Rama rendit arsyet pse do të shembet Teatri Kombëtar: Ka marrë fund

DITA Online

Kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar një të ri në vend të tij.

Sipas tij, godina e Teatrit Kombëtar është “një godinë që ka marrë fund dhe s’ka asgjë për të ruajtur, zero” dhe si pasojë “do të shembet”.

Deklarata e Ramës vjen pak orë pasi Parlamenti pranoi dekretin e Presidentit që kthente për rishqyrtim ligjin për Teatrin e ri dhe amendoi ligjin në fjalë duke rihapur garën për ndërtimin e godinës së re të këtij institucioni, në përputhje me kërkesën e institucioneve europiane.

Opozita e cilësoi antikushtetuese këtë hap dhe përmes një letre, kërkoi që mos të amendohej ligji sa kohë që pranimi i dekretit e bënte nul atë.

“Skena e këtij teatri është 8 metra e gjerë. 8 metra e gjerë është skenë për vatër kulture, jo për godinë teatri bashkiak në një vend normal dhe lërë më për skenë të një Teatri Kombëtar. 24 metra e gjerë është skena e Turbinës. E para kjo… E dyta, ka funksionuar nën logon e Teatrit Kombëtar, por ka qenë jashtë të gjitha standardeve të imagjinueshme për një teatër normal. Është një godinë ku t’i nuk fton dot një trupë të huaj, sepse nuk të ngjitet një trupë e huaj në atë skenë. Është një godinë ku të gjithë ata që kanë dhënë jetën atje kanë sakrifikuar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe është një godinë të cilës i ka ardhur fundi.”

Sipas kreut të qeverisë, godina e Teatrit Kombëtar “nuk ka asnjë lloj vlere nga pikëpamja e një trashëgimie kulturore, e cila të mund të justifikojë qëndrimin e saj atje si një varr i hapur. Ajo s’mund të jetë teatër, ajo s’mund të jetë muze, ajo s’mund të jetë destinacion, s’mund të jetë asgjë.”

 

V.L/ Dita

Share This Article
4 Comments
  • O mije kenetash e mizekali,Teatri Kombetare nuk eshte muze,por indentiteti qe ploteson sebashku me ate pjese te qendres se Tiranes historine e qendres se saje,dhe kjo e mbetur pas barbarize se eterve tuaj.Kurse ju mbeteni antikultura vazhdimesia e barbareve nga eterit tuaj.Pra,qener e bire qenerish qe keni frike nga deshmite e faktet historike.Prisni, me kembenguljen tuaj prej idjoti,ju vuloset fundin tuaj te turpshme,te shpejte e pa kthim.Nuke ka leke te piset e pushtet brenda djallit qe t’u shpetoje nga bange e akuzes.Jane mijra nena,e gra te veshura me te zeza,si dhe mijra femije te mbetur jetim,pa harruar nje pasuri kombetare e private te grabitur e te tjetersuar nga fuqia bastarde e Tiranes zyrtare qe kerkon Drejtesi dhe jo lojra fjalesh e lloqe kavajsish dhe barbari nga fuqia e pushteteve.Besoni,e binduni sa nuke eshte vone,qe Populli,SHBA,BE e ligji t’ju meshirojne.

  • PSE SHQYPTARET SI POPULL I LASHTE KANE ZGJEDHUR NE KRYE TE SHTETIT VETEM KRIMINELA HAJDUTE DHE DEBILA PA SHKOLLE QE NGA ENVER HOXHA E DERI ME SOT?

    Kujt i plas sot qe Edi Rama nuk u pergjegj per pyetjet qe i drejtoheshin sidomos per Teatrin Kombetar kur ai eshte shperfytyruar ne Kulceder Kriminale qe e ka transformuar Tiranen si Damasku i Sirise, pse jo si Kandahari i Afganistanit dhe kete katrahure urbanistike e ka kryer me qetesi te plote, ne kohe paqe pa patur asnje Lufte apo tragjedi njerezore, vetem nga lakmia per te bere leka me thase qe i ka depozituar ne bankat e huaja sic ja zbathi breket edhe OSBE-ja do kohe me pare. Kur Edi Rama me nje cinizem dhe arrogance te papare pyeti Fevziun dhe gazetaret:

    SI JU DUKET TIRANA SOT ME E BUKUR APO ME E SHEMTUAR SE ME PARE?

    Askush nga auditori nuk guxoi t’i thote ne fytyre ketij Terminatori Famekeq me baba vrastar komunist qe e ka bere kryeqytetin tone krejt te pabanuar:

    TIRANA SOT FAL LAKMISE TENDE ESHTE ME E SHEMTUAR DHE ME E KEQE PER BANORET SE KURRE ME PARE NE HISTORI.

    prandaj:

    Pyetja qe duhet te shtrohet tani para shoqerise sone civile eshte:

    A KA KUSH TA REZOJE KETE MONSTER HAJDUTE NGA FRONI I KRYEMINISTRIT QE E KA BLERE ME PARATE E DROGES?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *