Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet për një vizitë disa ditore në SHBA, ka risjellë edhe njëherë në vëmendje, gjendjen e ekonomisë shqiptare. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar pjesë të raportit të fundit të Bankës Botërore që flet për një rritje ekonomike me 2.6% për gjithë vitin dhe trendin pozitiv të saj falë rritjes së fuqishme të investimeve.
Ja Shqipëria në raportin e Bankës Botërore mbi rajonin për vitin 2015:
Ekonomia e Shqipërisë vazhdoi të rimëkëmbej gjatë vitit 2015, e mbështetur edhe nga investimet e fuqishme private. Ajo u rrit me 3 për qind në tremujorin e tretë, duke ruajtur një trend pozitiv, ndërsa vlerësohet të ketë arritur në 2.6 për qind për të gjithë vitin. Rritja ekonomike erdhi si rezultat i rimëkëmbjes së investimeve private; formimi i kapitaleve bruto u rrit me 12.6 për qind (v.m.v) gjatë tremujorit të tretë. Importi i makinerive dhe pajisjeve u rrit me 13.6 për qind (v.m.v) në tremujorin e fundit, çka tregon nje rritje të fuqishme të investimeve. Konsumi familjar shënoi po ashtu një rritje me 1.9 për qind (v.m.v) në tremujorin e tretë. Rritja e kredive konsumatore, tregtisë, besimit konsumator, dhe faturat e TVSH-së, ndikuan në forcimin e trendit pozitiv të konsumit gjatë tremujorit të fundit. Rritja e eksporteve neto kontribuoi pozitivisht në rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Aman ore ku jane keto investime???? Na trego kush jane keto impiante qe po investojne se vec golfit 3 te Pilos, nuk kemi pare tjeter…
Banka boterore i merre te dhenat nga INSTAT qe ti e komandon se e emeron vete…