Rama: Rininë do e heqim nga bixhozi

redaktor

“Nëpërmjet organizimit të aktiviteteve sportive në shkolla e universitete dhe ndërtimit të infrastrukturës së nevojshme për këtë qëllim do të mund të arrijmë të nxjerrim rininë nga rruga e keqe në të cilën ajo ka hyr sot.”

Kjo deklaratë vjen nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë ndarjes së çmimeve në kampionatin e minifutbollit për të rinjtë, që Partia Socialiste ka organizuar në Tiranë.

Rama tha gjithashtu se mbështetja e talenteve për tu bërë figura të mëdha të sportit, është një tjetër pikë e programit të Partisë Socialiste për të pasur kurdoherë kampionë.

Kampionati i minifutbollit për të rinjtë u fitua nga skuadra e Ali Demit ndërsa në vend të dytë e të tretë u renditën Instituti i Bujqësisë dhe Instituti i Sporteve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *