Rama replikon me komentuesit për 66-vjeçaren që humbi jetën në Fier

Amelda Amelda

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me 66-vjeçaren Liliana Shema e cila humbi jetën nga i ftohti në shtëpinë e saj.

Rama ka reaguar pasi një qytetar i ka komentuar duke i përmendur rastin e 66-vjeçares dhe i ka kërkuar të shohë hallet e popullit dhe mos të merret me gjëra pa vlerë, duke iu referuar këtu Këshillimit Kombëtar.

Rama këshilloi komentuesin që të tregojë kujdes nga ku inforcmohet, duke e cilësuar kështu të pavërtetë lajmin se ajo vdiq nga i ftohti.

Komentuesi: Prsh .Z kryeminister nuk ka ardhur koha per gjera pa vler por shiko allet e popullit ….. si shembull po ju permend qe e lexova sot nje zonje nga fieri paska ndruar jete nga i ftoti arsyja eshte sepse ju ka kishit prere dritat ajo jetonte vetem…… keto shiko e jo gjera pa vlerë. .

Rama: “Kurse unë mendoj të shikosh me vëmendje kanalet ku informohesh, sepse ka infeksione të mëdha nëpër rrjedhat e tyre dhe bëhet njeriu të flasë me vete nga ato që lexon e dëgjon, ndërsa pyetësori është pikërisht për hallet e popullit”.

Kujtojmë se Liljana Shema humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Fier. Ditët e fundit të jetës i kaloi në një kasolle pa bukë dhe drita dhe shkak i vdekjes dyshohet se ka qenë i ftohti.

Shima kishte tre ditë që kishte ndërruar jetë kur u gjet e pajetë nga vëllai i saj Baçi Gjoleka.

a.m/dita

Share This Article
5 Comments
    • Pikerisht per kete eshte shteti. Per mbrojtjen e njerezve ne nevoje. Por shteti merret me propagande, me pagese per ata bythshiturit qe me profile fallco i bejne komplimente ketij kafshes ne facebook.

  • Nderprit Energjine Elektrike,atyre qe prodhojne kriptomonedha,,Atyre hajduteve qe kane 30 vjet qe vjedhin dhe nuk paguajne energjine,sepse kane bashkepunim me punonjesit e OSHE,qe kabllot e hyrjes se hajdutit e lidhin tek ndonje gjynafqar..
    I heqin dritat plakut te shkrete,se nuk paguan dot harxhimet e hajdutit.
    OSHE te gjeje mundesinme per pallatet,qe kabinat e shperndarjes brenda pallatit,,Automatet dhe sahatet te jene hermetike te mos fusi duart hajduti,se po merrni ne qafe njerezit e rregullt..

  • “Pyetsori eshte per hallet e Popullit ” !!!
    Pas me shume se 8 vjet ne pushtet , me nje qeverim autokrat me ves te dukshem te megallomanise te qenies se vet, si ne krye te Partise se “Rilindjes” po ashtu edhe ne krye te Qeverise, K/ministri ERama po i servir qytetareve te Shqiperise nje pyetsor, nepermjet te cilit kerkon te zbuse Hendekun e krijuar nepermjet te Tij me hallemedhenjte, te cilet pergjate te ketyre 8 viteve jane rritur dukshem dhe frikshem. Humbja e jetes se hallemadhes Liljana Shema eshte nje deshmi e rende dhe tragjike qe demaskon Qeverimin e llojit Rama se bashku me sistemin qe Ai e “dashuronte” pa mase, “dashuri” qe e shtyti ate te rrembente karriken e kreut te PS-se dhe nepermjet te saj te kreut te Qeverise. Por fakti qe Ai, e injoron kete ngjarje teper te rende, duke mosperfillur faktin qe asaj i kishin nderprere energjine elektrike, sidomos ne keto dite teper te ftohta , me te ftohtat e deritaishme te ketij Dimri, tregon mungesen e ndjenjes njerezore qe karakterizon vete Ate, por edhe te ushtareve te Tij qe jo vetem i zbatojne urdhrat por edhe jane te ngjashem ne shpirt , per fat te keq.
    Te gjithe do te shkojme me te shumtet, edhe ju qe i nderpret energjine elektrike te Liljana Shemas do te shkoni nje dite te “banoni” se bashku me te ndjeren, por kurresesi nuk duhet te shkojme ne ate bote sic shkoi Liljana Shema . Po ndodhin ngjarje vertet te renda dhe diskretituese jo vetem per Ju dhe ju, por edhe per Ne.

  • Shqiperia e para fundit ne evrope per Shendetesi,e para per korrupsion,51% e shqiptareve ne varferi ekstreme afer urise,Vendi nuk prodhon asgje,por Pasuria e politikaneve dhe Oligarkeve Po Rritet perdite…Me shume shikoj Police dhe Militante te Bashkive te PSse ne Rruge se te Rinjte nuk duken asgjekundi..Rama Po e mban vendin me mediat e kapura dhe me Propagande.qe nga 2013 borxhi per cdo Shqiptar eshte rritur me 51% me shume per fryme.10 miliarde me shume borxh qe nga 2013 .PPP per shendetesine ne duart e Privatit dhe Analiza qe nuk dihet se si behen,Tu besohet analizave falas te oligarkeve sot ne Shqiperi,ku buka e gojes ngjyroset,djathi behet me fekale eshte dicka optimiste…Vendi eshte ne nje Depresion te thelle ku 8 lajme jane per Big Brother kurvash,Ti falemi Enver Hoxhes qe beri disa Hidrocentrale se keta do na kthenin ne Kandil me pisha…Mos ju besoni rrenave te Kryministrit fodull te pa edukuar.Vendi eshte ketu ne cdo aspekt i pajetueshem…Populli mbahet me byreqe dhe kafe me bloze…per 4 vitet e ardhshem keto do jene me pak se nje milione banore.asnjeri nuk kontribon per pensionet,se nuk ja vlen te punosh150/200 mije leke ne muaj,ku nje buke ka vajtur 160leke….Shtepia e Gruas ne Fier,tregon Fytyren e Zhvillimit kapitalist ottoman te mbetjeve te PPSHse qe nga 91,Keni para politikan te varfer keto 30 vite,ketu akoma dhe Policet ecin me Range Rover….Vendi ka mbaruar,Po behet pak larje truri nga ambasadat e disa vendeve qe na perdorin per interesat e tyre,se gjoja ky vend ka mundesi.Mos ju besoni,nuk i plasi kujt se si jetojne Shqiptaret…Vendi qe mbahet nga Remitancat dhe nuk prodhon dot as nje pirun eshte i mbaruar.zhvillimi qe tregojne jane parate e tyre te vjedhura dhe te droges,Populli nuk ka buke te haje.ky eshte realiteti…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *