Rama, replika me publicistin në ”Qendrën” e Kryeministrisë: Nuk kanë qenë asnjëherë më mirë se sot shqiptarët

redaktor

Kryeministri Edi Rama dhe shkrimtari nga Maqedonia Kim Mehmeti, kanë replikuar në promovimin e një libri në ambientet e Kryeministrisë, në Qendrën për Hapje e Dialog.

Replikat nisën pas shkrimtari Mehmeti u shpreh se “Maqedonia ka botuar dhjetëra libra të autorëve të saj. Qeveria shqiptare nuk ka botuar asgjë”.

Në këtë moment ka ndërhyrë Rama i cili tha se “nuk mund të përcaktojnë qeveritë se cilët janë shkrimtarët që duhen botuar e kush jo”.

Më poshtë, disa nga replikat e botuara sot nga e përditshmja GSH:

Edi Rama: Kjo nuk është punë e qeverisë. Nëse qahesh për të ardhmen, gjysma e së keqes. Nëse qahesh për shqiptarët sot, po të them se nuk kanë qenë asnjëherë më mirë se sot shqiptarët.

Kim Mehmeti: Nëse e krahason me kohën e Turqisë… Unë e di se për ju është kot çdo gjë që thonë të tjerët.

Edi Rama: Ah, e the edhe këtë.

Kim Mehmeti: Ne kemi 25 vite në një gjendje. Që të jesh politikan i mirë, duhet të bindësh popullin që të jetë i kënaqur me atë që ka. Unë nuk bëj krahasime me të keqen që kemi pasur, por me të mirën që mund të kemi.

Edi Rama: Bëj krahasime, por mos thuaj gjëra që nuk kanë kuptim. Duke qenë shkrimtar, që nuk ke gjëra të tjera në dorë, veçse të shkruash, e meqe e kë në dorë të shkruash, ke shansin të shohësh e të mendosh gjëra që një njeri si unë nuk ka mundësi t’i mendojë. Na thuaj çfarë duhet bërë ndryshe.

Kim Mehmeti: Ne duhet të kemi politikë kulturore mbarëshqiptare.

Edi Rama: Unë nuk kam ardhur si kryeministër këtu, mos më ndërprit se nuk më komplekson dot. Për herë të parë kemi një sistem arsimor të unifikuar me Kosovën, e kupton? E ke imagjinuar ndonjëherë? Kemi kalendar të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë. Çfarë do më shumë?

Edi Rama: Unë mirë që erdha këtu jo si kryeministër. Çfarë do nga unë..

Kim Mehmeti: Unë dorëzohem.

Edi Rama: Do dorëzohesh patjetër, nuk ke ku shkon.

Share This Article
23 Comments
  • Kete “Cfare do nga une” Rama e ka ne maje te gjuhes.
    Ua thote te gjitheve sa here i thone te bej detyrat.
    Me fjale te tjera Rama i thote vetes: Cme duhet mua se c pune bej une

  • Rama duke qene konfliktual i perhershem nuk rri dot pa u grindur. Prandaj i jane larguar te gjithe shoket e miqte e vjeter e i kane mbetur rrotul vece mjaftiste e servile.

    • Ketu ne vendin tone ndodh nje fenomen i çuditeshem!Edhe me injoranti jo vetem qe te keshillon por te tregon edhe rrugen qe duhet te ndjekesh.Ndaj edhe Edi Rama eshte konfliktual me kete shtrese qe tashme ka zaptuar jeten e ketij vendi.

      • haha o lini o mjaftist i thekur, rroft edver rama, dhe komentet i beni si servilat enverit dikur. Rama “”shpemidhjeri” kombit. Po lufton kunder “injoranteve” sepse vete e ka ndritur, ka qene teper i sukseshem,. Suksesi ivetem eshte qe ka qene me fat qe dikush vendosi ta bente “njeri”, duke e bere minister, kryetar bashkie dhe kryeminister. Dhe Rama per mua eshte kriminieli me i keq mbas saliut. ne keto 25 vite. Njeri i lig dhe egoist i shpifur, po shkatron Shqiperin sic shkatroi Tiranen qe e beri vend te pabanueshem. Po ju mjaftistat nuk kuptoni se e keni mendjen te kerceni vallen greke me njeri tjetrin.

      • Ne fakt Rama e ka treguar shpesh kete injorancen qe citon ti duke i mesuar u perpjekur tu mesoje profesionin shume profesionisteve te suksesshem ne fushen e tyre.
        Ishin te paharruara leksionet e basketbollistit Rama qe duke qene nje hic ne skuader i jepte mend atyre qe vertet ishin shtylla e saj.

    • …dhe ka suportin e atyre qe i dhane 1 milion vota ne dy zgjedhjet e fundit. Por per bashipozuket e Sales kjo nuk ka vlere…

  • Nga injorant I paafte ka marre edhe “vetine” tjeter…megaloman..Edhe nja dy vjet edhe ne “esfel te gomereve” do te te cojme…

  • Kendej i jwp fonde Edi hiles dhe promovon ne odinen e kryeministrise artistet qe i ka shok. Ju jep projekte nepermjet minstrise senkultures. Kendej thote qe nuk nderhyn shteti. Hipokriti. Jo vetem ky nderhyn por dhe Endri fuga me Prosound nderhyjne duke mare fondet nepermjet tendrave.

  • Po te jesh ti ne krye shqiptaret jan me mire se asnjeher tjeter, ne momentin qe nuk je ti ato me buton kaloj me feudalizem e ku di. Provo ti pysesh nje here vet ato dhe do shohesh nje realitet qe ti nuk do re pranosh, qe qoftelargu eshte bere per tu ……

  • Kim Mehmeti duhet te vleresoj drejte cdo qeveri! Rama me te drejte i permend disa arritje si rrezultat i bashkepunimit ndershqiptar. Shkrimtartiduhet ti vleresoj keto dhe per me shume duhet te kete guximin dhe intelektin te ngrihet mbi nivelet e paragjykimeve partiake apo lokaliste. Dukshem bie ne sy qe Rama po e ngre zerin lart per Kosoven si akush tjeter, madje ne te gjitha nivelet nderkombetare edhe ne mes te Beogradit. Me cudit se si shkrimtari nuk e ka vene re!
    Te gjitha askush nuk mund ti realizoje per nje mandat.
    Neseshkrimtari vete mund ti realixonte, le te na e paraqes programin e tij.
    Une pres ta beje kete, perderisa mori guximin te polemizoje me Kryeministrin dhe ku nuk tha asgje me sh se sa gjera te pergjithshme.
    Verejtjet – jane puna me e lehte qe mund te beje cdokush nga ne ne kete bote!
    Veprat – kerkojne mund e zgjuarsi!

    • Kimi e di se serbeve dhe maqedonasve, gjithe te tjeret u duken amerikane!
      Por mori vesh se Edi Rames, te gjithe perballe i duken opozitare!

      Kimi nuk eshte thjesht gazetari/publicisti dikur, tashme ai eshte edhe shkrimtari i provuar, i vetedijshem ne arritjen e tij, por edhe i matur ne fjalen publike.

      “Une dorezohem…”! i thote Rames, sic iu “dorezua dikur liderve te ndryshem shqipo te Shkupit e Tetoves, sa here qe vuri re se atyre u pelqente vetja, sa here qe i sherbenin mbetjes me cdo kushte te mender-vetes ne karrike!

      Shkrimtari nuk dorezohet, Kimi e di kete. Por respekton edhe zgjedhjen e Sovranit. Eshte ky Kim qe e pershendeti me te madhe ardhjen e Rames, pak kohe me pare, sic beri edhe me demokratiket e aliahmetistet e slopjes, por pastaj, ngaqe erdhi zhgenjimi, Kimi nuk heshti…

      Dhe ti Faro, a nuk duket se e shkel ca kur i kerkon Program Qeverrises shkrimtarit?! Edi Rama kete po e ben me te gjithe: “Me thuaj ti mua, cfare do beje ti ne vendin tim!”
      Krieministri po i ngjan Drejtoreshes se Tatimeve, me sakte akoma, Pjeshkes se saj Imituese: “Ku qendron problemi ketu?”!

  • Kimi duhet ta kerkoje ne Maqedoni kulturen mbareshqiptare.Ka mjaft deputete shqiptare qe mund e duhet te kontibuojne.Kur ti kete shqyer nga xhaketa e fustani nja 10 deputete shqiptare atje,e ata te mos i kryejne detyrat,atehere duhet te vije ketu e te deklarohet,te mare shtetsi shqiptare e te vazhdoje te godase Ali Ahmetin me shoke.Vjen ketu e ja fut kot.Kujtuam se do zevendesonte te ndjerin Arber,por nuk qenka e thene…

  • i duket vetja si Zeusi ne majen e Olimpit
    ka mbaruar ky njeri , kur te perfshin dhe mbizotron arroganca nuk ke me asnje vlere
    cfare zhgenjimi ….
    o Ram piktori ,njerzit dorezohen kur kane perballe injorancen ,arrogancen
    kur mbarojne argumentat dhe diskuton me shprehje
    “shqiptaret nuk kane qene ndonjeher me mire se sot ” “burg burg burg ”
    ” dale se nuk keni pare gje akoma ” …jane keto shprehjet qe te detyrojne te dorezohesh
    ti ke mbaruar ,perfundimisht ti je …nuk kam fjale me
    NEVERI !

  • Shkrimtari ka thene :
    ” kemi 25 vite ne te njejten gjendje”
    Atehere le te na tregoj se cilat jane ato qe duhen bere dhe qe Kryeministri nuk e di!
    Pra vete ka marre persiper .
    Shqpiperia ka nevoje per vepra!
    Verpra po behen, madje operacione te dhimbshme!
    Shkrimtari nuk i kupton?
    Apo nuk don ti shoh?

  • -Une dorzohem,ta ka thene me ironi or zotni! Shtetet rrotull nesh shpenzojne me teper per kulturen kombetare dhe jo per tallava kombetare.Kultura e kryeministrave te Shqi[perise jane tallavate me Ciljeta,me greta Koqi,me Mumajezi..Per keto shpenzohen miljona,se mblidhet shume turme si mizat ne mut.

  • Rama eshte aq i semure sa kur ta rrezoje populli me vote do shpalli: Ju nuk me merituat
    Shyqyr qe ju te Dites ia kapet shpejt semundjen
    Me duhet te konfesoj, e kapet me shpejt nga cfare kam paramenduar per ju

  • @FARO komentet tuaja nuk arrijne te mbulojne harbuterine e papare te çunit te Tirones;
    Nuk futet minarja ne thes zoti Faro!

  • Pse nuk perkufizoheni ne temen qe paraqitet. Eshte e vertete se shqiptaret kurre nuk kane pase ma teper bashkepunum dhe unitet, por kjo nuk do te thot se duhet ndalur ketu, pra Kim Mehmeti ka te drejte. Shqiptaret vazhdojne te mbeten ne disatvetage me popujte tjere fqinje.

  • nuk kam qene une ndonjehere me mire se sot, kaq thuj o kryminister dhe cdo gje eshte e kuptueshme
    por te flasesh per SHqiperine sot qe po shitet dhe shqyhet nga koncesionet, eshte marrezi qe ti arrin dhe e ben nje deklarate te tille
    e pakta duhet te heshtesh.,ashtu sic hesht kur mendon te japesh Detin, ashtu si hesht kur po hedh digat mbi Vjose,,,ne kundershtim me premtimet qe te cuan ne kolltukun e kryeministrit..
    Ashtu si hesht per Fullanin, Bankers, Kurum, Radiken e sa e sa te tjera
    nuk behet shteti duke valevitur nje flamur, njehere ne dron dhe tjetrin ne stadium.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *