Rama: Rilindja Urbane ka ndryshuar Beratin

Dita

kryeministri Edi Rama deklaroi nga Berati se programi i qeverisë së tij “Rilindja Urbane” ka nisur të japë efektet e tij në këtë qytet dhe në rang qarkut.

“Programi i Rilindjes Urbane, i treguar me gisht si një program për të harxhuar paratë publike pa efiçencë, na ka dhënë në Berat rezultate konkrete tek ekonomia vendore, tek sipërmarrja vendore dhe tek rritja e numrit të turistëve”, ka deklaruar Rama.

Por ne, ka vijuar ai, “nuk jemi të kënaqur pasi synojmë rritjen e nivelit ekonomik tek familjet e këtij qarku”.

Kryeministri ka nënvizuar se, programi i Rilindjes Urbane do të vazhdojë. “Ai do të shtrihet në gjithë qarkun deri në Çorovodë dhe do të përfshijë për herë të parë fermën”, ka bërë me dije shefi i qeverisë.

Ai u ka premtuar të pranishëmve se, vitin e ardhshëm do të bëjë për kullimin e ujërave më shumë se ç’është bërë për Beratin në 5 vjet. “Ne kemi realizuar 47 projekte për zemrën e qytetit në 1 vit të vetëm”, ka thënë Rama.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *