Rama rikthehet në Kuvend: Nuk kam asnjë detyrim kushtetues që të qëndroj!

Ornela

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në Kuvend pas thirrjeve të demokratëve.

“Dëgjon e gjithë qeveria këtu, një debat i zgjatur në aq shumë orë nuk mund të jetë i nxitur nga të gjithë. Ka interes për ne që të analizojmë, nuk isha për shkak të ngarkesës së punës sepse nuk do të jem për disa ditë. Për këtë arsye janë shumë detyra. Megjithatë kur mora mesazhin nga kryetarja që ju kishit ngritur çështjen thash do të vij në 5. Do të plotësoj dëshirën time dhe tuajën. Në të njëjtën kohë ju bllokuat foltoren. Ajo çka thashë më parë me të keq. E gjykova të drejtë kërkesën që të jem i pranishëm. Nuk kam asnjë detyrim kushtetues dhe ligjor që të qëndroj këtu kur mendoni ju se duhet të qëndroj”, tha Rama.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Parlamenti z.Rama nuk eshte kafene qe hyn e del kur te duash.Jane dite te nxehta per ty e qeverine tende.Parlamenti eshte populli dhe mos u dridh per te dhene llogari.Mos e di vehten bajraktar?Vdiqen ato kohe.Je i detyruar si qeni te rish gatitu dhe te japesh llogari deri me nje,ndryshe jep doreheqeje.Shqiperia ben edhe pa ty edhe pa Berishen.Ju jeni tumore ne shoqerine shqiptare.Jep llogari !

  • Qeveria e kreu i saj ka detyrim Kushtetues te jap llogari te jete prezemt kur dhe si kerkon Parlamenti.

    Asnje justifikim

  • Programi qeverisë 3 kërkohet të votohet ,kryeministri zhduket !…?…,kjo nuk ëhtë as normale ,as serjoze.Po a Di ti se un jam socialist dhe kam vrejtje të rënda për qeverinë ,sepse një tufë hajdutësh ngritën krimin në sistem .Trokit në zyra të shtetit dhe askundë hallexhiu nuk merr zgjidhje,por poshtrim .Trokit në zyrat e hipotekës dhe kadastrës ,aty është lemeria ,zyrtarët e kadastrës meren veshë vetëm me shikime e shenja ,Lame ka ngritur korrupsionin në sistem ,nuk zgjidhë as asgjë vetëm po pate para ose ikona..Këta tip zyrtarësh të korruptuar e nepotik duhen ndëshkuar sepse këta ndëshkojnë popoullin e pa mbrojtur duke u shkelur të drejtën e pronës,ju do të armiqësoni popullin drejt luftës si në Avganistan.
    Programi juaj pas 8 vjetësh është jo i plotë ,si thonë “U ça mali poplli një MI !” ?……..Populli nuk do aroportet pasi nuk ka lek në xhepa ,lek për të fluturuar me avion ka klasa politike ,kriminelët dhe drogagjitë ,jo populli . ,Aroporte kuptohet nuk ndërtohen për popullin e thjeshtë,për popullin e thjeshtë dhe ekonominë ,qeveria duhet të ndërtoi hekurudhën nga veriu në jug,që qytetari të lëvizë drejt bregdetit Tiranë -Durrës ,Vlorë -Pogradec -Fier-Sarandë ,Hani Hotit -Mirditë me bileta shum të lira se avjoni apo makina.

    Treni është kryevepër ekonomike dhe popullin shqiptar ,kjo është zgjidhja e qeverisë punë me mendë,jo aroportet e luksit ,kur popullin jeton mes VARFËRISË.Largimi juaj nga parlamenti ,kur ti shpalosë programin e qeverisë R-3 është veprim i shëmtuar dhe i dënueshëm moralisht qesharak ,edhe në qoftë se ju pretendoni se nuk ka ligjë kushtetues që të të qëndroshë në parlament,ju duhej të ndigjosh vrejtjet e sugjerimet e deputetve.Ndryshimi i gjendjes aktuale ,ngritja ekonomike ,ngritja e pensioneve kur çmimet rriten çdo ditë ,zgjidhja e konflikteve të çertifikatave shtëpive ,pronës është dtyra e ardhëshme e qeverisë R-3 Qerrro e pastro zyrat e shtetit këta që janë në poste drejtuese të kadastrës dhe hipotekës ,tu filloi tu dridhet toka nënë këmbe.kur nuk zgjidhin hallet e popullit .Çdo pronar duhet të paiset me dokumentin e pronësisë shtëpisë jo të sorollate e të zhvatet zyrave shtetit. nga të korruptuarit dhe të pa aftit që keni vendosur JU.Integrimi europian fillon nga prona,jo nga nepotizmi i pështirë.Largimi juaj nga llogaridhanja kur miratohet programi qeverisë është e mbetet skandal ,sinjal i keq ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *