Rama: Riformatim doganave, pas 3 muajsh doganierët në provim

anazapta

Agjencia britanike “Crown Agents”,  e cila është kontraktuar  nga qeveria shqiptare për asistencë në dogana, nis sot punën në terren. Në një takim sot paradite në Doganën e Tiranës, kryeministri Rama tha se bashkëpunimi me Crown Agents do të transformojë sistemin doganor në mënyrë rrënjësore.

“Jemi në procesin e një transformimi rrënjësor dhe historik, drejtimi i ri i doganave, ashtu si drejtimi i ri bazohet tek filozofia e re se shteti është në shërbim të qytetarit dhe në shërbim të sipërmarrjes dhe se nuk janë presionet dhe gjobat që sipërmarrja i ka vuajtur në vijimësi, që do të rrisë të ardhurat dhe mirëqenien por një marrëdhënie transparente dhe e ndershme e bazuar në besimin reciprok tek ligji dhe Kushtetuta dhe të detyrimeve reciproke”, tha Rama.

Rama theksoi se sistemi i ri që do të ndërtohet synon që ‘tu heqë doganierëve damkën e kërkonjësit të tërbuar. “Nuk janë ata që janë duke punuar këtu që janë përgjegjësit e korrupsionit dhe për degjenerimin e doganave por është sistemi i ndërtuar  që e ka bërë të pamundur që të jetë ndryshe. Dhe është sistemi i ri që ne po ndërtojmë që do e bëjë të mundur që secili nga doganierët të jetë aty me dinjitet dhe t`i shërbejë me krenari vendit dhe familjes së tij duke hequr damkën e kërkonjësit të tërbuar”, tha Rama.

Ai shtoi se gjatë muajve të ardhshëm, sistemi doganor do t’i nënshtrohet një riformatimi të kapaciteteve njerëzore.

“Në prill, maj dhe qershor të gjithë doganierët, të gjithë strukturat e doganave do t`i nënshtrohen këtij procesi të rritjes së kapacitetit njerëzor. Të rritjes së kapacitetit të dijes dhe I të gjithë praktikave dhe njëkohësisht mbi gjithë strukturën e re të qasjes dhe të sjelljes që kërkon dogana shqiptare bazuar në filozofinë e re. Në fund do t`i nënshtrohen një provimi. Të njëjtën gjë do të bëjnë edhe punonjësit e tatimeve dhe punonjësit e agjencisë kombëtare të ushqimit.   Sepse nuk është vetëm vullneti i mirë, por edhe dija e mjaftueshme që na ndihmon të ndërtojmë marrëdhënie progresive me sipërmarrjen”, shtoi Rama.

 

Share This Article
9 Comments
  • Ore Edi sot erdha nga Italia per ne Durres akoma skanerin e kontrollit te valiceve te pasagjereve ishte si ne kohen e Saliut,oh se harrova kishit shtuar nje tavoline dhe nje rome qe lypte leke .
    Bej njehere ato qe ke premtuar mos shto te tjeje gjera.

  • Shume e drejt z.Kryeminister ashtu duhet te jete .Gjithcka duhet te jete profesionale ,
    madje jo ne nivelet e vendeve fqinj por qe ti pershtatetn atyre europiane .
    Pa profesionalizem nuk ka europe e civilizim ,ska institucione te verteta.
    Un do thoja qe kjo qeverri duhet te punoj edhe ne aspektin e lehtesimit te marredhenjeve me kalimtaret e traut te doganes ,duke menduar me kte thjeshtimin e procesit ,duke e bere me freksibel dhe te kendeshme per cdo kalimtare doganen.

  • MEDIOKRITETI I EDI RAMES

    Te pretendosh qe e ardhmja e vendit mund te bazohet tek mbarevajtja e doganave shqiptare, eshte mediokriteti i shekullit.
    “..financimi i shkollave, spitaleve, rritja e rrogave dhe pensioneve garantohet nga dogana e re e Shqiperise” !!
    Shqiperia, sipas teorise se Edi Rames, te ardhmen e saj duhet ta bazoje kryesisht nga import-eksportet (pjesen e luanit e perbejne importet) dhe jo ne nje zhvillim te brendeshem bujqesore blegtoral modern, nje industri te avancuar, nje turizem paresor.
    Jane shume domethenese gjithe konkurset e fituara per “vende vakante” ne drejtimin e shtetit nga juriste ne pergjithesi.
    Eshte thjeshte nje menefregizem torollakor nje zgjidhje e tille, duke snobuar me cinizmin e keqedashesit problemet e verteta me te cilat perballet shqiptari sot: mungesa e vendeve te punes.
    Arroganca e ketyre administratoreve publike me tendenca “juridike”, te katapultuar ne pozita kyçe te ekonomise, financave, mbrojtjes, sigurise; kultures, punes dhe ndihmes sociale vetem per ti punesuar, jo vetem po demtojne prestigjin shtet-prezantues ndaj partnereve europiane e me tej, por po çojne vendin drejt nje katastrofe te sigurt.

    Sllogani aq i trumbetuar i Edi Rames “..konsideroni Shqiperine si vend per tu konkuistuar..” eshte nje thirrje ne boten e shurdhe memeceve te pas betejave vaterlotiane mes te mbeturve te gjalle numer-pakte.

    Juristet ediramiste te shume promovuar nen shtet-drejtimin e tij, nuk mund e nuk jane ne gjendje ti japin nje shtytje zhvillimit te vendit, thithjes se investitoreve te huaj dhe nxitjes se atyre vendas per investimet vende-pune-krijuese.
    Shberja e strukturave familjare laverdamane te ambasadave shqiptare kudo ne bote, rifreskimi i tyre me njerez te afte per te dialoguar me imprenditore e sipermarres te huaj, duke shfrytezuar edhe momentin delikat ne te cilin ata ndodhen, duke ju afruar kushte e mundesi reale sipermarrjeje, eshte dhe mbetet rruga e vetme per rritjen e ekonomise shqiptare. Dhe kete nuk mund ta bejne “juristet” aq te dashamire-pranesuar te Edi Rames e ko.

    Natyrisht faktori kryesor eshte dhe mbetet ai vendas, prodhimi, perpunimi, shperndarja dhe eksportimi I prodhimeve “Made in Albania”.

    Edi Rama dhe Ilir Meta, mos e perdhosni besimin qe ju dhane shqiptaret, ata nuk ju kane asnje borxh, ne te kundert jeni ju te besuarit borxhlinj ndaj tyre.

  • O sh. Rama leri provimet se ka kush i teston po shikoni rendin,prokuroret, dhe gjykatat…apo kerkoni vetem mjegull te kaloni mandatin.

  • Pavarësisht kalibrit te lartë ironik,jam në të njëjtën mendje me znj. “Besiana Gushi”. Nuk mendoj se rilindja fillon nga doganat,por fillon nga bujqesia,blegtoria, peshkimi, turizmi,nga ato fusha ku zgjidhet punésimi i shqiptarëve. Doganat janë taksambledhese nuk jane punesim, nuk jané ajo qe quhet”rilindja ekonomike e vendit”. Madje mendoj se nje kryeminister nuk duhet te zbrese kaq poshte. Le te merret ministri qe i takon. Kryeministri meret me ideimin e strategjive te zhvillimit teresor te vendit jo me datat e provimit te doganierëve. Shqiptari pret te mos haje qepë,presh,mollë,rrush,domate,patate maqedonase e greke apo qumesht “parmalat” e ku di unë por pret te mbillen ketu se ketu do punën,ketu ka traditen e trashegimine e paraardhesve,këtu ka njemije e nje arsye që te prodhojë vete,ta shese naften dhe kromin e tij vetë etj.etj. Nuk jam ekonomist por me intuite e me ato njohuri qe kam kuptoj se ketu eshte ringjallja e rilindja e asaj qe ka vdekur. Kush ka vdekur? Ka vdekur puna e prodhimi i shqiptareve dhe kjo shpjegon ate pse jemi perqendruar te puna e taksidareve. Doganiereve ne rastin konkret. Taksidaret kurre nuk e kane shpetuar dhe as e kane rilindur ndonje vend !? Gjermanine e pasluftes e rilindi puna dhe prodhimi i gjermanëve!?? Puna dhe prodhimi vendas eshte rilindja. Te tjerat me duken perralla. Ketu do jemi. Por mbajeni mend? Unë jo ekonomisti do kem te drejte. Sigurisht pas Besianes!

  • Thjesht spastrim do zevendesojne keto qe jane tani pa mik me te rinje qe kane mik ne menyren me te lezhetshme politike.
    Jo se per gje por eshte mbushur dogana e Tiranes me vellezerit e deputetve dhe te afermit e tyre,por sa shkon per korrupsionin jemi si popull qe mundohemi te korruptojme offiqalet perhere,prandaj ju lutem mos u mundoni tna hidhni hi mbi sy

  • Mire po ben me gjithcka jemi dakort, Po me ata qe e katandisen vendin keshtu cfare do te besh?Pa shpene para ligjit ata qe vodhen e vrane me ne krye shpellarin sali nuk ke gje ne vije.As ne Europe nuk te fut njeri pa luftu korupsionin.

  • NUK FLAS DOT PER DOGANEN, POR PER TATIMET ME ATO QE KEMI PARE, IKEN CA MAZLLEMA DHE ERDHEN CA MAZLLEMA TE TJERE.

    NDRYSHIMI ESHTE SE RILINDASIT QE ERDHEN E PINE RAKINE ME TE FORTE SE MAZLLEMAT QE IKEN.
    PATJETER QE KORRUPSIONIT DO TI “DRIDHEN” LEQET E KEMBEVE NGA RILINDASIT E TATIMEVE.

    HA HA HA HA HA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *