Rama replikon me Kreun e Dhomës Amerikane të Tregtisë

Elton Tafaruci

Kryeministri Edi Rama replikoi sërish kreun e Dhomës Amerikane të Tregtisë teksa u shpreh se “disa kryetarë dhe përfaqësues dhomash tregtish kanë qenë kundër luftës ndaj informalitetit, pra kundër formalizimit të ekonomisë”.

Ai gjithashtu tha se këta përfaqësues dhomash tregtish të huaja flasin për investitorë të huaj që largohen nga Shqipëria, duke iu referuar “Bankers Petroleoum” dhe koncesionarit të aeroportit.

 

“Nuk ka patur gjermanë në aeroportin e Rinasit. Se dëgjoj që flasin ikën gjermanët. Nuk pasur gjermanë. Ata kanë ikur me kohë. Po këta përfaqësues dhomash thonë se po ikën Bankers­i. Ai s’ka ikur thjesht po shitet. Por ne s’mund të lejojmë kompani me dy bilance, një për bankat dhe një për tatimet. Çdo kompani duhet të paguajë taksat”, tha Rama.

Ai më pas foli edhe për ato që kanë ndodhur dhe ato që do të ndodhin më tej.

“Ne e kemi filluar punën 32 muaj më parë dhe dua t’ju kujtoj që FMN nuk ishte këtu fare. Ishte përzënë pa ceremoni. Dua t’ju kujtoj që Banka Botërore kishte ndaluar çdo lloj vazhdimësie të programeve të veta për shkak të një reforme të kërkuar me këmbëngulje si kusht për të vazhduar programet që ishte reforma e pensioneve. Dua të kujtoj se ishim në kulmin e një konflikti me kompaninë e shpërndarjes së energjisë si rezultat i një shpronësimi të dhunshëm nga ana e qeverisë së mëparshme. Dua t’ju kujtoj që kishim një bllokim të plotë të kompanive për shkak se nuk paguheshin. Nga ana tjetër kishim një bllokim të plotë të kredive nga ana e bankave për shkak se marrëdhëniet me kompanitë me borxhe të papaguara e impononin këtë gjë” u shpreh Rama

Kreu i qeverisë tha se pagesat e borxhit prej 720 milionë dollarë bëri të mundur që të zhbllokonte punën e kompanive që kishin kryer investime publike, çka sipas tij, ka sjellë ngritjen e mundimshme të një situate ku rritja ekonomike ishte zero.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *