qe nuk kemi stres, eshte kur fleme (nese na ze gjumi).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *